| E diele, 20.02.2022, 04:39 PM |
HYSEN BERISHA
Ikja e madhe
(Kushtuar
Sylejman Krasniqit)
Qershi
këtej, qershi andej.
Aromë
lulesh, aromë baroti.
Shpirti
më thotë të shpërthej,
Gusha
mbushur kokrra loti.
N´mes
kyfijsh lëndinën vërej,
aqsa
malësorja shurrën hedh,
Ushtarë
këtej, ushtarë andej,
Mashtroj
lukthin me një ledh.
E,
mua zemra më rrah
Vrullshëm,
si tiketaket e orës,
tek
shtërngoja fortë shkopin
n´mes
gishtrinjëve të dorës.
Qenë
këtej e, qenë andej.
Me
ata, o duhej të luftoj,
o
fantazmë e të shpërthej
se,
as si zog smund t´fluturoj.
Bjeshkë
e nemur këtej,
Bjeshkë
e nemur andej.
Kështu
armiku u pat thënë
Ç´atëherë
e sot për mua
Janë
të shenjta, mu bënë nënë.
Veshmdhenjë
këtej
veshmdhenjë
andej.
Heshtja,
thanë është flori.
Me
karrotë e shkop mbi kokë
Vetëm
kështu bëmë histori.
Hapa
sytë, mbylla gojën,
jetë
e vdekje fyta-fyt.
U
burrërova pa shijuar lojën
-një
jetë mundi për një fryt.