E hene, 29.04.2024, 02:06 AM (GMT+1)

Kulturë

Mevlud Buci: Shpirti i dritëlirisë

E diele, 13.02.2022, 12:48 PM


SHPIRTI I DRITËLIRISË

MEVLUD BUCI

Poemë

-Në mesin e dhjetorit 2021, shtëpia ime në Lukan të Katër Grykëve, Dibër, nga shkaqe të panjohura prej meje, mori flakë. Këto vargje ia kushtoj asaj dhe fatit si dhuratë prej perëndisë, që më shpëtoi jetën, mua dhe bashkëshortes Shahe.-

O dritë e zotit,

O perëndi,

Forcë e Fuqiplotit

Dritë e shenjtëri.

Një jetë me dritë

Me shpirtpraruar,

Më dhe mirësitë

Më le të shkrumbuar.

Ma fale jetën

Dritën e lirisë

Hyjnor për t`vërtetën

O diell i njerëzisë.

Qysh më shkrmbove

Qysh më ke sulmuar,

Një rreze hyjnore

Një dritë shenjtëruar.

Në kohëra ,në vite

Brezat kanë t`dëshmuar

Sa lart më ngrite,

Më le të shkrumbuar.

Një zemër ,një këngë

Shpirti i çiftelisë,

Mori plagë e brengë

Nga dritë e perëndisë.

Nga drit e perëndisë

Mbi çdo lloj orbite,

Birin e shqiptarisë

Me rrufe e godite.

Me rrufe e godite

Birin shipirt-shenjtëruar,

Zemrën altar drite

Në vite i papërtuar.

Në vite i papërtuar

Me zërin sizifian

Me shpirt të bleruar

Për brezat-vigan.

Për brezat- vigan

Zëri i të vërtetës,

Zgalem dhe  titan

Në mbrojtje të jetës.

Në mbrojtje të jetës

Zgalem në stuhi,

Foli të vërtetës

O moj Perëndi.

O moj perëndi

Dritë e gjithësisë,

Më le me lot në sy

Më bëre bir  hyjnie.

Më bëre bir hyjnie

Më bëre kasaphanë,

Zemra-dritëlirie

Bash si diell e hanë.

Bash si diell e hanë

Me djersën e ballit,

Pa duk e pa famë

Me dritë të altarit.

Me dritë të altarit

Me forcë prej luani

U dogja prej zjarrit

Jam lis i vatanit.

Jam lis i vatanit

Djegur e rrënuar,

Shpirtin prej viganit

Pena s`ka të pushuar.

Pena s`ka të pushuar

Shpirti- gurrë mali,

O zot ke ndëshkuar

Birin zemër stralli.

Birin zemër stralli,

Dritë mbi 50 vite,

A e di ç`ka ligjëruar

A e di sa më ngrite?

A e di sa më ngrite

T`i jep dritë hyjnisë,

Në mote ,vite

Flas me Perëndinë.

Flas me Perëndinë

  ndrit çdo emër,

Të vërtetën e mirësisë

Diell i kam në zemër.

Diell i kam në zemër

Besën si vargmali,

Shenjtor kam këtë emër

Provat-gur stërralli.

Provat-gur stërralli

Gdhendur dritë lirie,

Një bir i thjeshtë mali

Falë prej perëndie.

Falë prej perëndie

Falë prej gjirit të nënës,

Në mejdan trimërie

Përfalem diellit e hënës.

Përfalem diellit e hënës

Përfalem mirësisë,

Me vrull të tramundanës

I flas   perëndisë.

I flas perëndisë

Qiellit e rrufesë

Me këngë të lirisë

Me zë e me besë.

Me zë e me besë

Shpirt shenjtëruar,

I flas qiellit i flas resë

Përse jam ndëshkuar?

Në çdo provë të jetës

Në dhimbje matet burri,

Një filiz i të vërtetës

Bash në një gen flamuri.

Bash në një gen flamuri

Fisnik sa mali i Korabit

Me shpirt e besë  burri,

Frymëzim –gurrë  e  flladit .

Frymëzimin gurrë mali

Vrullin –zgalem deti,

Këngët  porsi zalli

Forcën porsi shkrepi,.

Mi qe shokë të çmuar

Porsi dritë e syrit,

Me shpirt të praruar

Soj i xhevahirit.

Jo nuk vdes mirësia

S hpirti sizifian,

Në sy më ndrit liria

Forca si luan.

Me penë të pandalë

Përmbi 50 vite,

Pa bujë e pa fjalë

Veç me prova drite.

Veç me prova drite

  ballë të pedagogjisë

Me dëshmi mirësie

Përballë historisë.

Përballë historisë

Me dritën e zotit

Lavdi perëndisë

Lavdi Fuqiplotit.

O troje të përzhitura

O djersë e shkrumbuar,

Falë zotit të ndritur

Falë shpirtit të praruar.

Falë shpirtit të praruar

Se më rilindi jeta,

Mes flakëve shkrumbuar

Shpirti dhe e vërteta.

Ajo që unë bëra

Është një fije dëshmie,

Si u dogj e tëra,

Urdhër perëndie…

Urdhër perëndie

Ndaj urdhrit hyjnor,

Gen e za lirie

Për dijen theror.

Për dijen theror

Për brezat e mi,

Dritë-liberator

Popullin dritë në sy.

Popullit drit në sy

Larg lodhjes e brengës,

Më bëre shkrumb e hi,

Thesaret e këngës.

Thesaret e këngës

Me plot rreze drite

Prej mendjes ,prej zemrës

Bash mbi 50- vite.

Bash mbi 50 -vite

Në front të diturisë

Me rreze drite

Prej perë ndisë.

Pse pre e Perëndisë

Një gen e dritë meritë,

Zgalem i pedagogjisë

Vit për vit.

Sa vite e vite

Bash dritë e altarit,

Si  agjitues drite

Si stinë e beharit.

Si stinë e beharit

Si kurora e Runjës,

Si Sizif majë malit,

Balldjersitur i punës.

Balldjersitur i punës

Shpirt –zjarr i lirisë,

Skifter i furtunës

Gen i shqiptarisë.

Gen i shqiptarisë

Me gjyshër -fisni,

Urtak në pedagogji

Për  brezat, dituni.

Për brezat dituni

Si Molla Bajrami

Zemrën madhështi

Forcën palcë shkambi.

Forcën –palcë shkambi

Rrëzë Runjës e Zallit

Krenari dibrani

Prej gjyshit së pari.

Shpirtin hov-stërrall,

Bash rrjedhë e trimnisë,

Bir i urtë i malit,

Provë e mirësisë.

Provë e mirësisë

Me emër hyjnie

Falë perëndisë

Flakdan lirie.

Qaj moj nënë Ajkunë

Të rron Omer djali,

Buzë zallit nën Runjë

T`u dogj gjithë thesari

T`u dogj gjithë thesari

Falë prej perëndisë

Udhët dritë altari

Shpirti i dritëlirisë….

KATËR GRYKËT, DIBËR, 2022



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora