Kulturë
Gjon Keka: Populli arbëror e ka tregu veten dy herë - në Mbrojtjen e Europës dhe të Hebrenjve
E diele, 06.02.2022, 01:25 PM
Populli arbëror e ka tregu veten dy herë: në Mbrojtjen e Europës dhe të Hebrenjve
Me
rastin e Ditës Ndërkombëtare të Holokaustit
Nga
Gjon Keka
Popullit
arbëror dy herë i ka rënë ta tregoj veten përgjatë historisë:
e
para në krye me Gjergj Kastriotin arriti ta mbroj nderin dhe civilizimin e
përbashkët të kombeve të Europës dhe,
e
dyta Mbrojtja e hebrenjve të pafajshëm nga regjimi i egër nazist.
Kjo
e dyta është bërë në saje të Besës dhe Mikëpritjes që tradicionalisht e kishte
populli ynë.
Këto
vlera që janë të rralla ndër kombe e që kombi ynë fatmirësisht i ka pas në
traditën e tij fisnike ,e kanë bërë të njohur për të mirë ,dhe është marrë
shembull për të mirë sidomos në rastin e mbrojtjes së herbrenjve.
Pokështu
kjo strehë për hebrenjët më pas i ndihmojë popullit tonë sidomos të Kosovës që
gjatë luftës së fundit,populli ynë ta gjejë mbështetjen e hebrenjve në Amerikë,
dhe e hebrenjve në Izrael, që strehuan familje refugjatësh. Nuk duhet harruar
edhe ndikimin e madhë që pati lobi hebre-amerikan në çlirmin dhe pavarësinë e
Kosovës.
Në
kuadër të kësaj duhet nënvizuar edhe këtë sikur që dihet edhe albanologu hebre
Norbert Jokl që nga koha e përndjekjes së herbrenjve nga nazistët në Austri,
shikonte udhët se si të vendosej në Shqipëri aty ku hebrenjtë e gjetën
strehën,mbështetjen dhe mbrojtjen e nevojshme.
Albanologu
Jokli ,jo rastësisht donte të vendosej në Shqipëri,sepse ai e njihte thellë
traditën ,historinë,Besën dhe Mikëpritjen shqiptare.
Kjo
ditë duhet t'i shërbej njerëzimit si një kujtesë e ndërgjegjësimit për të
ardhmen që një tragjedi e tillë kurrë mos të përsëritet më.