Kulturë
Vjollca Tytyni: Përshëndetje për 30 vjetorin e LDG dhe përurimin e librit kushtuar gruas vlonajte
E marte, 08.02.2022, 08:00 PM
Përshëndetje për 30 vjetorin e LDG dhe përurimin e librit kushtuar gruas vlonajte
(6
shkurt, 1992-6 shkurt 2022)
Nga
Vjollca Tytyni
Sot, në këtë ditë jubile të 30 vjetorit të Lidhjes
Demokratike të Gruas Vlorë, shkrimtares së mirënjohur, akademike, “Mjeshtre e
Madhe e Penës”, znj. Vilhelme Vrana Haxhiraj i kanë ardhur shumë urime nga
ShBA, Brazili, Kanada, Zvicra, Suedia, Anglia, Italia, Rumani etj… si dhe nga shumë
media, Zemra Shqiptare, Bota Sot, Dituria, Fjala e Lirë, Albania Post…
1-Mesazhe
urimi nga larg…
Akademik, Prof.Dr. Eshref Ymeri, gjuhëtar, përkthyes, frazeolog i shquar, personalitet i shquar i Labërisë, përshëndet këtë jubile të Lidhjes Demokratike të Gruas Vlorë nga SHBA.
Përshëndetje të përzemërta nga Kalifornia
Të nderuara dhe të respektuara Zonja dhe
Zotërinj,
E nderuara dhe e respektuara Zonja Vilhelme,
I nderuar dhe i respektuar Dr.Bujar Leskaj!
Prof.dr.Eshref Ymeri
Duke mos pasur mundësinë të jem i pranishëm për shkak të
largësisë së madhe, më lejoni të kem nderin t’Ju drejtohem me dy fjalë në këtë
ceremoni gëzimi dhe hareje, të organizuar me rastin e përurimit të
veprës më të re të Zonjës Vilhelme, të kësaj përfaqësueseje të shquar të
kulturës sonë mbarëkombëtare. Kjo vepër, kushtuar 30-vjetorit të themelimit të
Degës së Zonjave Demokrate të Vlorës, është një tjetër kontribut me vlera të
mëdha njohëse që Zonja Vilhelme e jep për hedhjen dritë mbi atë periudhë të
shënuar të historisë sonë, kur u vunë themelet e para të pluralizmit politik
dhe kur ajo, me shpirt dhe me zemër, u vu në krye të nismës për ngritjen e
kësaj Dege. Kjo vepër hidhet në qarkullim vetëm pak ditë pas daljes nga shtypi
të përmbledhjes me prozë të shkurtër, të titulluar “Kurth, mashtrim apo
vetëmashtrim”, një tjetër perlë e çmuar kjo e Zonjës Vilhelme në
varganin e më shumë se 50 veprave të botuara në gjininë e veprave
artistike, hulumtuese-studimore nga fusha e historisë, si dhe të thesarit të
pasur të veprave publicistike. Ishte pluralizmi politik ai që i krijoi
mundësinë Zonjës Vilhelme për shpërthimin e talentit të saj brilant, të cilit
diktatura komuniste ia pati zënë frymën përfundimisht.
Urime nga zemra Zonjës Vilhelme, të kësaj ikone të
kulturës mbarëkombëtare, për botimin e të dyja veprave.
Urime nga zemra moderatorit të Zonjës Vilhelme, njeriut
shumë të dashur, shokut të shtrenjtë të jetës së saj bashkëshortore, Zotit
Fitim Haxhiraj, me të cilin pati përballuar burrërisht të gjitha furtunat e
luftës së egër të klasave.
Një falënderim të veçantë meriton Dr.Bujar Leskaj për
organizimin e kësaj ceremonie shumë mbresëlënëse, si edhe për mbulimin e
shpenzimeve për botimin e veprës “Lidhja Demokratike e Gruas
Vlorë”. Me këtë rast, dëshiroj të theksoj se me sponsorizimin e
botimit të kësaj vepre, Dr. Bujari, si Bir i shquar i Vlorës, ka manifestuar në
mënyrë të shkëlqyer madhështinë e shpirtit të tij fisnik. Para disa vitesh,
shkova për një problem në zyrën e Dr,Bujarit në Kontrollin e Lartë të Shtetit.
Problemin Ai ma zgjidhi me një korrrektesë intelektuale shembullore. Në
bisedë e sipër, më pyeti se me çfarë po merresha. Kur i thashë se kisha për të
çuar në shtyp një Fjalor frazeologjik dygjuhësh, ai shprehu gatishmërinë për të
kontribuar me sponsorizimin e botimit të atij Fjalori. U entuziazmova pa
masë nga fisnikëria e rrallë e shpirtit të tij, çka më la mbresa të
pashlyeshme. E falënderova me zemër dhe e lashë me kaq. Fjalorin e botova
me kursimet e pensionit tim. Mendoj dhe kam bindjen e patundur se Dr. Bujari ka
lënë pas një emër të madh si Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe Presidenti
i Republikës duhej ta kishte nderuar më një medalje nga më të lartat. Dr.
Bujarit i uroj nga zemra suksese në ushtrimin e mandatit të deputetit, në
mënyrë që, në bashkëpunim të ngushtë me deputetët e krahut të Tij politik, të
japë kontributin e vet të çmuar për ringjalljen e pluralizmit politik, që ka më
shumë se tetë vjet që është pothuajse krejtësisht i paqenë. E theksoj një gjë
të tillë, se më kujtohen fjalët e të Madhit Petro Marko, i cili, në dhjetor të
vitit 1991, disa ditë para së të ndërronte jetë më 27 dhjetor, në një
bisedë që kishte pasur me të birin, i kishte thënë:
“O Madu, kujton se po vjen demokracia në Shqipëri? Pa
kaluar dhe 50 vjet s’bëhet hapi i parë për të kaluar në demokraci”.
Ju uroj shëndet, mbarësi, humor të përhershëm dhe gëzim e
lumturi në familjet tuaja.
Me nderim dhe respekt.
Eshref Ymeri
Kaliforni, 05 shkurt 2022
2-Një urim tjetër për
këtë ditë tubimi vlerash i vjen nga Brazili prej redaktores së krijimtarisës së
znj.Vranari, nga znj.Lejla Gorishti !
Lejla Gorishti,
anëtare e LDG, themeluese e seksionit të LDG dhe kryetare e
seksionit të lagjes, “15 tetori”, një mesazh… Përshëndetje z deputet Bujar Leskaj! Lejla Gorishti dhe Vilhelme Vrana Haxhiraj duke formuar grupet e punës së LDG Vlorë Përshëndetje znj. Vilhelme Vrana Haxhiraj! jo vetëm për të
festuar 30 -vjetorin e krijimit të organizatës së Gruas Demokratike-dega
Vlorë, por edhe për të
promovuar librin dokument historik me titull"Lidhja Demokratike e Gruas Vlorë" të zonjës Vranari, e cila na i sjell sot si një buqetë me 257
faqe, për të nderuar dhe
respektuar punën dhe përpjekjet tona 30 vjeçare. Faleminderit zonja
Vranari për gjithçka që ke thënë dhe ke bërë për gratë vlonjate! Faleminderit z Leskaj, për përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme duke na qëndruar pranë
me ndihmën tuaj! Kënaqësia ime në
këto çaste ishte që të ndodhesha aty, mes jush, në këtë ngjarje historike të gruas
demokrate, po pamundësia bëri që t'ju përshëndes me shumë respekt dhe
mirënjohje nga Brazili i largët. E?shte? e
ve?shtire? qe? ne? pak rreshta te? thuash gjithc?ka pe?r
veprimtarinë dhe përpjekjet e
bëra në atë fillimviti, të kësaj Zonje për të bashkuar rreth një bërthame të vetme për të
njëjtin qëllim, shum shoqe të tjera, një nga të cilat, isha edhe unë. Ne? nje?
shoqe?ri si e jona, e cila akoma nuk ka gjetur ekuilibrin e duhur, te?
jesh model pozitiv, e
aq me? tepe?r nje? grua e suksesshme, ne? vitet e para të demokracisë, s'ishte aspak e
lehte?. Nje? terren me shume? rruge? te? panjohura, me nje? sistem ku
meritokracia po ze?vende?sohet dita -dite?s nga servilokracia, e?shte? e
ve?shtire? pe?r cilëndo qe? pe?rfaqe?son nje? model ndryshe, aq më tepër kur je
grua. E megjithatë, ne nuk na mungoi shembulli pozitiv i zonjave luftarake, të
përkushtuara, këmbëngulese si ajo e znj Vranari dhe zonjave, Meliha Doda, Blera
Hoxha, Gjylter Hysenbegasi, Enrieta Bejkosala, Lidia Sharra, Ema Llupa, Liliana
Meto, Teuta Zile, Shqipe Fejzo (Selenicë), Shpresa Rrapo (Himarë), Eli Sava, Vera
Grabova, Dudë Anagnosti, Luljeta Kosova, Violeta Muhameti, Refie Xhindi, Donika
Zyberi etj…, të cilat ishin ndër të parat që thyen tabu. Në kohë të mirë apo të
keqe, me shi apo me erë, me iniciativën e tyre, organizonin nëper hyrjet e pallateve,
takime me gratë e qytetit e të fshatit, duke u treguar atyre, se ç'ishte demokracia për
gruan dhe ç'duhet të bënte secila prej nesh për të fituar të drejtat dhe liritë e veta,
për të pasur një jetë më të mirë, për të rritur fëmijë të denje e për të pasur familje të
shëndosha. Ne, te?
nderuara zonja, mbështetem njëra- tjetrën me aq sa mundëm, u angazhuam më
shumë për të shtuar radhët tona dhe për ta forcuar organizatën tonë. Edhe ju sot,
duhet te? angazhoheni më shumë se ne dje. Si gjithc?ka ne? jete?
edhe në këtë drejtim
pati ve?shtire?si, por pati dhe mundesi e shanse pe?r te? kontribuar pozitivisht,
pe?r te? punuar ndershme?risht pe?r nje? Shqipe?ri me? te? mire?, pe?r te?
the?ne? nese?r qe? une?
isha aty, nuk u fsheha, nuk fola pe?r problemet e vendit tim vete?m ne? kafene apo ne?
floktore, nuk u tremba nga te? panjohurat, nuk mendova vete?m pe?r familjen time,
por, ofrova dijen, sinqeritetin, pe?rkushtimin, bute?sine?, ke?mbe?nguljen,
ngrita ze?rin dhe
thashe? te? ve?rtetat, u pe?rballa me burrat, por dhe bashke?punova me ta,
be?ra te? gjitha pe?rpjekjet qe?
jeta e fe?mijëve tane? te? jete? me? e mire? se e jona. Dite?t me? te?
mira ne? jete? nuk jane? ato qe? kemi kaluar, dite?t me? te? mira jane?
pe?rpara nesh. Ne? bote? ka
shume? emra zonjash qe? inspirojne? breza me radhe?. Une? besoj fort
se c?do njëra prej jush e ka vullnetin, pe?rgatitjen e
kurajon qe?, ashtu sic? rrit me pe?rkushtimin maksimal fe?mije?t e saj, me te?
nje?jtin pe?rkushtim te? kontribuoje? për
lirinë dhe të drejtat e saj. Secila prej këtyre grave që është portretizuar në
këtë libër është shndërruar në një faktor historik për rritjen e pjesëmarrjes së
grave në jetën politike të Shqipërisë. Sot e?shte? radha e ke?tyre zonjave te?
nderuara, te? cilat meritojne? pe?rge?zime te? vec?anta për çfarë
kanë bërë dhe që janë
personazhet kryesore dhe bërthama në këtë libër që po publikohet tani, nese?r
mund e duhet te? jete?
radha e cile?sdo prej jush dhe do të jetë “Nder” që të kryejë një mision të
tillë emancipues të
gruas, familjes, shoqërisë dhe kombit. Në këtë rrugëtim historik ju do të
jeni faqet shtesë të
këtij libri historik që do të dokumentoni se si është punuar në këtë drejtim.
E quaj “hisorik”,
se gruaja është gjysma e pandashme e Kombit. Ne të gjitha
kemi një emërues të përbashkët: "Duam një të nesërme më të
mirë!" Si të tilla
kryejmë një mision të vështirë porfisnik, të bukur dhe premtues që e çon
vendin drejt zhvillimit. Urime dhe shumë
suksese! Me respekt,
Lejla Gorishti. Brasilia- Brazil 28.1.2022 *** 3-Të nderuar pjesëmarrës, Autores sonë i kanë ardhur urime
nga Zemra Shqiptare”; nga revista “Dituria”,
revista “Bota Sot, nga Bukureshti revista “Shqiptari”, nga Kanadaja, ShBA, Zvicra, Londra,
Bukureshti dhe nga Italia. Unë do të veçoja dy mesazhe nga dy personalitete
arbëreshe që për arsye
shëndetësoore nuk mundën të jenë të pranishëm… Dr. Agostino
Xhordano, Profesor i gjuhëls shqipe dhe
arbëreshe në Kalabri, Drejtor I revistës “Jeta Arbëreshe” E nderuar shkrimtarja e madhe,
Vilhelme, Ju ndjekim vazhdimisht në mediat! Prodhimi juaj letrar, shkencor e poetik u ka(është)
trifishuar dhe u ka bënë person eseistik dhe historik e …E bëra një llogari, moj Vlonjàtja
jonë! Libri për gruan është i parafundit. Zoti Ju ka dhënë forcë e mendje sado që jeni e sëmurë. Kjo e
trefishon nderimin për Ju. Ulem dhe lexoj urimet e miqvet, që ju vijën ka çdo anë,
i bëjën martrí vlerës suaj kulturore të një niveli të lartë. Shqipëria ka nevojë për ju, rrofshi sa rroi Noea! Por
edhe Arbëria ju do si gjakun e rrënjës… Ju qëndroni “Zonjë”, por pak më tepër interes për Botën
Arbëreshe dhe më ngé çë të shkruani diçka mbi faqet e revistës 'Jeta Arbëreshe'? Bashkëpunimi juaj me revistën “Jeta Arbëreshe” u nis në
vitin 2009, me shumë shkrime dhe Intervista.
Mirëpresim bashkëpunimin tuaj për 20 vjetorin e revistës “Jeta Arëreshe”
që flet shqip dhe arbërisht. Më vjen shumë keq që nuk mund të marrë pjesë në takimin
tuaj për 30 vjetorin e organizatës së Gruas, për arsye shëndetësore. Ju uroj gjithë
zonjave suksese! Me respekt vëllazëror! I Juaji, Agostino Giordano |
29.1.2022
***
|
*Profesor-Docent, Italo
Costante Fortino, Profesor i gjuhës
shqipe, shef i Katedrës së Gjuhës shqipe dhe gjuhëve orientale në Universitetin
e Napolit.
Prof Fortino është vlerësuar nga presidenti Nishani me
urdhrin “Mjeshtë i Madh” s, I shquar në fushën e albanologjisë.
Shumë e dashur Vilhelme!
Ju falënderoj me zemër per ftesën dhe ju jam mirënjohës,
por nuk mund vij per arsye shëndetësore.
Ka disa vjet që, pas një operacioni në shtyllën
kurrizore, nuk mund të udhëtoj si dëshiroj.
Ju uroj shukses të madh dhe ju ndjek nga bota arbëreshe
me shumë simpati e dashuri.
Me përqafime, përzemërsisht, Juve dhe Fitimin!
Përshëndetje gjithë auditorit
Italo Costante Fortino
Romë, 31.1.2022
Mesazh Nga
Prishtina e Dardanisë Hyjnore
PËRUROHET LIBRI I AKADEMIKËS VILHEME VRANARI NË
VLORË"Lidhja Demokratike e Gruas, Vlorë"
E NDERUARA AKADEMIKE, Mjeshtre e Madhe, ZNJ.VILHEME
VRANARI
JU KËRKOJ NDJESË PUBLIKE QË NUK JAM NË GJENDJE
FIZIKE TË MARRË PJESË NË KËTË EVENIMENT PËRURUES.
JU PËRGËZOJ PËRSONALISHT PËR PUNËN TUAJ
SHKENCORE-PUBLICISTIKE DHE LETRARE NË EMËR TË AKADEMISË SË SHKENCAVE
SHQIPTARO-AMERIKANE(AAAS-IT).
MOSPJESËMARRJA IME ËSHTË PËR ARSYE SUBJEKTIVE NGASE
MË DT. 28.01.2022. KAM PËSUAR FATKEQËSI KOMUNIKACION PA
LENDIME DHE NUK JAM NË GJENDJE PËR TË VOZITË NË KËTO KUSHTE TË PA
PËRSHTATSHME MË BORË DERI NË VLORË HEROIKE TË ISMAIL QEMAJLIT DHE ISA
BOLETINIT!
REPSEKT PËR JU DHE PJESËMARRËSIT NË KËTË MANIFESTIM
MADHËSHTOR!
JU PËRSHËNDES TË GJITHËVE NË EMËR TË AAAS - IT DHE
FAMILJËS SË MADHE TË GJENERALIT ISA BOLETINI NGA ISNIQI I DEÇANIT.
RESPEKT TË VEÇANTË PËR ZOTNI
FITIMIN DHE SHUMË TË NDERUARIN BUJAR LESKAJ.
FLORI BRUQI
PRISHTINË,30.01.2022.
***
|
|
E nderuar shkrimtare e Kombit dhe më
gjerë, zonja e Madhe e Kaninës!
Nderimet dhe falënderimet tona, motra
jonë e dashur dhe e pandalshme në fushën e promoivimit të vlerave kombëtare!
Jam krenar që kam një mike me vlera shumë dimensionale.
Ju përshëndes në atë takim kombëtar
që nuk mund të jem i pranishëm për shkak të virusit!
Vilhelme, suksese dhe faleminderit që
nuk i ke harruar prindërit e mi! Të jam mirënjohës! Të fala Fitimit dhe Juve si
motër!
I juaji, Baki Ymeri Shipkovica (mali
Sharrit-Tetovë)
Bukuresht, 4.2.2022
***
*Bota sot, shkruan
më 4 shkurt 2022:
Aurelia Graur Voka,
rumunia që ia kushtoi jetën emancipimit të gruas shqiptare
NGA: VILHELME VRANARI HAXHIRAJ MË: 4 SHKURT 2022
*** *Uran Butka
|
|
Urime për librin e ri" Lidhja demokratike e
Gruas" Suksese. Butka
...
*Nga Luksemburgu,
uron znj. Bajame Hoxha Çeliku, anëtare e LDGSH
***
|
|
E dashur Vilhelme, uroj dhe shpresoj të jesh mirë me shëndet!
Të përgëzoj për botimin dhe vlerësimin e librit tend, të
shkruar në kohën e duhur, „ L. D e Gruas, Vlore“
Të falënderoj për Ftesën por , Të më ndjesh që nuk erdha, por e
ndoqa në Televizor. Ditë e shënuar jo vetëm për Gratë e respektuara
vlonjate, por që nderon të gjitha gratë shqiptare që kanë aderuar dhe
punuar pa asnjë interes në dobi të Demokracisë dhe emancipimit të Gruas në
shoqërinë tonë.
Kalofshi mirë familjarisht!
Me dashuri dhe respekt Dhurata
4-Programi i takimit
Koordinator Fitim Haxhiraj
-Çel Takimin Fitim Haxhiraj, i cili
uron mirëseardhjen dhe vlerat që ka ky përurim.
-Fjala e Kryetares
Alta Haluci: “Tridhjetë vjet Lidhja ea Demokratike e Gruas Vlorë. & Poezia “të Pres”
-Autorja Vilhelme
Vrana Haxhiraj flet për temën “Lindur mes territ, rritur në rrebeshe”, rreth
aktivitetit të LDGVlorë.
-Poezia “Mos
Harro”
- Mersila Xhelo,
Zv/kryetare e LDG, mban temën “Gratë e vlerave që pranuamn sfidën”
-Poezia “Vetëm
manushaqe për ju.”
-Kadri
Tarelli-Analizë për librin “Kurth, mashtrim e vetëmashtrim”
-Dhuna ndaj gruas
dhe ndaj Fëmijëve
-Poezia “Ç’janë
fëmijët vallë?
-Gentian Banaj
-Kurth dhe poezia “Sa do të doja”
-Vjollca Tytyni
Biraku lexon Përshëndetje nga Bota
-Përshëndet
Kryetare e LDGSH znj. Albana Vokshi
-Fjala e
deputetuit Bujar Leskaj
-Përshëndetje nga
të ftuarat