Kulturë
Gjekë Gjonaj: Për Teatrin e Fëmijëve të Ulqinit nuk është pengesë as virusi
E premte, 18.02.2022, 07:21 PM
Për
Teatrin e Fëmijëve të Ulqinit
nuk është pengesë as virusi
korona
Nga
Gjekë Gjonaj
Këto
dy vite me pandemi të paparë deri më
tani, kanë ndryshuar shumë gjëra, e anash nuk është lënë
as teatri e instuticionet e tjera kulturore.
Qysh nga marsi i vitit 2020, atëherë edhe kur u shfaq virusi Covid-19, i cili
tashmë ka përfshirë gjithë universin, organizimet kulturore-artistike morën një
goditje të madhe.
Në
përgjithësi institucionet kulturore në
Mal të Zi, e sidomos ato që
aplikojnë artet skenike, kishin një varg problemesh e sfidash. Shumë prej
ngjarjeve u pezulluan, ndërsa kishte edhe artistë të shumtë që përdorën
alternativa tjera për të qenë sa më afër publikut. Pra, ishte periudhë pandemie
me të papritura, kishte dhe situata të frikshme, fakti që nuk dinim si
të vepronim në një rrethanë që nuk kishte shpjegime të mjaftueshme. Ishte po
kaq enigmatike, një mister që akoma po vazhdon, me të cilin të gjitha teatrot po vazhdojnë të sfidohen. Por, pavarësisht situatës, kultura filloi të ringjallet gradualisht duke zhvilluar aktivitetin e saj
me një numër më të vogël audience se zakonisht. E njëjta vlen edhe për Teatrin për Fëmijë të
Qendrës për Kulturë të Ulqinit ,
që pavarësisht kushteve jo të favorshme, sidomos për shkak të pamndemisë , kishin dhe vazhdojnë të kenë një sërë
paraqitjesh skenike.
Regjisorja
e Teatrit për Fëmijë të Ulqinit,
Edina Mustafiq në një
bashkëkomunikim tregon për sfidat ( vështirësitë) në të cilat po kalon Teatri për Fëmijë
i Qendrës për Kulturë të Ulqinit , i cili për herë të parë filloi punën
me të rinjtë e këtij qyteti në shkurt të
vitit 2019, gjatë kësaj periudhe,
për sukseset e arritura në kohë
pandemie dhe për realizimin e shfaqjeve të
reja.
“Fillimi
i punës së këtij teatri ishte një sfidë
në vete, duke pasur parasysh që të
rinjtë e qytetit të Ulqinit nuk ishin
mësuar me termin - teatër. U regjistruan
rreth 35 anëtarë, duke përfshirë kështu mosha të ndryshme, nxënës të shkollës
fillore dhe të mesme, grupi i nxënësve në gjuhë shqipe dhe grupi i nxënësve ne
gjuhë malazeze. Të rinjtë, përveç se të talentuar, treguan disiplinë dhe
bashkëpunim te frytshëm në grup.
Premiera e parë, shfaqja “E bukura dhe bisha” u dha në qershor të vitit
2019, e cila u mirëprit nga publiku ynë, duke vazhduar ne muajin korrik me
shfaqjen “Ëndrra e Sarës”.
Këto
shfaqje patën mundësinë të ripërsëriten
edhe në Festivalin “Skena verore
2019”. Sa do kohë kalonin, interesimi i të rinjve ishte edhe më i madh, ku
kështu edhe rezultatet ishin më të mira, për një qytet i cili është rritur pa
teatër.
Gjatë
fillimit të vitit 2020, për shkak të masave mbrojtëse kundër Covid-19, teatri i
fëmijëve realizoi “Natë poezie”, në një performancë oleinë,
me poezi të autorëve më të njohur botërorë, duke vazhduar në fillimin e
vitit 2021 me po të njëjtin aktivitet, por kësaj radhe me autorë vendas (të
Ulqinit.)
Suksesi
i radhës ishin shfaqjet “Hirushja” dhe “Pepeljuga”, shfaqje këto të cilat u
dhanë ne korrik dhe tetor të vitit 2021, ku kënaqësia më e madhe ishte po ashtu
pjesëmarrja në kino-sallën në Katërkollë ( Anë të Malit) e cila pas
shumë viteve u rikthye ne funksion. Po ashtu teatri i fëmijëve udhëtoi edhe ne
qytetin e Tuzit. Teatri i fëmijëve tani është në përgatitje të dy shfaqjeve, me
dy grupmosha, ku para sezonit turistik do kemi premierën e shfaqjeve:
“Borëbardha dhe shtatë xhuxhët” dhe “Bukuroshja e fjetur”, thotë Edina.
Ajo
si regjisore e re profesioniste që
premton shumë në të ardhmen, plot vullnet e entuziazëm për punë profesionale, jo pa qëllim, siç shprehet ajo, fokusin
me teatrin e fëmijëve e ka tek përrallat, duke e pasur parasysh se
pikërisht ato janë më të dashura për
fëmijët, se ato kanë personazhe me të
cilat ne jemi rritur dhe e kemi më lehtë t’i ringjallim në skenë, mbasi që jemi
ende në hapat e para me këta artistë të rinj.
Më
tutje regjisorja Edina vazhdon
se peshë të madhe dhe rol të veçantë mban skenografia dhe kostumografia,
ku njëherë është edhe kontakti i parë i publikut me shfaqjen, pas hapjes së
perdeve. “Kur janë në pyetje shfaqjet dhe përrallat për fëmijë,
skenografja dhe kostumografja, Jetmira Hoxha, ka hapësirë edhe më shumë për
imagjinatë dhe realizim të punës së sajë, që shfaqja të jetë sa me e bukur dhe
përrallore për fëmijët dhe publikun. Fëmijët janë krijesa më e dashur, më e
sinqertë dhe përkushtimi që gjendet tek ata, rrallë mund të gjendet edhe tek ne
të rriturit, meqë ata kur të rriten do
të jenë kolegët tanë”, pohon Edina.
Gjithë
kjo punë e bërë nga drejtuesit dhe
artistët e këtij teatri në periudhë pandemie ,
përballë vështirësive të mëdha në të gjitha sferat, me ç’rast provat janë
mbajtur më ndryshe se zakonisht
e me kujdes më të shtuar që
ndokush prej tyre mos të infektohet nga
ky virus, dëshmon se ata me vullnetin dhe përkushtimin e tyre
të madh nuk e ndalën punën.
Edina
Mustafiq, regjisore