E diele, 04.05.2025, 04:55 PM (GMT+1)

Kulturë

Illo Foto: Dukuri të fillimit të Shtetit të Arbërit

E shtune, 12.02.2022, 08:05 PM


DUKURI TË FILLIMIT  TË SHTETIT TË ARBËRIT

Mbi romanin “Andrea Topia dhe princesha Helena” të autorit Resmi Osmani

Nga Illo Foto

Historia  ka provuar  se  shqiptaret, janë nga banorët  e parë të   Europes. Bëjnë pjesë    në vendet   shtetformuse, krejt  ndryshe    sa na kanë  akuzuar   fqinjët, që janë mysafirë  ne siujdhesën   Ballkanike.

Veprimtareinë   e gjithanshme të  shtetit  arbnor, e  ka përshkruar  romancieri, tashmë i zëshëm,   Resmi  Osmani.  Resmiu  ma dërgoi  dhe  e lexova dorshkrimin në   interrnet. Pa hyrë ende në  analizë  të romanit, duhet t’i  them lexusit, se për mendimin tim, romani i   Resmi Osmanit “Andrea dhe Helena “, është romani   historik, më  i  arrirë  i letërsisë shqipe, që unë njoh. Këtë  do  rrekem ta provoj në këtë   shkrim modest. Nuk e  shof të  udhës, të   tregoj    jam një   lexus i rregullt  i letërsise romanciere, këtë  e kam provuar me  shumë  rencensa dhe shënime kritike  në këtë  zhanër letrar.

Dinastia princore  Topia dhe perfaqesusi i saj, Tanushi, përshkruhet   hollësisht në  romanin e  Osmanit. Periudha  e sundimit të   familjes princore   dhe   princit, Kont i Arbrit, Tanush Topia i përket  viteve 1335-1350. Kjo  fabul,  është  shtjelluar  me një përgjegjësi sa historike, po kaq dhe  artistike- letrare, nga  romancieri ynë. Në sfondin historik, rëndësia  lidhet  me faktin   se    mesjetën e  hershme  edhe përpara  shtetit të  Kastriotit, feudalët   shqiptarë kishin   krijuar  dinasti  dhe  princër, që  mundën të qeverisnin popullsinë  brenda kodeve zakonore . Këto kode,  janë vlerësuar   nga shkenca, për kohën, që kanë  pasur mungesë    shtetit ligjor .

Principata  Autonome, e  Arbërit, pas luftrave ne Karl D”Anzhu, mbret i Napolit,kishte pranuar vasalitetin nga   Mbreteria e   Napolit, që ishte   një nga  shtetet me të   fuqishme të   Europës. Mbreti i Napolit, kontrollonte  vasalitetin  me një nënmbret dhe një garnizon, që kishte  selinë në  Durrës, qytet nën administrim të Mbreterisë Napolitane.  Principata kishte  qeverisje  zyrtarisht   të pjesëshme, por faktikisht  vepronte  si principatë  autonome,pa dashur t’ia dijë shumë për vasalitetin,  me administratë,  kështjellat dhe ushtrinë  e saj.

Tanush Topia, kryezot katolik, i njohur nga papati dhe mbreti si ”Kont i Arbërit”  qeveriste   pricipatën. Kishte   dy djem   dhe një vajzë. Gruaja e  Tanushit rrithte nga   gjak mbretëror. Qeverisja  i ecte mirë. Kishte  financa dhe  ekonomi të qëndrushme. Autoriteti i tij ishte ne rritje   dhe fqinjët  nuk e godisnin, megjithse e lakmonin pricipatën e  shëndeteshme dhe produktive.

Vajza e  mbretit te Napolit, Robert D’Anjou(Anzhu) Helena, e lindur nga një  mardhënie jashtmartesore, do të udhëtonte me  nje   anije te  sigurtë, për  t’u martuar me  princin  franko –gjerman Filip de Qurtenay, që qeveriste   Morenë dhe ishujt e  Egjeut. Gjatë lundrimit, stuhia në  det,  shkatërroi  anijen  napolitane  dhe  Helena, me   një grusht  shoqërusish  u    gjend    breg të   Rodonit, që administrohej  nga  principata  e   Arbërit . Aty   vjen   Andrea  Topia  një djale  azgan   dhe u jep   ndihmën e  duhur  fatkeqve .  Shpejt  e mësuan  se kush ishin.

Andrea dhe Helena  u dashuruan në  çast.  As Mbreti Robert, as Tanushi  nuk e miratuan këtë  dashuri, që cënonte  rëndë mardheniet midis  mbretërisë dhe principatës autonome të   Arbërit, që zotëronte   shumicën e  territoreve te   Shqiperisë së sotme, nga lumi Mat deri në Shkumbin. Lufta  hakmarrëse për këtë turpërim, ishte në prag, por nga ndërhyrjet diplomatike  u evitua.   Mbreti, pranoi  një tërheqje paqësore, që lejonte    zhvillohej  normalisht  jeta  e   të rinjve dhe  jeta, në gjithë   principatën . Pas kësaj martese, brenda një  dhjetvjeçari  u zhvilluan shumë ngjarje të    gëzushme . Plaga kishte  zënë kore.

Çifti u  shtua me  dy djem, që gëzonin  emrat  e paraardhësve mbretërorë. Në ndërkohë, asgjë nga ati-mbret nuk u harrua. Pabesia mbretërore, inati shtazarak, u kultivua   në pallatin mbretëror napolitan. Mbreti dhe mëkembësit  mendojnë ndryshe  nga ç’flasin.   Dështoi  një    përpjekje tinzare, organizuar nga nënmbreti,  për  helmim të Helenës së  bukur. Dhe më pas për të vrarë Andrean.

Mbreti, një  Makbeth i fshehur,   i thirri në rezidencën mbretërore  çiftin arbëroro-napolitan, për tu pajtuar.  Mbreti, preku    kulmin e   jetës së tij kriminale, kur në pallatin-kështjellë    i arrestoi   Helenën  dhe  Andrean, duke  zbatuar   sovranitetin e  pushtetit  të pa kufizuar mbretëror . Pas  një  limiti kohor, nga  gjiotina dolën   dy arkëmorte  dhe u varrosën, pa ceremoni    vorrezat publike. Ishin trupat  e  Helenës dhe të   Andreas.

Ky është kreu dhe fundi i romanit.

Si në ç’do roman  historik, edhe në këtë, që po analizojmë fabula është e   shtjelluar  nga  historia. Rruga   dhe përfundimi i    personazheve  gjithashtu . Ç’do roman   serioz  ngërthen në vetvete  një periudhë  historike dhe  gjithsesi  fundi  i personazheve nuk mund të vendoset apriori, nga vullneti i   autorit. Çështia  është   sa  harmonizohet   jeta reale, me atë  të përshkruar  ne romanin  e   zakonshëm.

Romancieri  Resmi  Osmani, ka  dhënë prova, që  i zbërthen fabulat  historike  me atë vërtetësi, besueshmëri dhe ritëm, që rrjedh jeta . Te gjithë personazhet, gjejnë  pozicionin natyral, pa u hallakatur dhe pa parazituar në  jetë. Shkrimtari, si autoritet i vetëm, që ballafaqohet me  personazhet, nuk mund  t’u ndryshojë  jetën   atyre, por i  vlerëson me kandar  farmacisti  , të tëra  bëmat   dhe  gjëmat, që  sjellin  ata në jetë. Kjo është   e thënë, një herë  e mirë, për të  gjithë personazhet  me vlerë historike, ose jo .

Ne romanin  e Osmanit, të tërë personazhet gjejnë pozicionin e  volitshëm,   ku i shërbejnë  zhvillimit të    fabulës romanciere. Po  analizojmë një nga  personazhet e   sërës së dytë, Dom Domenik, vëllai i Tanush Topisë.Domenik nuk   mund të  bëhej princ sundimtar, në asnje rast. Ai ishte shuguruar si klerik i sërës së lartë. Brenda  njerut sundimtar,   hedh rrënjë  me shpjtësi  ambicja e çfernuar.  Mbreti dhe xhelati janë aliazhi  i natyrshëm i  rracës mbretërore, që kanë kaluar një fëmijëri si të gjithe bashkkohësit, por  e kanë harruar të  kaluarën. Dom Domenik arberori  është ndryshe, jo se  qëlloi  prift, por  eshte  brumë   i tipit human e  paqësor . Ky famulltar  i mençur  dhe i ditur,  i shërbeu  familjes  princore  Topia, në  Arbëri, në të mirë e në të keq, në hall e në nevojë, në hidhërime dhe gëzime. Këtu  filloi   jeta  e  tij reale.  Arriti të  bëhej  jo vetem prift, por  dijetar, këshilltar  i  sundimtarit Arbënor. Për interesa të  principatës, u  bë pjesë  e  nivelit të lartë në oborrin mbretëror të Napolit, si këshillëtar dhe ambasador i mbretit Robert. Kur ndodhi  gjëma e madhe ne pallatin mbretëror, Dom Domenik  gjeti mënyrën   dhe u kthye , pranë  bonjakëve   të viktimave,  në Krujën  arbërore duke vijuar jetën, që kishte nisur.  Ai ishte  dhe mbeti misionar,   jasht  priviligjeve, që  i siguronte  detyra   e  fituar në   kryeqytetin, Napoli. Domenik,  për nga  volumi   jetësor, si personazh, kishte   disa  rrugë, për  autorin  Osmani.Ta  ruante si   personazh  princor, ashtu siç ishte në realitet,  duke   e lënë të   zhytur ne  lluks, në Napoli. Një  jetë  e lakmushme, nga   shumica e njerzve. Kjo ishte më  e mundëshmja, për një plak të  rëgjuar,  kopetent  vetem  i  kanonizmit fetar. Mund ta   kthente në  një   vajtoc të fatit të viktimave, e të tjera  rrugë të mundëshme, natyrale  Zhvillimi  natyral i ngjarjeve, ja ndalonte   autorit    bënte  arbitraritete , sado të vogla.  Mund ta kthente   në një personazh krejt episodik, që dhe vetë  lexusi  nuk kishte për ta kujtuar   kurrë. Romancieri  u kujdes, për këtë  personazh  dhe   ja riciklioi  jetën. E solli në Krujë, pranë   bonjakëve të   çiftit  viktimë mbretërore. Na i bëri Domenikun,  ne  dhe   njerëzisë  një   personazh të dashur    dhe të pa zëvëndesushëm, për mënyrën si rrodhën ngjarjet e zhvillimit të  familjes  Topia,  një  Domenik  tjetër,  nuk do të  ishte i përbuzur  nga lexusi i  ç’do niveli. Romancieri i regjur, voton  me publikun, me lexusin  e gjerë.  Autokracia  kultivohet   dhe    metodën e   shkrimtarit  dhe shprehet, kur nuk i vendos  personazhet  në vendin e merituar.  Domenik dhe ne lexusit, ndjehemi mirë, me pozicionin njerezor të tij.

E kam lexuar   romanin me tendencë, për të  gjetur ndonjë personazh, që  devijon rrugën natyrale. Personazhe  episodike  ka plot, por janë në vendin e tyre, me detyrat dhe rolet e tyre, si individë të spikatur dhe tipizuar, pasi jeta nuk zhvillohet  normalisht pa  ata.  Një prej tyre  është Shambellani, prezantusi mbreteror. Nuk besohet se  ka nomeklaturë më të  ulët. Megjithatë  roli i  tij  vizatohet, me ngjyra realiste . Edhe kur  e harrojmë, na e kujton  trokitja e  spektrit, tri herë,  në dysheme. Të vërtetë, të besueshëm e të veçantë, që mbahen mend, janë edhe personazhet nga populli, burra e gra, malësorë, ushtarë, bujq e barinj.

Gjithnjë  e më shpesh  dëgjojmë sot, autorë të letërsisë, që rrahin  gjoksin, duke thënë  se i  sjellin lexusit   ngjarje reale, të  shkëputura nga jeta  dhe për to, nuk ka kritik dhe   lexus, që i kritikon. Te këta   autorë, duhet ndalur  seriozisht, duke i bindur  se   autori letrar, nuk është kronist  i ngjarjeve.

Secili mund të  shkruajë, ç’do temë, që  e ndjen  se i duhet  shoqerisë.  Lertërsia është  tjetër   fushë. Ështe  fushë  ku luhet  artistikisht, ku jeta  dhe fjala  kthehen në art, pa i bërë reklamë vetes  dhe personazhit.

Ç’do roman ka brenda vetes   jetën normale, sepse  edhe ato, që nuk kanë ndodhur, do të ndodhin. Romancieri  dallohet, në se  ai   arrin ta veshi  personazhin me  artin e mjeshterisë  të fjales,    dialogut  dhe te solucionit  jetësor.

Romani i  R. Osmanit, që është i shtati në serinë e kolanës ”Libri i mbretërve”, përbën  kulmin  e një romani historik, që nuk çfryn, në asnjë nga karakteristikat  e një romani të përsosur. Nuk ka pse të mos më besoni, por  do të  bindeni, si unë, kur ta lexoni këtë roman historik   shqiptar, me vlera    pashoqe, brënda këtij zhanri. Vepra  e  Resmiut, është  roman i nivelit të lartë. Nuk ka rendesi numuri   faqeve. Rrok  një diapazon të gjerë  jetësor, me ngjarje   të rënda  dhe të gezushme, që të mbajnë  të mberthyer, si lexus. Ka  zgjidhje të mëdha, të kontradiktave, qe krijon  shoqëria. Në fund të  fundit,  vepra e  Osmanit, është  guri kilometrik, ku fillon të ngrihet  shteti  shqiptar, nga  Topiajt, që u zhvillua  dhe bëri emrin e madh  ne Europe me  shtetin e  Gjergj Kastriotit. Gjergji pranonte se ishte pasardhës i topiajve.

Nga  kjo, që spjeguam  dhe mënyra e kompozimit  letrar, romani  i  Osmanit, mbetet një  roman i   përsosur, për zhanrin, të cilit i perket. Nuk ka  fqinj  romancier  dhe  “akademik “, që mund të ndërmarri  sulm kritik ndaj kësaj  vepre, që e   quaj të  shquar.

E nisëm me   personazhet   sekondare, për të dalë te personazhet, që i kanë dhënë  emrin  romanit. Menyra   si i ka pershkruar  autori, Helena  dhe Andrea, na  bëhen pjesë  e njerzve të  dashur, që kemi  takuar në jetë, ose që  jetojmë, për ditë  me ta. Gezohemi  dhe hidhërohemi, kur   bëjnë kështu  këta  dy personazhe, që kanë  zenë vend  meritor , ne panteonin e  historise   shqiptare.

Bukuria e tyre  trupore, përshkruar me pathos të   spikatur, nga mjeshtri Osmani,  na i shlyen provizorisht nga mendja, të tëra   bukurite njerezore, që kemi njohur. Të tëra  ato bukuri,  janë    pjese e  indit   te  Elenes dhe  Andreas. Pasi të   keni lexuar këtë  roman, kam bindje, se  bukuritë   njerëzore   do t’i masni  me   kutin  sa i ngjan  Andreas, për djemtë dhe  sa i ngjan  Helenës, per   vajzat.  Kjo  është  ana  sipërfaqësore, por  ata  përfaqësojne  botën e brendëshme    dy njerzve, që  hyjnë  në jetën e  njeri - tjetrit spontanisht. I ka krijuar natyra, dy gjysma të barabarta    një   të tëre, që ështe  çifti,    mban të lidhur  shoqërinë  dhe e çon përpara  atë, pa   e vën re  ata vetë. Ata kanë lindur  që të  kryejnë vepra të mëdha, duke i  dhëne   shoqërise, pjesë nga dituria, puna mirësia dhe dashuria e tyre  e dlire. Përshkrimi  i ndërlidhur, për cilësitë   e këtij çifti, duke na  afruar   afër tyre, na bën krenar, për racen tonë  ariane të    trashëguar nga Topiajt, te  Gjergji  dhe e tërë historia  e kombit, nga me të lashtët    Europe. Asgjë   axhitative, asnjë reklame!

Bota dhe pasuria  rrokullisen  natyralisht. Në të tërë galerinë  e personazheve  shqiptarët    shquhen per bukuri   dhe shpirt te  gjerë, sepse janë rritur në klimën më të mirë të  Globit, dhe  e kanë nxjerrë bukën me vështirësi, pothuaj nga  guri, prandaj shkelqejnë  midis  bashkëshokëve dhe   shoqeve   të kombeve të tjerë. Autori, po t’i përshkruante ndryshe, do të bënte gabim te pafalshëm, duke rënë  në mediokritet. Në Pallat, autori na përshkruan  personazhe me veti  të spikatura  njerëzore, por pallatet mbretërore, si gjithnjë  edhe në këtë rast, e  mbajtën të  fshehur   qëllimin e  errët, që perfundoi me tragjedinë makbethjane  ndaj  çiftit, që  mishëronte kampionin e   bukurisë, të    dashurisë  dhe të harmonisë  njerëzore.

Themelet  e   pallateve  mbretërore, ngrihen mbi kufoma  dhe gjak njeriu. Pallati i   Robert   D’Anzhu nuk ka pse të  bënte përjashtim. Ndryshonte vetëm  në një   pikë : Giotina  mbretërore, nuk kishte prerë koka më të  bukura  se  Helena dhe  Andrea Topija, nga Kruja e Arberise.

Për të  qenë   në pajtim me ndërgjegjen  dhe me ju, që me lexoni, po paraqes  disa  episode, ku  jam ndalur  gjat  leximit të romanit. Ne faqen  6,   gjendet një bashkëbisedim i  Mbretit, Robert me të  bijën Helenë. Është  nje monolog  i babait, qe  të kujton bisedat   më të  çmuara, që keni dëgjuar, midis prindit  dhe të bijës, por që i përket realisht vitit 1330. Dashuria prindërore  i  kapercen shekujt  dhe këtu mësojmë  se kariera  e  ben pluhur   dashurinë   prinderore. Ketë handikap, nuk e shpjegojnë dot  gjenetistët.

Kantjeri i anijeve në Ishëm,  pershkruhet  ne faqen 111. Behet fjalë, për vitin 1340. Thirrni kujtesës  dhe ndërgjegjes tuaj : Ne Ishëm kantjer  ndertimi per anije ! Sot nuk ka nje te  tille, jo në Ishem, por  as ne Durrës, as në Vlore .

Ne faqen 18  pershkruhet momenti, kur Andrea, merr dorën e  Helenes     pallat. Gëzimi  është  i atyre përmasave, sa të duket se  flasin edhe muret, dritaret,  dyshemeja. Gjithçka  bëhet  pjesë  e këtij gezimi  sublim.

Ne faqen 26, përshkruhet  zyra dhe  vete Tanush  Topia në punë  e sipër. Autoritetin e   kësaj zyre, vështirë se  e has edhe sot, pas   mbi  700 vjet. Eshte një event, që  na nderon si komb dhe i bën pluhur  pretndimet, se   ne nuk kemi   histori shtetformuse. Nuk ka as një fraze, që  e thotë këtë fakt. E thotë  zyra,kancelaria, arkiva, biblioteka, noteria, i zoti i saj, Tanush Topia  dhe puna, që  kryhet në zyrën shteterore . Këtë aspekt, autori, Osmani, është  një person, që e monitoron nga larg, por me hollësi, që na i përcjell në mënyren më të  përpiktë të mundëshme. Ne faqen  29, kur pershkruhen momente lufte shumë intensive bashkëbisedusi  psherëtin  : Përseri  Troje, përseri   Helene  !  Kjo shprehje instiktive, na   çon në një  konkluzion  historik, se trojanët, janë paraardhës, të   Topiajve  arbnorë. Këtë po e vërteton  edhe historia  moderne dokumentare. Unë  e kam fjalën te fakti, që dhe një psherëtimë në gjuhën romancjere, kthehet ne oshëtime historike.

Një përshkrim, që zgjon ç’do  lloj imagjinate  është  dasma në keshtjellë, ku Helena  u   be nuse. Këtë  pershkrim mjeshtëror, nuk ka komentus  ta  rigjenerojë. E gjeni ne faqet  33 deri ne  37. Me epizëm, me gjëmë e kuje sipas zakonit arbëror, jepet pikëllimi, gjëma dhe zia për vdekjen dhe varrimin e princit-kont Tanush Topisë. Në të dy rastet shoqëruar jo vetëm me traditën zakonore, por edhe me filozofinë dhe domethënien e gëzimit dhe hidhërimit, jetës dhe vdekjes.

Po  paraqes një shprehje, nga më të zakonshmet ne roman. Ne faqen 41    shkruhet : “ Ne  Petrele çatite  kuqeronin nga   tjegullat.”  Nenkuptohet  se në një qytezë të zakonshme të  Arbërise, kultura e jetesës, ishte  e nivilet  europjan, jo  ajo jetë  vetëm baritore, që  pretendojnë pseudoshkencëtarët  fqinj, deri te vete Krushovi. Shtëpitë  e Topiasve ishin  vila, ose te ngjashme  me to.

Merr rëndësi të   dorës parë  , koloriti  gjuhesor, në paraqitjen e tablove të gjera e të përmasave të mëdha. Ja nje shembull: Përshkrimi  i Beratit, me shtëpitë e bardha një-mbi një, kalanë, kishat, me kodikët e famshëm, murgjërit shkrues dhe piktorë ne faqen 91, eshte një perlë stilistikore, që ta sjell Beratin  dhe kulturën e hershme arbërore ne  tavolinen tende të   studimit. Në këtë rast  nuk mund të le pa permendur atë  që përjetoi  Helena napolitane, kur  vizitoi Beratin, qytetin  e dashur dhe karakteristik të  Arbërisë  dhe të  Shqiperisë së sotme. “ U bë shkak  ardhja ne  Berat, shkruan autori i romnit, që princesha Helene, perveç  bukurive natyrore të vendit, te njihte një anë  tjetër të  Arberisë, botën shpirtërore, që shtriheshin thellë në histori  dhe për të ishte burim  krenarie “ ( F 92 )       Helena  nuk i dha Arbërise  vetëm dashurinë  e pastër , por u bë pjesë  e  pa ndarë   e Arbërise, atdheut të saj të  dytë, për të cilin u be fli. Në se kjo  përtërti Helenën trojane, këtë  ja diktonte dashuria, për  bashkëshortin, për femijët, për  banorët  e papërsëritshem arbënorë.

Romani i  Osmanit, nuk  është një shumicë panoramash historike, patriotike, dashurore. Autori   nxjerr në pah   shumë veti  të kulturs, sjelljes dhe etiketes, qe nuk lidhen  me  pallatet, kurthet, intrigat, luftrat.Ai na sjell tabllotë tërësore, të Arbërisë para skënderbejane, atë ngjallje dhe zgjim të frymës së vetëdijës kombëtare, e cila do të çonte më von në Lidhjen e Lezhës dhe epopesë së ndritur të qëndresës kundër turqve otomanë.

Ne faqen 106 , shkruhet : “Mbreti, pas fitores së luftës, në  Piemonte, ja lejoi vetes luksin e  nje dite   zbavitje gjuetie, me bekimin e  Papës  Benedikt  i 12 “. Këtu kemi të bëjmë me një  rast domethënës, për punën,  për edukatën, për etiketën, që shoqëria  i imponon ç’do kujt, por jo të  gjithë i njohin si kod të  jetesës .Ne këtë rast, ç’do koment nga unë, merr karakter skolastik.  Le ta komentojnë dhe të nxjerrin mësime,  shtetarët,eprorët, shërbestarët   e popullit. Hierarkitë  nuk janë  tirani, por  jane   gardjane  te institucionit,  te punës me rendiment .  As një lloj  demokracie nuk mund te çvleftesojë  punën, institucionin  e jetës njerezore.

Duhet të jesh   pa ndjenja, që mos  bëhesh bashkë me   Helenën dhe  Andrean, kur  zbritën, në Napoli, për  të takuar   babanë-mbret biollogjik të  Helenës, Robertin D’Anzhu. “Bukuria e natës në det, qe e pa parë, shkruan   autori ne faqen 114 të  romanit.  Hëna derdhte  shkelqimin e zbetë. Deti merrte frymë  dhe psherëtinte  me të gjithë gjoksin dhe vijon :  Ata të dy, jetonin të tashmen, kujtonin të  shkuarën  dhe  dyshonin, për të  ardhmen “. Në këtë  ditë të takimit, Mbrei kriminel  dhe  Babai hipokrit, ju drejtua   Helenës :“ Ke mbi krye  dhe në pamje breoren e  dritës dhe të hirit mbretëror” Askush nuk  do të besonte, se  një ditë pas këtyre  fjalëve, dhe gostisë madhështore në pallatin mbretëror, do ta  dergonte  çiftin, në giotinë. Këtë krim makabër  mund ta  bëjë  vetëm një Baba-mbret, i  ardhur  nga  katakombet e pallateve  të intrigës, hanxharëve  krimit, që fshihet pas perdeve  të mëndafshta, ashtu siç do t’i jepte Shekspiri në tragjeditë e tij.

Këtë  pabesi, autori na i  përmbledh me një fraze të shkurter : “ Nën vezullimin e stolive, fshihet varfëria e shpirtit “. (f 122 )  dhe më von na   jep këtë frazë :“ Fishekzjarret e bënë qiellin e  Napolit, sikur po binin   yje shumëngjyresh “ ( F 125 ). Cila  është pjesa e nënkuptuar  e këtyre frazave ? Gjithnjë natyra  bëhet pjesë e   gjëndjes shpirtërore të njerzve, qoftë në të mirë, qoftë në të keq. Kjo është   arsyeja, që  auorët  përshkruajnë mjedisin   e gjerë, ku ndodh  një njgjarje e  caketuar. Pse  e  qysh ndodh kjo, nuk eshtë pjesë e  këtij shkrimi, me   objektiv  më të ngushtë.

E kam vene re  dhe ne romane te  tjera, Resmiu, nuk i merr për dore  dhe   t’u tregoi  rrugen personazheve, ose  ti vizatojë me ngjyrat, që do  ai. I le të ndjekin rrugën e tyre, të veprojnë dhe të flasin ashtu si dinë vetë ata Na i ka përshkruar   ashtu siç janë  personazhet e oborrit mbreteror, ne jeten  e tyre  te lluksit  dhe te begatise. Asnjë nuk ka përçmuar, ose ta   veri ne pozita, për  veprime   të shëmtuara.  Madje  dhe  xhelatët, që  shërbejnë në  gjiotinën  mbretërore . Ata bëjnë punën, për të jetuar. Lënda  e parë  e punës së tyre  është krimi. Në pallat  jetojnë vërtet  midis lluksit, por  kanë vetinë e   vetpërmbajtjes dhe  e  të çmuarit  objektiv të pasurisë dhe të lirisë së kufizuar, në të cilën u ka rënë fati të jetojnë .

Dihet, që kama, helmi  dhe pushka  ndodhet pas perdeve të rënda të  sallave, ku derdhet   hareja   dhe lluksi i praruar, si lumë i vrullshëm  malor. Afër  ndodhet  giotina mbretërore, që i bën hije vetes  dhe  klasës së lartë   mbretërore. Ekzekutimi tragjik, që  ju bë çiftit, Helena  dhe Andrea, autori   Osmani, i ka kushtuar  vetem   paragrafin e  fundit të    romanit. Eshtë   skena më e  dhimbshme dhe më makabre. Në se   kjo skenë do të  shkruhej, më përpara, do   krijonte  një sensibilitet të lartë te  lexusi, që  do    ndihej keq, për të  vijuar  leximet e mëtejshme. Gjithsesi  urrejtja , per   Mbretin – baba, na mbetet   në mendje dhe na regjistrohet në   ndërgjegje  .

Liria e njerzve  nga   zakonet  prapanike, të martesës, të  gjakmarrjes  dhe të tjera të ngjashme, përbën, në të gjitha kohrat  detyrë parësore, ne emancipimin e shoqerisë  dhe krijimin e klimës bashkëpunuse     shëndetshme  në shoqeri.

Ne momentin e   ekzekutimit, Andrea nuk pranoi  t’i lidhin sytë.  Ju shkreh  xhelatëve : “ Dua ta shoh  vdekjen në sy ! “ ( 130 )  Kjo deshire e Andreas  është  ftesë për brezat, që  të mos kursejnë asgjë, qoftë  dhe jetën, për lirine  e vërtetë të  njerëzimit, që fillon nga liria  e   gruas, riprodhuse e   njerëzimit.

Per stilin dhe gjuhen  e perdorur    romancierit   Osmani, mbetet   ajo, që kam pohuar  dhe në shkrimet para ardhes: shqipe e pastër e pasur dhe fjala e zgjedhur dhe e gjetur në vendin e saj.Në këtë  roman  gjuha është   e  stërholluar, sepse, në përshtatje me kohën për të cilën shkruhet,  gjënden  fjaleformime, të krijura  nga   dukuritë  fonetike  dhe sintaktore. Kjo  gjuhë  e   struguar , i ka sherbyer një   stili të ri, që  e ka bërë prozën, më të  rrjedhshme.  Ka faqe të tëra shkruar me prozë  poetike.  Gjuha e larmishme  e    shprehjes në tema kaq të komplikuara, siç jane temat historike, mundëson  ndriçimin    e plotë të  enigmës  së thurur  nga romancieri . Kësaj, ja ka  arritur  ta realizojë R. Osmani, në të tërë kompleksitetin  e  punës   të një romani, si ky që analizuam.

E vetmja  vrejtje, që kam për autorin është kjo : shumë shpesh   Helena  i  shpreh  fjalë të nxehta  dashurie Andreas. Mendoj të  eliminohet kjo skenë, kur    mjekon plaget e tij, pas ditës së gjuetisë. Kjo do të varet  tërësisht  nga vullneti i  autorit, në se  nuk prishet  konteksi i përshkrimit  në këtë  kre dhe në të tërë  veprën .

Në mbyllje duke uruar romancierin  Resmi osmani për këtë roman cilsor e dinjitoz që u shtohet romaneve të tjerë historikë, shpresoj që romani të gjejë rrugën për te lexuesi, veçanërisht te të rinjtë dhe, duke qënë roman historik më i realizuar në tërë pikpamjet,  të perfshihet nga Ministria e Kulturës, për vlerësim per çmimin e vitit që jepet për veprën letrare më të mirë. Illo Foto – Studjus, NY.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx