E diele, 28.04.2024, 10:03 PM (GMT+1)

Kulturë

Xhevahir Cirongu: Takim e kujtime në kohë pandemie

E diele, 20.02.2022, 07:47 PM


TAKIM  E KUJTIME NË KOHË PANDEMIE…

SKICË

Nga Xhevahir Cirongu

Nuk thonë kot se takimet e çastit janë mbreslënse e ato lënë gjurmë në kohën e tyre.Dhe kjo është më se e vërtetë.Kushdo që e ka provuar,është bindur me të vërtetë dhe i ka dhënë të drejtë këtyreve takimeve të çastit,saqë ato mbeten përgjithmonë në memorjen e njerëzve për shumë kohë.Në’’ Kopshtin’’ e lëndinave të kujtesës jetësore ato mbeten bashkë me kujtimet nëpër kohë si pjalmi i luleve deri në përjetësi. Ishte data 14 shkurt 2022,kur unë takoj disa shokë e miq për herë të parë në një kafe aty buzë detit adriatik në lagjen e ‘’Plazhit’’ në Durrës. Pas një telefonate që më bëri Xhelo Tozaj, u nisa për atje me autobusin e linjës. Nuk kaloi shumë kohë, dhe u gjenda atu ku edhe më këshilloi Xhelua, i cili më prste tek destinacioni afër një qoske gazete. Me të mbritur aty, me Xhelon u përshëndetëm dhe morëm rrugicës për në bregdet te një lokal kafeje.Vala e detit dukej sikur më thoshte’’Mirse vjen o mik!’’ . Aty zumë vend që të dy. 

Pas pak vijnë edhe dy komshinjtë e Xhelos.U përshëndetëm me ata sikur ishim njohur prej vitesh. Dhamë porosinë,e biseda merr udhën e saj në këto kohë pandemie.Kujtimet po rridhnin si një burim e kërkonin të mos ndalnin kurrë!? Kur fliste njëri,ne të tjerët dëgjonim me shumë vëmendje e respekt. Ishin biseda të çiltra si vesa e mëngjesit.Padashur, ndonjërit nga ne i dilnin edhe lot malli e dhimbje për të djeshmen, por edhe për të sotmen. E megjithatë,kujtimet vazhdonin punën e tyre nëpër vite…!

-Po ju se e keni emrin,- pyes një nga të ftuarit në tavolinë? Ai më përgjigjet ngrohëtësisht se më quajnë Kamber Brahimasi nga një fshat i rrethit Berat. - Epo, qenkemi nga një anë. iu përgjigja unë.-Me çfarë pune jeni marrë,- e pyes prapë dhe e ngacmoj për të vazhduar bisedën e tij. Pastaj, si I zënë në ‘’faj’’  na tregon rrugëtimin e tij në vite. Dhe vazhdon të na tregojë:

‘’Një jetë të tërë kam punuar në arsim. Në vitin 1967-’70 mbarova pedagogjiken në Gjirokastër. Aty njoha shumë shokë e shoqe, të cilët më kanë mbetur në memorjen time.Po u përmend Shefqet Bako,Gëzim Musabelliu,Trëndelina Qorri, këta që të tre ishin nga Skrapari….!Janë shumë, edhe nga rrethet e tjera të Shqipërisë, ku malli e respektin e ruajmë edhe sot  që jemi thinjur nga koha – jetë! Kam punuar në fillimet e atyre viteve si arsimtar në Qafë – Dardhë të Klosit, në vitin 1975, në fshatin Tomorr me drejtor Kristaq Shtreti. Kurse në vitin 1976 në shkollën Qereshnik Berat. Me zhvendosjen e familjes time nga Berati për në Durrës, në 2001 punoj në shkollën e Gjepalit, ku deri në vitin 2016 dal edhe në pension pleqërie;pra plot 40 vite pune në arsim!’’.  I kujton ato vite përkushtimi ku dha frymë e dije nga trupi i tij në edukimin e arsimimin e shumë brezave, të cilët krenohen për mësues Kamber Brahimasi Po, biseda jonë nuk mbaron këtu,ajo vazhdon si një rrjedhë lumi bashkë me oshëtimën e lumit shkumbin e ndalet për tea to kujtime të bukura jetësore edhe nga miku tjetër fjalëpak Nuri Senia nga Mollasi i rrethit Elbasan. Rrjedha e bisedës sonë ‘’vrapon’’ për tek ato tregime e ngjarje në vite nga goja e Nuriut. Ai midis të tjerëve na flet plot respekt edhe për mësues  Hasan M. Shahinaj,Nebi Dragotin etj. Ato tregohen sot në kohën e një Pandamie sikur të kenë ndodhur sot e jo shumë vite larg prej 40 vitesh të shkuara. Na tregon episode të ndryshme me plot ëmbëlsi, të freskta si lule maji e kujtimet ja marrin këngës si bilbilat e prillit që s’kanë plakje kurrë. Vetë Nuriu ka punuar në profesionin e arsmtarit për disa vitesh, por më pas kalon në Shtëpinë e Kulturës Mollas e Topojan të Elbasanit. Me ardhjen me banim në rrethin e Durrësit, punon në arsim vitin 1998 në  shkollën Sallmone, Arapaj,e ‘’Bajram Curri’’ në Durrës. Në vitin 2016 del në pension pleqërie.Që të tre këta intelektualë Xhelo Tozaj, Kamber Brahimasi e Nuri Senia kanë për të thënë e treguar shumë nga jeta e tyre profesionale, por edhe me kaq sa bashkëbiseduam te ajo kafe buzë detit adriatik në Durrës mjafton të njihesh me aktivitetin e tyre profesional e shoqëror si gjithmonë të thjeshtë e dashamirës edhe në kohë pandemie.Kujtimet janë si vetë vala e detit,kur ato kujtohen pas kaq vitesh, bëhen edhe më të bukura e përcjellin zjarrin e dashurisë për jetën tonë njerëzore.Takime të tilla të çastit mbjellin tharmin e jetës sonë me fjalën kuptimplotë: Përjetësi ! 

                  ***

                Durrës, 19 Shkurt 2022



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora