E diele, 28.04.2024, 08:06 PM (GMT+1)

Kulturë

Rudolf Marku: Ikja e mikut tim, Bardhyl Londo

E premte, 18.02.2022, 08:10 PM


Rudolf Marku:

Lajmi i shuarjes së Bardhyl Londo më arriti sot, kur jashtë shtëpisë time, në Londër, ndjeva që herët, jashtë dritareve, zhurmën e një  stuhie të pazakonshme, një stuhi që dukej e ardhur drejt e  nga malet e Ballkanit, veç për të më sjellur një kob të mrapshtë: ikjen e mikut tim poet.

Ditën e djeshme i dërgova Londos në messenger një përshendetje. Duke e ditur se nuk do të kishte mundësi për të ma kthyer përgjjgjen. Por me mikun tim jemi marrë vesh kurdoherë dhe pa folur! Heshtja e tij dje  ishte paralajmerimi  per shuarjen e tij sot!

Me London më lidh një miqësi e dhjetëra viteve. Kemi filluar të botojmë njëherësh te Zëri i Rinisë pothuajse në të njejten kohë. Më vonë te gazetat dhe revistat e tjera letarare. Dhe në ato pak raste kur shiheshim, nuk kishim nevojë për shumë fjalë që të kuptoheshim. Londo kishte atë energjinë e brendshme për të cilën flasin përherë e më tepër që nga filozofët, shkenctarët e deri te  mistikët dhe amatorët e mediave spekulative.

Në vitin 1988, e kam patur koleg timin në gazeten Drita. Ato vite që punuam së bashku kanë qënë dhe vitet më intensive të miqësisë tonë. Së  bashku me Zija Çelen, Teodor Kekon, Skender Buçpapen,  Briseida Mema-n e plot të tjerë, kishim arritur të bënim një gazetë aq të mirë, sa të kritikohej dhe nga vetë Zëri i Popullit!

E kam çmuar gjithmonë poezinë e Londos. Si një poezi e drejtpërdrejtë, njëkohësisht e fuqishme, metaforike, bashkëkohore, moderne, e mbushur me dhëmbje dhe ndjeshmëri! Bisedat për poezinë dhe letersinë me London ishin një kënaqësi më vete. Me një aftësi të rrallë  që t’i gëzohej krijimtarisë së bukur- që nga krijimi i një fillestari të panjohur e deri tek krijimet e emrave më të mëdhenj të poezisë botërore! Bardhyl Londo i përket asaj Shkollës së Vjetër të poetëve ( Old School! ) të cilët jetonin në çdo çast me poezinë dhe letersinë – dhe kjo nuk nënkupton -me poezinë dhe krijimtarinë që shkruajnë ata vetë (kjo e fundit do të qe një model i Shkollës së Re)!

Në faqen e parë të Librit Shenjetor dhe Djall, më pat shkruar një dedikim që po e ndaj me ju. Po, miku im, ti  gjithnjë i ke përkitur Ëngjejve të kësaj bote. Dhe  për këtë arsye do ta kesh më të lehtë në botën e pertejme! Vendi yt atje ka qene i rezervuar ne rradhet e para!



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora