Kulturë
Kasam Shaqirvela: Cikël me poezi - Asht që mbin
E shtune, 05.02.2022, 06:28 PM
Cikël
me poezi marrë prej librit: “Asht që
mbin”, të autorit
Kasam ShAQIRVELA
AShT QË MBIN
Shum’
pseudo-patriotë e lajkatarë
sot,
bërlyken nëpër portrete
gazetash
e mediash elektronike.
Ato
kanë gjak të ngjizur, që
mbledh
miza dhe krimba, i ushqen
për
dasmën e madhe që vjen.
Tjetër
është ai që ka gjakun në vlim.
Gjaku
i tij filtrohet e vetëpastrohet,
nuk
ngjizet dot por kullohet.
I
ushqen damarët deri në rrënjët
e
Lisit të Madh dhe të Vjetër,
të
vjetër, të moçëm, bile
të
Lashtë e Stërlashtë.
Kjo
është tokë e djegur përbrenda,
Por,
përsëri në thellësinë e vet
mban
mundimshëm një asht.
Dhe,
asesi ta tretë këtë asht ,
ai
Asht përsëri do të mbijë
edhe
gjenin do ta ripërtërijë.
Tamam
si një dritë në errësirë,
është
një shpresë në të gdhirë
dhe
që buron nga shpirti i lirë.
Jeton
e gjallëron kjo shpresë
brez
pas brezi në kujtesë
dhe
kurrën e kurrës s’do vdesë.
A T Y
(tek një tru e zemër për
ndjenjë)
Aty,
dhe vetëm aty
mbase
ka diçka !
Aty
është gjithçka.
Aty
është esenca
Aty
pra, flen dhe shkenca
Aty
qëndron fizika e kimia
Aty
është e fshehur edhe dija
thënë
e gjitha kjo, filozofia.
Aty
i ndërrojnë rolet mes veti
jeta
dhe vdekja, ritmikisht
dhe
pa vonuar, njëra pas tjetrës.
Aty
zbohet dhe pleqëria nga rinia
gjithmonë
në cikël anasjelltas.
DALlGË E DALlDISUR
Akoma
s’i ke shkelur as brigjet e tua,
të
brishta mi ke puthjet vjeshtore,
n’kaltërim
Detit të qetë valëzon,
atë
brengë që ke në vete,
pse
s’po ma thua?
Unë
të afrohem me cicërimë zogu
në
agim. Por Ti ik e s’më ndesh
e
më bëhesh vesh në shesh,
porsi
dallga dallgën kur ndjek.
Shkumë
Deti apo fluskë sapuni
në
mbarm?- njësoj tretesh mes
brezave
të yberit tim vjeshtor.
Ti
Dallgë shkumëbardhë që digjesh
nga
malli për ta lagur bregun tënd,
por
se ngiën dot së laguri, e s‘vdes.
Ti
Dallgë e dalldisur Oqeanit
të
lotëve sykaltër në vegim.
Mëkatin
tënd ta lanë veç loti!
Ti
je Dallgë e shastisur në trazim,
që
rrah bregun tënd të lashtë që moti
Kot
së koti rebelohesh, trazohesh
përplasesh,
derdhesh e mblidhesh
dhe
prapëseprapë s’të pushon loti
e
nuk ngihesh as me puthjet bregore.
Qetësohesh
vetëm me afsh zemre
Atëherë
kur bëhesh Eurinom,
në
kërkim t’Ofionit, por që
s’ngopesh,
e s’të ndalin Ty as
përsëritjet
e hirshme harmonike.
Ti
mbetesh vazhdimësi, gjithnjë
në
kalim, kohësh historike!
KALORËSI I KALTËR
Shtatë
palë male
Dhe
shtatë palë kodra
Kalëron
kalorësi blu.
Ngjeshur
shpatën në brez
Parzmoren
mbi gjoks të rëndë
Në
kokë përkrenaren ka vënë.
Betejë
e përgjakshme, lemeri
Hata
e vërtetë mbi tokë, krenari
Turfullima
kuajsh të bardhë, athët
Përzier
me klithma luftëtarësh, ......
.........Thirrje
për liri.............
Me
frerë të këputur, mbetur në dorë
Prerje
shpresash në pikë të drekës
I
druhet fjalës së turpit e jo dekës
Kalorësi
i kaltër, ylli n’kurorë.
IKJA NGA VETVETJA
(K o n v e r t i m i)
Kalojnë
vitet e motet shkojnë
Hendeku
sa vjen e thellohet
Rriten
ndasitë me brezat
Në
një trung dy degë shartojnë
Të
një rrënje që të dyja janë
Madje
i njëjti trung i mban
Më
lartë degët të dallueshme janë
Dhe
fruta të ndryshme kan’
Nuk
i iket jo këj realiteti
Historia
vetë le ta shkruaj’
Sepse
ishim të një amaneti
E
tani sillemi si dy të huaj.
NË TIMEN I L I R I
Dua
të jem i tëri aty
Me
trup e shpirt gjithnjë aty
Ku
më rahin damarët e gjakut
Aty
ku dhe zemra e ime s’plaket
Aty
ku bilbili këndon përherë
Dimrin
më të ashpër ma bën pranverë
Aty
ku bukës i thuan bukë e ujit uj’
Aty
ku s’durohet të shkelë këmbë e huj
Aty
ku dhe fjala në gjuhën amtare
Shëron
plagë më të vjetra se male
Aty
ku kam rrënjët thellë në dhe
Ku
të parët m’kanë vdekur, a unë kam le
S’kërkoj
vend tjetër, por, veçse aty
Lermëni
të qetë, i lirë dua të jetojë
Veç
ajrin e saj, mushkërive, tua dhurojë
Dhe
kur t’vijë koha, këtë dhe ta përqafojë
Në
puthje përjetësie të kthehem përsëri
Aty
n’të moçmen, timen ILl -Y-RI ?!
STINË DAShURIE
Dashuria
është….
një
copëz jete, e
jeta
ka mote, e
motet
kanë vite, e
vitet
madje kanë stina
kurse
stinët e kanë
dashurinë
e vet
që
lindet e tretet
në
ngjyrat ylberore:
të
gjelbër, të verdhë
të
kuqërremtë
të
bardhë, të kuqe …
violete,...
apo blu….!
si
për ty e si për mu’
madje
kuptohet
edhe
dashuria
ka
stinët e veta:
Pranverë
dashurimi
Verë
dashnorësh
Dashni
Vjeshte, dhe
Dimër
dashurie…!
të
bardhë, e t'imët
si
thinja pleqërie
u
gëzohet vetëm ai
që
arrinë t’i bashkojë dy.
TURFULlIMË
Kali,
ec e ec, ec me trokëllimë
Troku
i ndihet thellë nën dhe
I
trazon varret me hingëllimë
Thirrje
brezash këtu ndër ne
S’durohet
më kjo turfullimë
Troku
i kalit po dëgjohet
Kërkon
kali të shalohet
Që
nga lufta e tij në Trojë
Kali
s’pranë të hingëllojë
Qielli
i kaltër le të ushtojë
Se
s’ushton nga bubullimë
Por
nga e Atit turfullimë
Prijësi
thirret e s’dëgjohet?
Ati
nxirret e s’shalohet?
Prandaj
Ati turfullon
Kërkon
prijësi ta shalojë
Drjt
betejës që ta çojë
Përfundimisht
luftën ta fitojë
Katrahura
të përfundojë
Kalit
t’i pushojë Turfullima
Edhe
qielli më mos t’ushtojë
Mos
të pëlcasë nga bubullima
Hidhërim
i Perëdnisë sot e përmot
N’varre
Stërgjyshërit mos t’i trazojë
Ata
që, për atdhe, derdhën gjak e jo lot!
LISAT PËRKUNDEN N’DJEPIN
E KOHËS
Lisat
përkunden n’djepin e kohës!
Ashtu
siç përshkunden mendimet e rënda
A
thua Nënat Çame mbërthyer para drojës?
Zemrat
u janë mbushur nga dhembja e kënga
Djepat
i bartin të gjyshëruara gjyshet
Ninullat
i këndojnë me lotë lirie
Shpresa
çanë malin atëherë kur grishet
Sonte
n’Tetovë ka aromë Çamërie