E hene, 29.04.2024, 02:58 AM (GMT+1)

Kulturë

Meti Rexhepi: Kuçedra

E hene, 14.02.2022, 07:12 PM


Meti Rexhepi

KUÇEDRA

u  zgjua  kuçedra qindra mijëra krerësh e

etni-ngrënësja prore e pangopur

nuk i shuhet e tmerrshmja etje

as në Baltik as në Detin e Zi

as në Adriatik as në Dardanele

as në Ujdhesat Kurile

as në Gjirin e Derrave

*

logjikën dhe zorrët përplot gaz

jashtëqitjet nga lart

ndotin dhe djegin të llamarintin pullaz

*

(vi)rusët  mëtojnë diellin dhe akujt  siberian

t`i shtrijnë në çdo skutë në çdo anë

dhe nuk kanë të ngopur

uri e (vi)rusëve drithëron Evropën

ankthe me tyta përtej gjumë-ethesh Ukraina

turbullohet truri kapësen barqet rrudhet shpina

*

nuk avullohet  truri

porse Ukrainës i tymon mllefi

kallinjve njerëzorë u zhvishen

miliarda kokrrash gruri

*

me flakë tytash e predha

dëfton zgjimin  kuçedra

*

u zgjua kuçedra ruse

me përmasa kontinentale gllabëruese

u zgjua ariu polar një akullthyes grabitqar

paraleleve meridianëve globale helmuese

*

këlysh tigrash të sojit të vet

ushqen dhe rritë në një qytet

injeksione tërbimi  Qytetit të Bardhë

ndërsen kafshime kanibalësh  mbi shqip-farë

*

u zgjua kuçedra mbi lumenj e puse

dridhu Evropë e plakura nuse

paqen e bëje gjithandej Ilirikut

mbi të mbjellat e lashta të shqip “arkaikut”

*

u zgjua kuçedra një dite të nxirë

veçse kur t`i shtangen nofullat

gjokset e kokat

metali do t`ua  ketë shkrirë

*

u zgjua kuçedra

që të thyej eshtra

*

le t`i merret çekani

t`i lihet vetëm drapri

  në vatra

të korrë disfata

*

por gllabërimet e lakmuara

kufijtë i kanë deri te krupa

dialektika solli ligje të ndërsjella

gjithçka e patretur  kthehet me të vjella

*

ja ku doli doli-doli  kuçedra

e  mendje-shpellave të zeza

Gjilan, 14 shkurt 2022



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora