Kulturë
Lekë Mrijaj: Homazh në 5 vjetorin e kalimit në amshim të Galan Palucaj
E enjte, 10.02.2022, 07:20 PM
HOMAZH NË PESËVJETORIN E KALIMIT NË AMSHIM TË GALAN PALUCAJ, ISH INFERMIER I MJEKËSISË NË QKMF "NËNË TEREZA" NË KLINË
Shkruan
Lekë Mrijaj
I
amshueshmi infermieri i mjekësisë tashmë i ndjeri, Galan Palucaj, i cili
ndërroi jetë sot pesë vite më parë, ishte një ndër infermierët e parë (i
cili me konkret thirrej si doktor Galani) i cili me kontributin e tij të
pakrahasueshëm zhvilloi dhe konsolidoi shërbimin e infermierisë në Shtëpin e
Shëndetit në Klinë, gjë qe vertetë ka dhenë kontributin duke fituar mirënjohjen
madhore të kolegëve shëndetësor dhe të pacijentëve të tij klinas.
Ai,
u lind me14 prill 1943 në Klinë nga babai Preni dhe nëna Zoja. Rrjedh nga një
familje me tradita të larta fisnore, tradicionale shqiptare e njerëzore. Galan
Palucaj e mbaroi shkollën fillore në Klinë, kurse Shkollën e Mesme të Mjekësisë
e kreu në Prizren. Pothuajse ishte një nder infermieret e parë të Shtëpisë së
Shëndetit në Klinë.
Qe
nga viti 1963 deri në pensionimin e ka kaluar tërë jetën e tij të punës si një
infermier i shkelqyeshëm i shëndetësisë mjek?sore pranë Qendrës Kryesore t?
Mjekësisë Familjare "Nënë Tereza" n? Klinë.
Më
vonë apo në fillimvitet '80-ta për dhjetë vite me radh? kreu detyra tjera të
suksesshme të rëndësishme në menagjim të udhëheqjës së stafit të mesëm të
shëndetsisë pranë Shtëpisë se Shëndetit në Klinë.
Infermieri
Galan Palucaj, te popullata e qytetit të Klinës dhe zonave përreth saj njihet
shumë mirë si një njeri tejet serioz e humanist i madh shëndetësor, i cili për
43 vjet radhazi ju ndihmoi me gjithë përkushtim e zemër pacijentëve të tij me
nevoja të ndryshme shëndetësore, pra gjatë të gjithë karrierës së tij si një
infermier i dalluar, ka punuar apo ju ka sherbyer të pacijentëve me ndershmëri
dhe pasion duke vendosur në qendër pacientin dhe kujdesin për të, pra ishte
shumë energjik në lemin e tij, si dhe optimist, entuziast i gatshëm në çdo
moment të merrte e menagjonte çdo veshtirësi në sherbim të mirëqenies dhe
shëndetit të qytetarve klinas.
Si
një veteran infermier profesionalist i shëndetësisë në Klinë, ka sherbyer edhe
nëpër këto ambullanta të fshatrave të Klinës, si në Zllakuqan, Shtupel,
Jashanicë si dhe për shumë vite të tëra me radhë në Volljakë të Klinës.
E
pelqente shumë korrektësinë, shoqërinë e padjallëzuar dhe sinçeritetin me
kolegët dhe miqtë e tij, qe do të thotë se miqësia me të, ju dhuronte kolegëve,
miqve dhe të dashurve të tij, qetësi, fjalë të prerë, korrektësi, besë, falje,
harmoni dhe shumë dashuri. Pra, Galani ishte i përkushtuar ndaj misionit të
tij, pikërisht të një infermieri, e krenar me rrënjët e tija të një merditori
të kompletuar e origjinës së tij-Klinës, i cili do të kujtohet gjithmonë, mbi
të gjitha për veprat e tij humane në sherbim të pacijentëve të sëmurë si dhe
për besnikërin e fjalës së tij të sinçertë të deshmuar pranë të dashurve dhe
miqve dhe kolegëve të tij.
Ai,
papritmas si vetëtima u largua nga kjo botë duke ikur në amshim sot pesë vjetë
më parë apo me 10 shkurt të vitit 2017, duke pushuar në varrezat e vjetra mbi
treqindvjeçare të parardhësve dhe të dashurve të tij në Krushevë të Vogël të
Klinës së Dukagjinit.
I
përjetshëm kujtimi për ty miku im i çmuar Galan Palucaj. Lavdi e përjetshme
vepres suaj madhore.
Pushofshi
në Mbretërin e Hyjnisë Qiellore!