E hene, 29.04.2024, 07:27 AM (GMT+1)

Kulturë

Hysen Berisha: Ikja e madhe

E diele, 20.02.2022, 04:39 PM


HYSEN BERISHA

Ikja e madhe

(Kushtuar Sylejman Krasniqit)

Qershi këtej, qershi andej.

Aromë lulesh, aromë baroti.

Shpirti më thotë të shpërthej,

Gusha mbushur kokrra loti.

N´mes kyfijsh lëndinën vërej,

aqsa malësorja shurrën hedh,

Ushtarë këtej, ushtarë andej,

Mashtroj lukthin me një ledh.

E, mua zemra më rrah

Vrullshëm, si tiketaket e orës,

tek shtërngoja fortë shkopin

n´mes gishtrinjëve të dorës.

Qenë këtej e, qenë andej.

Me ata, o duhej të luftoj,

o fantazmë e të shpërthej

se, as si zog smund t´fluturoj.

Bjeshkë e nemur këtej,

Bjeshkë e nemur andej.

Kështu armiku u pat thënë

Ç´atëherë e sot për mua

Janë të shenjta, mu bënë nënë.

Veshmdhenjë këtej

veshmdhenjë andej.

Heshtja, thanë është flori.

Me karrotë e shkop mbi kokë

Vetëm kështu bëmë histori.

Hapa sytë, mbylla gojën,

jetë e vdekje fyta-fyt.

U burrërova pa shijuar lojën

-një jetë mundi për një fryt.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora