E hene, 29.04.2024, 04:37 PM (GMT+1)

Kulturë

Astrit Lulushi: Mbajeni a mbyteni

E hene, 07.02.2022, 08:24 PM


Mbajeni a mbyteni

Nga Astrit Lulushi

Dikur, me ndihmën e Fuqive, një shtet u krijua; kjo rezultoi katastrofë, duke shkaktuar ngritjen e një epoke të artë të korrupsionit dhe çdo lloj krimi. Po të gjurmohet jeta e të zvetnuarve, kupton se të dëbuarit e perandorisë, me ndihmën evropiane, formuan një principatë, pastaj kaos, më pas mbretëri, diktaturë çnjerëzore, njeriun e ri, dhe demokraci të egër, me njerëz të cilët meritojnë të quhen ‘Popull’ vetëm sepse votojnë gjithmonë ‘Po’; pastaj dolën nëpër botë, ndaluan në çdo port, bën kërdi përgjatë kontinentit - shpesh të regjistruar nga qeveritë e vendit të tyre - plaçkitën, përhapën kudo të zeza; dhe fara që mbillet korret.

“Shqipëri….., s’të kuptova asnjëherë

O të humbur shqipëtarë,

Seç qenkeni për të qarë!

Për të qar’ e për të sharë,

Për të shar’ e për të vrarë!

Armiqtë mbë dhé ju hodhnë,

Dhe ju shtypnë sa u lodhnë!

Sa u lodhn’ e sa ju ngopnë

Ju gdhendnë edhe ju rropnë.

As bukë, as brekë s’ju lanë,

Ju punoni, ata hanë!

Nuk ju lan’ as pakë nderë

Q’e kini pasur përherë.

As nder, as turp, as gjak s’kini

Unji kryet dhe po rrini.

I duroni vet armiqtë;

Prisni vdekjen apo vdiqtë?

Shërbëtorë t’Anadollit,

Kleçk e lodra të Stambollit.

Në mos u shove fare,

Ndizu, zemra shqipëtare!

O shqipëtarë barkzbrazur,

Fustançjerr’ e këmbëzbathur

Zemërohuni një herë,

Mprehni kordhët për të prerë,

Mprehni kordh’ e mprehni pallë

Të ju ndritin yj mi ballë,

Ti frikësoni zuzarët

Ç’i shuan shqipëtarët,

E në vend tuaj të rroni

Si të doni e si të thoni!”

Faik Konica

Kjo poezi e shkruar më 1901, aktuale edhe sot, kur sheh sesi është katandisur vendi.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora