Kulturë
Albert Habazaj: Elegji për Nënën
E premte, 18.02.2022, 07:49 PM
Portret
i nënës sonë, Bebesë punuar në dru, para pikturës së Vëllait, Gencit të
paharruar
Elegji për Nënën
Bebesë,
sedërtares sonë të shtrenjtë: Behire Abazi, 07.12.1940-07.02.2022
Nga
Albert HABAZAJ
Unë në Tërbaç përsëri do të shkoj
Po kush do të më presë me krahë
hapur,
“Erdhe, a të keqen!”, kush do të më
thotë,
Iku trimëresha me stuhi brengash
matur …
Pushon tani në krah të burrit e
djalit,
O Nënë, as mali me borë s’ duron sa
ti,
Si vallë i sfidove shqiponjat e
malit,
O nënë, o mall, lot i patharë,
dhembshuri ...
13 vjet e prite këtë ditë
Atje ke gjetur qetësinë, o Bebè!
Ta ndjej aromën e ngrohtë me dritë,
Ta shoh imazhin ëmbëlor hënës mbi rè
…
Përse e bëre këtë sakrificë sublime,
Le ushqimin, ilaçet me bindje i le,
O zhgabonjë e Tranajoit sa fluturime
Ëndrra dhe dëshira të tuat kemi ne.
Nuk të qaj vitet, po vuajtjet që
s’thuhen,
S’ doje të na lëndoje e lotët ke
ndrydhur,
Që sot e tutje, nga ti erërat druhen,
Dhemb unë tek gjej portën e shtëpisë
mbyllur…
Kujtimi i të treve
do të jetë me ne,
Deri ditën, që do të
shkojmë atje.
O Bebè, moj xhanè,
Ç’mal mbi supe që më
le…
Tërbaç, Vlorë, e
mërkurë, 09.02.2022