| E hene, 07.02.2022, 08:24 PM |
Mbajeni a mbyteni
Nga
Astrit Lulushi
Dikur,
me ndihmën e Fuqive, një shtet u krijua; kjo rezultoi katastrofë, duke
shkaktuar ngritjen e një epoke të artë të korrupsionit dhe çdo lloj krimi. Po
të gjurmohet jeta e të zvetnuarve, kupton se të dëbuarit e perandorisë, me
ndihmën evropiane, formuan një principatë, pastaj kaos, më pas mbretëri,
diktaturë çnjerëzore, njeriun e ri, dhe demokraci të egër, me njerëz të cilët
meritojnë të quhen ‘Popull’ vetëm sepse votojnë gjithmonë ‘Po’; pastaj dolën
nëpër botë, ndaluan në çdo port, bën kërdi përgjatë kontinentit - shpesh të
regjistruar nga qeveritë e vendit të tyre - plaçkitën, përhapën kudo të zeza;
dhe fara që mbillet korret.
“Shqipëri…..,
s’të kuptova asnjëherë
O
të humbur shqipëtarë,
Seç
qenkeni për të qarë!
Për
të qar’ e për të sharë,
Për
të shar’ e për të vrarë!
Armiqtë
mbë dhé ju hodhnë,
Dhe
ju shtypnë sa u lodhnë!
Sa
u lodhn’ e sa ju ngopnë
Ju
gdhendnë edhe ju rropnë.
As
bukë, as brekë s’ju lanë,
Ju
punoni, ata hanë!
Nuk
ju lan’ as pakë nderë
Q’e
kini pasur përherë.
As
nder, as turp, as gjak s’kini
Unji
kryet dhe po rrini.
I
duroni vet armiqtë;
Prisni
vdekjen apo vdiqtë?
Shërbëtorë
t’Anadollit,
Kleçk
e lodra të Stambollit.
Në
mos u shove fare,
Ndizu,
zemra shqipëtare!
O
shqipëtarë barkzbrazur,
Fustançjerr’
e këmbëzbathur
Zemërohuni
një herë,
Mprehni
kordhët për të prerë,
Mprehni
kordh’ e mprehni pallë
Të
ju ndritin yj mi ballë,
Ti
frikësoni zuzarët
Ç’i
shuan shqipëtarët,
E
në vend tuaj të rroni
Si
të doni e si të thoni!”
Faik Konica
Kjo
poezi e shkruar më 1901, aktuale edhe sot, kur sheh sesi është katandisur
vendi.