Kulturë
Atdhe Geci: Trojë e Ilirisë
E diele, 20.02.2022, 04:11 PM
Atdhe Geci
TROJË E ILIRISË
Në
Trepçë është palca e Kosovës
qenia
që t´ardhmen na përcakton
le
të çmendet tigri i luftës e lufta
Trepça
dardane, Ilirinë s´e mohon.
Në
të dielat e arit dhe të argjendit,
në
të hënat e shiut dhe t´metaleve
u
vetëlindë zinku, plumbi dhe ari
dhe
kristalet me florire të Trepçës
Hapeni
ballinat e faqeve të tokës
të
shihni feldspathet, e manganin,
në
të reshurat midis
vullkaneve
u vetëlindë
ari, Trepça dhe opali
Qahen
thëngjillet, floriret e tokës,
qahet
humusi, Ibri dhe molibdeni
betejat
me hartat serbe vazhdojnë
të
vrasin Kosovën, Trojën e lirisë!
Fol gjuhë
e lashtë e
kësaj toke
Trepça e
Kosovës prindin e di,
Në
Trepçë Kosova e ka një emër.
Mëmë
e baba ia quajnë, Shqipëri!