E hene, 29.04.2024, 06:06 AM (GMT+1)

Kulturë

Vladimir Shyti: Zaloandro Fama - Herët a vonë

E shtune, 12.02.2022, 05:20 PM


Zaloandro Fama me romanin e tij “HERET A VONE”

(Dy degë të rrënuar që kujdesen për një filiz të njomë)

Nga Vladimir Shyti,  Durrës

Në këtë prozë narrative, botuar në shtëpinë botuese “Luis Print”rrëfehet një ngjarje pas vieteve ’90 në Shqipëri. Ngjarja është një vatër ku jetojnë tre fetë e kulturave të ndryshme, por romani tregon vetëm një rrëfim intim të një familjeje të vogël. Aty flitet për dy prindër të rënë në moshë, që japin gjithçka për rritjen e fëmijës së adoptuar, edukimin e përsosur dhe arritjen e ëndërrave të saj.

Në linjën e vetme të subjektit tregimtari veçon botën e individit, kur përplasen sfidat e ndryshme, si humbja e atyre pak parave të mbledhura në mes të mjerimit, vdekja e njëriut të dashur, shkatrrimi shpirtëror që mund të arrinte deri vetflijim dhe rigjetja e vetvetes në ditët e vështira.

Rrëfimi të jep përshtypjen e një ngjarje biologjike, ka përshkrime me një ndjesi të shkruar bukur, ku del në pah ndjenja e dashurisë njerzore dhe spikat përsosmëria e një familjeje pa asnjë lloj gabimi, pra tepër shëmbullore, ku dy degë të fiksuar në një pemë, ku zogjtë me cicërimat e tyre melodioze të mbushin shpirtin, ata kujdesen për filizin e njomë që të ketë sa më shumë diell dhe të shumojë atë pemë familjare.

Zoti Fama në përshkrimet e tij sikur lodron me gëzimet e ndjesitë njerzore, hidhërohet pa masë nga dramat që pësojnë personazhet për të cilët ai tregon, paraqet në mënyrë korrekte shëmbullin e një dashurie me ndjenja e veprime të njërzëve me virtyte të larta hyjnore. Dalin më së miri dhe dialogjet midis babait dhe vajzës si në moshën fëminore ashtu dhe të rritur, gjthashtu edhe bisedat e ëmbla me shumë shpresa për të ardhmen e bijës së tyre për udhën e dijes drejtë perëndimit. Ku, dhe vajza e realizoj madje e tejkalojë ëndrrën e saj edhe të prindërve të vet.

“Kënaqu me atë që ke, dhe lëri gjërat siç janë. Kur të kuptosh që s’mungon asgjë, e gjithë bota do të përkasë”, thotë një filozof i huaj. C’do gjë në jetë është e balancuar, sepse nëpërmjet këtij balancimi arrihet harmonia kudo si në aspektet natyrore ashtu edhe ato njerzore. Rrjedha e rrëfimit të fut në botën e besueshmërisë, sepse është vizioni në emocionet e personazhit që mban gjallë kureshtjen e lexuesit.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora