Kulturë » Zhiti
Visar Zhiti: Loja në bujtinën 'Puthja'
E hene, 14.02.2022, 09:22 PM
LOJA NË BUJTINËN “PUTHJA”
?(Pjesëz nga romani i porsapërfundur…)
Nga
Visar Zhiti
-…dhe
me maska dhe nuk u mbyllet goja, edhe kur janë akademikë, - thoshte Irisi dhe
unë qeshja. Pandemia s’donte të ikte dhe erdhi përsëri urdhëri qeveritar që të
mbaheshin maskat.
...
Vjen
kamerierja me sy të bukur. Gjithçka në rregull, pyet ajo me një kanë uji me
copa akulli në dorë dhe na mbushi gotat e përgjysmuara.
-
Ke sy shumë të bukur, - i thashë, - ëndërrimtarë.
Ajo
u lumturua - Askush nuk më ka bërë një kompliment të tillë dhe ma bën një aktor
i njohur, që e adhuroj. Faleminderit.
-
Po buzët a ngjajnë me sytë?
Ajo
u përskuq embël. E hoqi maskën dhe po më shikonte e qeshur.
-
I ke po aq të bukura sa ajo që po presim, - thashë.
Qeshi
me zë:
?- Edhe ky është
kompliment i veçantë.
?...????????????- Historia njerëzore… a mundet të shpjegohet dhe
nëpërmjet puthjes. A është shumë e vjetër puthja, profesor? - pyeta
-
S’e di. Nuk më ka shkuar në mendje?
-
Eh, mendoj se nis me Zotin, që kur bëri Adamin me baltë dhe i dha frymë me
gojë. Buzët, goja nuk janë vetëm për ushqimin, edhe pse ka rëndësi themelore.
?- Temë interesante.
Gjetjet arkeologjike nuk kanë puthje. Jo të gjithë popujt e kanë përdorur, -
tha duke parë nga Irisi
?- Përdorur? Ha-ha-ha,
Çfarë fjale, përdorimi dhe shpërdorimi i puthjes. Jo të gjithë dinë të
puthin... – u shpreh përzemërsisht Irisi
?- Me sa kujtoj tani, ka
popuj që thjesht i kapin duart njëri-tjetrit, i marrin erë atyre, kjo shpreh
miqësi, kështu e kanë në… fërkojnë hundën e njëri-tjetrit, sqetullat, s’e mbaj
mend se ku... Rreth 80 milion bakterie shkëmbehen gjatë një puthje, kam lexuar,
- u zbraz profesori.
-
Mirë dhe keq, - shtova unë..
…
?…rierdhën kamerierja me
ndihmësin dhe sollën porositë e para. Ndihmësi iku. Pjata të gjata me peshk dhe
sallatet jeshile.?
-
A mund ta bëjmë një “selfie” me aktorin që adhuroj? – mori leje ajo, - dhe me
të gjithë, - shtoi dhe nxori celularin nga xhepi i thellë i uniformës së
bardhë. Pse jo, u dëgjuan zërat tanë, aq më tepër me një kameriere kaq të
bukur, duhet të ketë qenë zëri im. U ngjesh fort pas meje, u shkrepën disa
foto.
-
Po bisedonim për puthjen, - i tha Dëfrimi asaj.
-
Shkak është emri i lokalit, - qeshi ajo.
…
-
Sapo nisëm. Desha të thosha që puthja është dhe shpikje dhe zbulim dhe natyrë
siperane e njeriut. Di që në Romën e lashtë njihej puthja, miqtë e mi, madje
kishte disa lloje puthjesh, tjetër quhej ajo që i jepej gruas, tjetër për
fëmijët, për mikun tjetër dhe në faqe...
?- Eh, ka qenë jashtë
interesave të kërkimeve të mia shkencore, - tha akademik Dëfrimi si i zënë
ngushtë. Kamerierja, që duhet të jetë dhe pronare, më pëlqen kur punojnë dhe
vetë, po më shikonte me adhurim, dijet e mia ishin eciklopedike. Irisi im e
dinte si ishte çështja, vetë ma kishte propozuar ardhjen te bujtina “Puthja”.
?- Ha-ha-ha, më kënaqe,
im kushëri, - ia ktheva teatralisht. - Ke të dashur?
?- Jo, pse? Unë jam i
martuar, ti e di.
?- Po, po, ke të drejtë,
- u tërhoqa. S’desha ta ngacmoj. - U martua një i njohur im dhe na lajmëroi se
priste urime vetëm një çerek ore pas dasmës, se s’dihej mund të vinte
divorci... – Kamerierja qeshi me zë. Dëfrimi u ndje i sikletosur. Irisi buzagaz
shtoi:
?- Kanë frikë të
dashurojnë...
-
Kaq zgjat një martesë tani, më pak se puthja... – thashë prapë unë.
?- Kurse mua më vjen keq,
- ndërhyri prapë Irisi, - që s’mora shallin që shkonte shumë me supën...
…
-
Në shekullin tonë zbuluan atë që quhet puthja franceze, - tha Irisi.
-
“French kiss” – shtova unë. Diçka më sëmboi si gjemb. – Ti ke të drejtë më
shumë se ne të tregosh, ta jep bluza jote...
-
Që ma ke dhuruar ti.
-
Puthja franceze, - po shpjegoja, - që fusin gjuhët në gojët e njëri-tjetrit, po
kjo është e vjetër, para erës tonë, apo jo, mor historian i dashur dhe ti,
Irisi im, - dhe i vura dorën mbi flokë, po ia ledhatoja, - ka dokumente nga
dinastia Han e Kinës, nga tekstet arabe, nga...
-
Je shumë i informuar, Hektor, në kësi çështjesh, - bëri sikur po shfajsohej
akademiku im, jo pa irritim. – Duhet të gjenden këto në google...
-
Po, - i thashë, - por nuk gjen si t’i thuash, kur dhe kujt?
-
Edhe në Bibël ka puthje, - e çoi bisedën ku ishte, Irisi. – “Kënga e Këngëve”
është një mrekulli!
? “???Më puth me të puthurat e gojës tënde,
????sepse dashuria jote
është më e mirë se vera”
?U ktheva i gjithë nga
Irisi:
“Mikesha
ime, ti më ngjan si pela ime
????Midis qerreve të
Faraonit...
????Sytë e tu janë si ato të
pëllumbeshave...”
?Pronarja ndërkaq ishte
ulur në karrigen që afroi dhe unë në njërën nga gotat e papërdorura hodha pak
vere dhe ia vura para. Irisi me zë magjepsës vazhdoi:
“Sa
i bukur je, i dashuri im...
????... i përngjan një dreri
të ri...
????Këmbët e tua janë
kollona mermeri
të
mbështetura në themele ari të kulluar”
Dhe
unë ngrita zërin, por në thellësi:
???? “Mika ime, ti je e
bukur si...
????Ti je e tmerrshme si një
ushtri ???????????me flamujt e
shpalosur..”
Ajo
qeshi.
???? “Dhëmbët e tu janë si
një kope dhënsh,
????që kthehen nga vendi ku
lahen.” – mërmërita.
“Shtati
yt është i njëllojtë me atë të palmës
dhe
sisët e tua janë si vile rrushi.”
U
ndjemë si në dalldi së toku, me gjithë sikletosjen akademike të tepërt të
Dëfrimit.
-
Na lumturuat! – tha pronarja dhe puthi Irisin në faqe.
-
Edhe Profesorin, pastaj dhe mua, - thashë. Kamerierja na puthi dhe ne në faqe,
me radhë.
-
Zonjë, - thashë, - ne duam të vijmë ndonjë mbrëmje këtu, të recitojmë për ata
që janë, poezi për puthjen, shoqëruar dhe me muzikë.
-
Mrekulli. Ide e shkëlqyer. Të mirëpritur. Bëjmë një kontratë...
* * *
Dy kompozime nga piktori
i njohur Gjergj Kola:
“Shëtitja
e parë” pikturë nga Gjergj Kola
“Duke
menduar për ty” portret nga Gjergj Kola