E hene, 29.04.2024, 07:26 AM (GMT+1)

Kulturë

Atdhe Geci: Pirro i Epirit

E diele, 06.02.2022, 01:35 PM


Atdhe Geci:

PIRRO I EPIRIT - nga libri, "Kanuni poetik" i riu

Çamëri, zemra dhe shpirti i kombit

shqiptare në tokë, në det e në qiell

rrëfe vullkanin që po i bie mureve

jepja një përgjigjje vendit tënd, se

tokë e Çamërisë më s´mban çizme!

Tri kohët e jetës tek t´i bëjnë luftë

burgu yt një vuajtje e tërë atdheut

burgu yt vullkan që zien nëpër qeli,

pyes, ç´po bën atdheu ynë për ty

pse ky harrim kaq i pa dinjitet! Liri,

në Çamëri, Ipja është e përjetëshme

ajo jeton gjithkund trojeve të Epirit.

Çamëria merrë frymë me Tiranën,

me Prishtinën, Iliridën e Preshevën

me Ulqinin dhe Mollën e Gjakut!...

Zgjohu Shqipëri, dil nga heshtja ku

ke rënë, njihe Çamërinë, njih veten

tënde, hape librin e atdheut, hartën

e tij, vëje në libër Çamërinë tënde,

mos i harro vendet t´ua mijëvjeçare,

as Trojën e djalërisë të kombit tonë.

Çamëria nuk falet, at´do e marrim

Në Çamëri u shkrua germa ( A ) e

Zotit, bisedonin Thoti me Zeusin,

në shqipen e pellazgëve flitej nëpër

Olimp dhe, shqip flisnin perënditë.

Pirro Ipe, Çamëria ka nevojë për ty

Ka nevojë për Gjergj Kastriotin, se

zemërimi i Çamërisë do shpërthen,

jo në Kretë dhe Lemn, po n´Athinë!...

Atdhe Geci - Dortmund, 2022

K   O   R   A   L   I

Në Roganë është një gur i lashtë

i lashtë sa stërgjyshërit  pellazgë

i lashtë  sa gjaku i gjuhës shqipe

dhe i një moshe me Thotin ilirik

Ai gur më ka rrëfyer plotë gjëra

për këngët e barit  dhe  të luleve

për këngët e  agimeve    djepa

dhe për këngët e Trojës dardane.

Ai gur i shenjtë  i  Roganës ilire

është  një  monument  i  natyrës

i mbrojtur  nga rrjedhat qiellore.

Sytë më japin  pamje    vërtetë

ai gur i vënë në  këmbë    veta

është nga neoliti i hershëm  dhe,

është i vjetër sa perënditë antike

dhe pjesëz e një vullkani vendas

Trim, mos e ndalë lërimin arave

se je zot i plorit për    mbjellat

Koral, ti e di se Guri fillimisht e

rrëfen jetën e vet, e krej mëpataj

jetën e  pemëve  dhe    zogjve,

jetën e natyrshme të stinëve dhe

jetën e pasur të kopshteve këtej!...

Atdhe Geci - Dortmund, 2022

DJE NUK ËSHTË SOT

E dashur, në kulturën time dhe virtytin

tënd, fjala jepet me bukë  e  me kripë

tek unë ka marrë flakë diçka e bukur

dje nuk është sot, por, as nesër s´është

e sotmja është jeta që po jetojmë dhe,

e nesërmja s´do të jetë e kaluar por një

e ardhme me ekuacione të panjohura

Zemër, unë tek ti e kam tërë dashurinë

nëpër secilën poezi i shpërfaqi idetë

nga ai prush merrë flakë fjala ëndrruar

e gjelbra në natyrë është memece, nuk

di të flet, por, një zjarr i shkrirë akulli

në kraharor më bën ta shijoj atë që dua,

dhimbjet dashurore janë t´pandalshme

me çaste i kërkoj një pushim shpirtit

Atdhe, më lë të zhvishem, kjo jam unë

e tërë jeta ime ishte dje, sot dhe nesër!

Roganë, ruaj lotët tu të mos shterrojnë

tani më s´është dje, por, është sot! Roa,

gjithësecila ditë duhet të kaloj udhën,

nëpër një natë terri, jo aq të kalueshme

e dua gjithësinë time të fituar me poezi

në Roganë ka tokë të argjilit për plorin

dhe stinë për lulet, verën dhe vjeshtën

Fëmijë të Roganës, fëmijë të dashurisë

prindërit t´uaj dhanë shumë për ju, aq

sa vetes i  mbetëm  borxh  kënaqësinë!...

Atdhe Geci - Dortmund, Gjermani, 2022

PËRTHJESHTIM

Poezia për mua është art i qenies,

identitet dhe  shtet. Ndjej nevojë

poetike të këndoj, marr nga bibla

e muzës motive nga i tërë atdheu.

Këtë çast me poezi un´ia kushtoj

Lëvizjes për Çlirimin e Çamërisë

ia kushtoj detit që jep valë, diellit

që jep rreze e dritë, e tokës që jep

ajër, ujë, gjelbërime dhe drithërat,

ia kushtoj  hënës që  i  bie kitares,

ia kushtoj dashnoreve në një natë

Këtë çast poetik  nuk  e  gjeta unë

e nderuara poezi erdhi me muzën,

nuk di  nga cila lartësi apo largësi

por më gjeti dhe më  tha , shkruaj;

jetës i mungojnë  ca  të dashuruar

foli loti, foli dhimbja e  trishtimi;

  dashuritë  tona    përditshme

dhe    dashuritë tona njënatëshe

mungojnë  dashnorët e natyrshëm

deshët e mirëfilltë të përqafimeve!...

Atdhe Geci - Dortmund, 2022


THELËS NGA FSHATI FQINJ

Në Roganë,shpirti im ëndërron më tepër se

në çdo vend tjetër, ëndërron me lulet nëpër

livadhe, me hijet e pemëve dhe të zabeleve,

me „Lulet Arka“ dhe, me “Kodrën e Brijës"

dhe, me mallin e të dashurës sime, Thelës.

Thela, Ky ëndërrim i imi është një kujtesë

një ndërmendje e ardhë nga ato të prushit

një kremtim me fletë të mollës e të kitarës

shpirt, në çdo stinë të vitit je qershi e kumbull!

Roganë, nëpër çdo shtëpi je gjuha shqipe,

je shkronjë motër e gjithsecilës germë, je

dashuri dhe forcë, je mbamendje kohërash

gravitet, përqafim dhe përmallim i pafund.

Zemër, unë i rashë kryq e tërthor Evropës

njoha vende, popuj dhe shumë kultura, por

dashuria që ti më dha është udha që ndjek

Roganë, krijo bombën e dashurisë, armën

kundër të gjitha urrejtjeve! Ndjek udhën e

zemrës dhe të shpirtit, çliroje vetveten nga

mbetjet e së kaluarës e nga mbetjet tribale.

Thela, je indi i së bukurës në qenien time,

je dardane, ilire, pellazge, je e dashura ime

Roganë, dashuria është e para dhe jo fjala,

I thoja Thelës, mikes sime nga fshati fqinj

Shpirt, vetëm me ty libri më bie nga duart!...

Atdhe Geci - Dortmund, Gjermani, 2022



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora