Kulturë
Hysen Ibrahimi: Krijimtaria letrare e autorit Prof. Isuf Bajraktari, shpreh më së miri karakterin shqiptar
E diele, 06.02.2022, 11:37 AM
Recension për veprat poetike ”Natë e trishtuar” dhe Poezitë e shpirtit”, të autorit Prof. Isuf Bajraktari.
Me
tiparet e saj dalluese krijimtaria letrare e autorit Prof. Isuf Bajraktari,
shpreh më së miri karakterin shqiptar
Nga
Hysen Ibrahimi
Ideja
kritike e mirëfillt e letërsisë nuk është kritikë që rrënon, por përkundrazi,
është kritikë që ndërton. Nuk varet vetëm nga pikëpamja filozofike, por që ka
zotësi të shtron strukturimin artistik, letrar e poetik të jetës së autorit për
veprimtarinë e tij krijuese. Dhe në këtë rast, kur njeriu shkruan për krijues
siç është Prof. Isuf Bajraktari,i diplomuar në Fakultetin e Filologjisë,
drejtimi Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, si veteran i arsimit, veprimtar i dalluar në
Suedi i cili prej ditëve të para në Suedi është angazhuar vullnetarisht dhe ka
punuar në arsim si mësues i gjuhës amtare shqipe me fëmijët shqiptarë në
shkollat e organizuara nëpër vendstrehimoret e refugjatëve, pa pagesë, anëtar i
shumë asociacioneve letrare, kulturore e kombëtare dhe tani nënkryetar i
Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”,
Suedi, pa dyshim të bënë që ti kushtohesh me një kujdes të veçantë, sepse e
meriton shumë.
Ndaj
me shumë kënasqësi, sot referoi për veprat e tij letrare dhe mund të them
lirisht se veprat me poezi të titulluara “Natë e trishtuar”, (2020) dhe ”Poezi
të shpirtit” (2021) të autorit Prof. Isuf Bajraktari, kanë tërhequr vëmendjen e
lexuesit. Megjithatë, përveç vperimtarisë së tij atdhetare, ai nuk ka qenë i
njohur në tërësi se ai poesedon një bagazh të madh në fushën e krijimtarisë
letrare, poetike dhe as që ka pasur ndonjë botim në këtë fushë deri para dy viteve.
Mirëpo në dy vitet e fundit, si duke Prof. Isuf Bajraktari, ka shpërthyer dhe
ka nxjerrë dy vëllime me vlera të veçanta letrare e poetike të cilat
ndriçojnëaktualisht aq sa është e mundshme për jetën dhe veprën e tij, sepse
siç shofim, ai nuk ka të ndalur së krijuari.
Duke
qenë recensent në librin e parë dhe redaktor në librin e dytë të tij, kam
arritur të zbuloj, se autori është i vaçantë se si shtron të gjitha idetë
kryesore, që e kanë brengosur gjatë gjithë jetës së tij, me një vështrim
tërësor poetik e historiko-letrar. Veçse, të krijuara si poezi, i janë
nënshtruar kritikës së rrept të redaktorëve,
recensentëve dhe të lektorëve të dy veprave të tij, siç janë, Nezir
Prokshi,
Hysen
Ibrahimi, Agim Desku, Leonora Laçi, Prof. Fidan Baliu e Prof. Muhamet Ibrahimi,
kritikë kjo që ngritë lartë krijimtarinë poetike të Prof. Isuf Bajraktarit,
duke
i analizuar në hollësi, duke i parë e duke i vendosur si poezi me peshë letrare
në përfshirje të proceseve historike të kohës.
Me
tiparet e saj dalluese krijimtaria letrare e autorit Bajraktari, shpreh më së
miri karakterin shqiptar, sidomos për të dëshmuar para botës evropiane se
krijimtaria shqiptare është në vijë me botën Perendimore, në të gjitha sferat,
e po ashtu edhe në kulturë, letërsi dhe krijimtari poetike. Kështu poeti Prof.
Isuf Bajraktari përveç se na del si një krijues i mirëfillt në fushën poetike,
duhet ditur lexuesi se ai është merrë me shkrime shumë herët dhe mund t’a
gjejmë nëpër shumë vepra të autorëve tanë në perëndim, si studiues, opinionist
dhe poet. Është fitues i shumë çmimeve e mierënjohjeve gjatë pjesëmarrjes në
takime letrare poetike, përurimin e veprave dhe në shumë sesione shkencore.
Ndaj, duke u nisur nga parimi se ideja e qëlluar për botimin e çfarëdo vepre,
nevojitet virtyti njerëzor, intelektual, ideor dhe i vendosur, gjë që të
gjithas këto me shumë sukses i poesedon poeti ynë i dashur Bajraktari.
Krejt
në fund, mund të themi se autori, në krijimtarinë e tij, ka arritur shkallën
artistike të poezive të shkruara me ndikim nga rilindasit tanë, dhe nga
horizonti aktual i kohës me ide edhe për të ardhmën, që shkrihet plotësisht në
idealin kombëtar SHQIPTAR.
Ju
lumtë Prof. Isuf Bajraktari.
Ängelholm, Nëntor 2021