E shtune, 27.04.2024, 08:04 AM (GMT+1)

Kulturë

Astrit Lulushi: Copëza nga historia

E shtune, 05.02.2022, 08:11 PM


Copëza nga historia

Nga Astrit Lulushi

Shumë gjëra pak ndryshojnë sado kohë të ketë kaluar. Fjalët e urta bëhen zakone, nuk shqiten, si për shembull “armiku i armikut tim është miku im”. Kur një person i ikën përndjekjes, ai shkon në një vend me marrëdhënie të këqija ose aspak diplomatike me atdheun e tij. Edhe në lashtësi njerëzit bënin të njëjtën gjë.

Aleksandri i Madh iku në Iliri kur tensionet ishin rritur në Maqedoni për fronin; Iliria ishte armik tradicional i Maqedonisë dhe Aleksandri, pasi pati një incident me të atin për të qenë trashëgimtar ligjor ose jo, ikja në Iliri ishte zgjedhje logjike.

Ja çfarë ndodhi, sipas Plutarkut në biografinë e Aleksandrit:

Në dasmën e Kleopatrës, me të cilën Filipi ra në dashuri dhe u martua, xhaxhai i saj Atalus uroi që maqedonasit t'i luteshin perëndive t'u jepnin një pasardhës të ligjshëm të mbretërisë. Këto fjalë e zemëruan aq shumë Aleksandrin, sa që përplasi gotën dhe tha: "Pse ç’jam unë, bastard?"

Filipi, duke marrë anën e Atalusit, u ngrit dhe do ta kishte qëlluar djalin e tij, por nga vera që kishte pirë, i rrëshqiti këmba, dhe u rrëzua. Me këtë rast Aleksandri e ofendoi: "Shikoni njeriun që bën përgatitje për t’u hedhur nga Evropa në Azi, nuk kalon dot as nga një kënd i odës në tjetrin."

Pas kësaj, ai dhe nëna e tij Olimpia ikin dhe pasi e vendosi atë te vëllai i saj në Epir, Aleksandri vetë u tërhoq në Iliri. Një ditë, Demarati Korinti, një mik i vjetër i familjes, erdhi për vizituar Filipin dhe pasi mbaruan komplimentet dhe përqafimet e para, Filipi e pyeti nëse grekët ishin në miqësi me njëri-tjetrin. Demarati i tha: "Lëri grekët dhe shiko më mirë shtëpinë tënde". Filipi u bind nga ky qortim, dhe me ndërmjetësimin e Demaratit e ftoi Aleksandrin që të kthehej. Kjo ndodhi në vitin 336 pes, kur Aleksandri ishte 20 vjeç.

Më 356 p.e.s., Filipi mori këto tre mesazhe njëherësh; se Parmenio kishte mundur ilirët në një betejë të madhe, se kali i tij i garës kishte fituar në Lojërat Olimpike dhe se gruaja e tij kishte lindur Aleksandrin.

Pra, ilirët ishin thyer, kishin humbur territore dhe nuk përbënin ndonjë kërcënim dhe nuk ishte e çuditshme që Aleksandri të shkonte atje. Princi maqedonas mund të përdorte disa trupa ilire nëse donte të bënte një përpjekje të detyruar për fronin. Kjo nuk ishte e paimagjinueshme. Në fakt kishte ndodhur më parë. Në vitin 424 p.e.s., Perdicas i Maqedonisë kërkoi ndihmën e spartanëve kundër Arrhabeausit të Lyncestis, i cili me ndihmën e ilirëve, donte të rrëzonte dinastinë Argead për kontroll mbi Maqedoninë. Por frika e frymëzuar nga karakteri luftarak i ilirëve bëri që përçapja të dështonte dhe Arrhabeaus mbeti i pakontestuar në Lyncestis, megjithëse nuk arriti të marshonte kundër Pellës dhe të rrëzonte Argeadët.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora