| E diele, 06.02.2022, 01:35 PM |
Atdhe Geci:
PIRRO I EPIRIT - nga
libri, "Kanuni poetik" i riu
Çamëri,
zemra dhe shpirti i kombit
shqiptare
në tokë, në det e në qiell
rrëfe
vullkanin që po i bie mureve
jepja
një përgjigjje vendit tënd, se
tokë
e Çamërisë më s´mban çizme!
Tri
kohët e jetës tek t´i bëjnë luftë
burgu
yt një vuajtje e tërë atdheut
burgu
yt vullkan që zien nëpër qeli,
pyes,
ç´po bën atdheu ynë për ty
pse
ky harrim kaq i pa dinjitet! Liri,
në
Çamëri, Ipja është e përjetëshme
ajo
jeton gjithkund trojeve të Epirit.
Çamëria
merrë frymë me Tiranën,
me
Prishtinën, Iliridën e Preshevën
me
Ulqinin dhe Mollën e Gjakut!...
Zgjohu
Shqipëri, dil nga heshtja ku
ke
rënë, njihe Çamërinë, njih veten
tënde,
hape librin e atdheut, hartën
e
tij, vëje në libër Çamërinë tënde,
mos
i harro vendet t´ua mijëvjeçare,
as
Trojën e djalërisë të kombit tonë.
Çamëria
nuk falet, at´do e marrim
Në
Çamëri u shkrua germa ( A ) e
Zotit,
bisedonin Thoti me Zeusin,
në
shqipen e pellazgëve flitej nëpër
Olimp
dhe, shqip flisnin perënditë.
Pirro
Ipe, Çamëria ka nevojë për ty
Ka
nevojë për Gjergj Kastriotin, se
zemërimi
i Çamërisë do shpërthen,
jo
në Kretë dhe Lemn, po n´Athinë!...
Atdhe Geci - Dortmund,
2022
K O
R A L I
Në
Roganë është një gur i lashtë
i
lashtë sa stërgjyshërit pellazgë
i
lashtë sa gjaku i gjuhës shqipe
dhe
i një moshe me Thotin ilirik
Ai
gur më ka rrëfyer plotë gjëra
për
këngët e barit dhe të luleve
për
këngët e agimeve në
djepa
dhe
për këngët e Trojës dardane.
Ai
gur i shenjtë i Roganës ilire
është një
monument i natyrës
i
mbrojtur nga rrjedhat qiellore.
Sytë
më japin pamje të
vërtetë
ai
gur i vënë në këmbë të
veta
është
nga neoliti i hershëm dhe,
është
i vjetër sa perënditë antike
dhe
pjesëz e një vullkani vendas
Trim,
mos e ndalë lërimin arave
se
je zot i plorit për të mbjellat
Koral,
ti e di se Guri fillimisht e
rrëfen
jetën e vet, e krej mëpataj
jetën
e pemëve
dhe të zogjve,
jetën
e natyrshme të stinëve dhe
jetën
e pasur të kopshteve këtej!...
Atdhe Geci - Dortmund,
2022
DJE NUK ËSHTË SOT
E
dashur, në kulturën time dhe virtytin
tënd,
fjala jepet me bukë e me kripë
tek
unë ka marrë flakë diçka e bukur
dje
nuk është sot, por, as nesër s´është
e
sotmja është jeta që po jetojmë dhe,
e
nesërmja s´do të jetë e kaluar por një
e
ardhme me ekuacione të panjohura
Zemër,
unë tek ti e kam tërë dashurinë
nëpër
secilën poezi i shpërfaqi idetë
nga
ai prush merrë flakë fjala ëndrruar
e
gjelbra në natyrë është memece, nuk
di
të flet, por, një zjarr i shkrirë akulli
në
kraharor më bën ta shijoj atë që dua,
dhimbjet
dashurore janë t´pandalshme
me
çaste i kërkoj një pushim shpirtit
Atdhe,
më lë të zhvishem, kjo jam unë
e
tërë jeta ime ishte dje, sot dhe nesër!
Roganë,
ruaj lotët tu të mos shterrojnë
tani
më s´është dje, por, është sot! Roa,
gjithësecila
ditë duhet të kaloj udhën,
nëpër
një natë terri, jo aq të kalueshme
e
dua gjithësinë time të fituar me poezi
në
Roganë ka tokë të argjilit për plorin
dhe
stinë për lulet, verën dhe vjeshtën
Fëmijë
të Roganës, fëmijë të dashurisë
prindërit
t´uaj dhanë shumë për ju, aq
sa
vetes i mbetëm borxh
kënaqësinë!...
Atdhe Geci - Dortmund,
Gjermani, 2022
PËRTHJESHTIM
Poezia
për mua është art i qenies,
identitet
dhe shtet. Ndjej nevojë
poetike
të këndoj, marr nga bibla
e
muzës motive nga i tërë atdheu.
Këtë
çast me poezi un´ia kushtoj
Lëvizjes
për Çlirimin e Çamërisë
ia
kushtoj detit që jep valë, diellit
që
jep rreze e dritë, e tokës që jep
ajër,
ujë, gjelbërime dhe drithërat,
ia
kushtoj hënës që i bie
kitares,
ia
kushtoj dashnoreve në një natë
Këtë
çast poetik nuk e
gjeta unë
e
nderuara poezi erdhi me muzën,
nuk
di nga cila lartësi apo largësi
por
më gjeti dhe më tha , shkruaj;
jetës
i mungojnë ca të dashuruar
foli
loti, foli dhimbja e trishtimi;
në dashuritë
tona të përditshme
dhe në
dashuritë tona njënatëshe
mungojnë dashnorët e natyrshëm
deshët
e mirëfilltë të përqafimeve!...
Atdhe Geci - Dortmund,
2022
THELËS
NGA FSHATI FQINJ
Në
Roganë,shpirti im ëndërron më tepër se
në
çdo vend tjetër, ëndërron me lulet nëpër
livadhe,
me hijet e pemëve dhe të zabeleve,
me
„Lulet Arka“ dhe, me “Kodrën e Brijës"
dhe,
me mallin e të dashurës sime, Thelës.
Thela,
Ky ëndërrim i imi është një kujtesë
një
ndërmendje e ardhë nga ato të prushit
një
kremtim me fletë të mollës e të kitarës
shpirt,
në çdo stinë të vitit je qershi e kumbull!
Roganë,
nëpër çdo shtëpi je gjuha shqipe,
je
shkronjë motër e gjithsecilës germë, je
dashuri
dhe forcë, je mbamendje kohërash
gravitet,
përqafim dhe përmallim i pafund.
Zemër,
unë i rashë kryq e tërthor Evropës
njoha
vende, popuj dhe shumë kultura, por
dashuria
që ti më dha është udha që ndjek
Roganë,
krijo bombën e dashurisë, armën
kundër
të gjitha urrejtjeve! Ndjek udhën e
zemrës
dhe të shpirtit, çliroje vetveten nga
mbetjet
e së kaluarës e nga mbetjet tribale.
Thela,
je indi i së bukurës në qenien time,
je
dardane, ilire, pellazge, je e dashura ime
Roganë,
dashuria është e para dhe jo fjala,
I
thoja Thelës, mikes sime nga fshati fqinj
Shpirt, vetëm me ty libri më bie nga duart!...
Atdhe
Geci - Dortmund, Gjermani, 2022