Kulturë » Kozeta
Kozeta Zylo: Romancë
E hene, 14.02.2022, 07:55 PM
Kozeta Zylo
Romancë...
Ndër
flokë si mjergull malesh,
Shën
Valentini vjen bekuar,
Puthja
sjellë lojë fantazie,
Sytë
tanë kaq shumë afruar.
Përskuqet
ajri në romancë shpirti,
Hëna
flirton mbi një degë peme,
Flaka
e qirinjve vallëzon heshtur,
Si
mjellmat e Çajkovskit të një skene.
Kjo
natë magjike ëmbëlsisht tretet,
Si
sytë e piktorit në kurm të një femre,
Fijëzat
e yjeve ledhatojnë shtratin,
Janë
ndjesi të ëmbla gjer në magjepsje...
E
veshim dhomën me tisin e shpirtit,
Petalet
e kuqe bien mbi trupat tanë,
Përjetojmë
çaste të një ndjenje hyjnore,
Si
dashuria jonë me shikim të parë.
Unë
nuk pres Shën Valentinin për dashuri,
Se
Shën Valentin e kam pasur tërë jetën,
Si
mjelmë kam notuar thellë zemrës plot pasuri,
Shekspiri
mund të rishkruante Romeon dhe Zhuljetën.
Megjithëse
nuk e dua famën e tyre,
Se
me kupë helmi e pinë dashurinë,
Une
jam pak e "çmendur" prej natyre,
Kur
mbi puthjen mjaltë ndjej pavdeksinë.
Me
një gotë vere shpirtin tundon,
Paske
qenë xhind që vjen në shteg,
Kjo
dashuri nuk paska fund,
Por
veç fillim që si prush djeg…
14 Shkurt, 2022
New York