| E shtune, 12.02.2022, 05:20 PM |
Zaloandro Fama me romanin e tij “HERET A VONE”
(Dy
degë të rrënuar që kujdesen për një filiz të njomë)
Nga
Vladimir Shyti, Durrës
Në
këtë prozë narrative, botuar në shtëpinë botuese “Luis Print”rrëfehet një
ngjarje pas vieteve ’90 në Shqipëri. Ngjarja është një vatër ku jetojnë tre
fetë e kulturave të ndryshme, por romani tregon vetëm një rrëfim intim të një
familjeje të vogël. Aty flitet për dy prindër të rënë në moshë, që japin
gjithçka për rritjen e fëmijës së adoptuar, edukimin e përsosur dhe arritjen e
ëndërrave të saj.
Në
linjën e vetme të subjektit tregimtari veçon botën e individit, kur përplasen
sfidat e ndryshme, si humbja e atyre pak parave të mbledhura në mes të
mjerimit, vdekja e njëriut të dashur, shkatrrimi shpirtëror që mund të arrinte
deri vetflijim dhe rigjetja e vetvetes në ditët e vështira.
Rrëfimi
të jep përshtypjen e një ngjarje biologjike, ka përshkrime me një ndjesi të
shkruar bukur, ku del në pah ndjenja e dashurisë njerzore dhe spikat
përsosmëria e një familjeje pa asnjë lloj gabimi, pra tepër shëmbullore, ku dy
degë të fiksuar në një pemë, ku zogjtë me cicërimat e tyre melodioze të mbushin
shpirtin, ata kujdesen për filizin e njomë që të ketë sa më shumë diell dhe të
shumojë atë pemë familjare.
Zoti
Fama në përshkrimet e tij sikur lodron me gëzimet e ndjesitë njerzore,
hidhërohet pa masë nga dramat që pësojnë personazhet për të cilët ai tregon,
paraqet në mënyrë korrekte shëmbullin e një dashurie me ndjenja e veprime të
njërzëve me virtyte të larta hyjnore. Dalin më së miri dhe dialogjet midis
babait dhe vajzës si në moshën fëminore ashtu dhe të rritur, gjthashtu edhe
bisedat e ëmbla me shumë shpresa për të ardhmen e bijës së tyre për udhën e
dijes drejtë perëndimit. Ku, dhe vajza e realizoj madje e tejkalojë ëndrrën e
saj edhe të prindërve të vet.
“Kënaqu
me atë që ke, dhe lëri gjërat siç janë. Kur të kuptosh që s’mungon asgjë, e
gjithë bota do të përkasë”, thotë një filozof i huaj. C’do gjë në jetë është e
balancuar, sepse nëpërmjet këtij balancimi arrihet harmonia kudo si në aspektet
natyrore ashtu edhe ato njerzore. Rrjedha e rrëfimit të fut në botën e
besueshmërisë, sepse është vizioni në emocionet e personazhit që mban gjallë
kureshtjen e lexuesit.