E enjte, 12.09.2024, 02:20 AM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: 16-vjet pa ty, Frederik Rreshpja!

E diele, 20.02.2022, 04:27 PM


16-vjet pa ty

In memoriam,  FREDERIK  RRESHPJA

(elegji)

Nga Përparim HYSI

FREDERIK!

Kanë ardhur "luanët e thyer të fëmijërisë"

Dhe pinë ujë tek  pusi i vjetër"

Fshinë buzët të trishtuar

SE, mjerisht,  nuk të kanë gjetur.

"Me një turban vese mbi kokë, SAADIU,

Erdhi enkas për ty nga PERSIA

Dhe SAADIUT buza i ngriu

Dhe qau me lot si fëmija!

Se ti ke ikur bukurosh

Dhe ke 16-vjet që prehesh në RMAJË *

Por kurrë,  kurrë nuk do a na mungosh

Askush që të njohu,  nuk e ka kollaj.

Ike dhe pas le një zbraztësirë të  madhe

Braktissja e POETIT nga shteti qe veç turp

FREDERIK RRESHPJA është PRINCI I LIRIKËS MBARËSHQIPTARE

Më 17 shkurt 2006, shteti turpin e hëngri me bukë **

Asnjë nga shtetarët nuk qe tek VARRI POETIT!!!

Ministri i(Ç)KULTURËS, gjasme, i pasionuar pas letërsisë

Katandisi si eunuk i pushtetit

Të mos përcjellësh me kurora një PRINC të POEZISË!

Më shumë e rriti kurbën indiferenca e pushtetit

Kur në TIRANË u mbajt një koncert-homazh ***

Prapë nuk u përfshi emri i POETIT,

Kujtesa e pushtetit mbushur me "tallash".

Prapavija e"kësaj harrese" qe krejt e lexueshme

Se LIRIKU I MADH qe opozitar

Pushteti i asaj kohe nuk bëri gjë më të turpshme

Dhe në vizionin tim,  ky qe akt barbar,

* në RMAJË ku varrosen katolikët.

**Vdiq më17 shkurt 2006 dhe asnjë përfaqësues nga Ministria e KUTURËS nuk mori pjesë në funeral.

*** koncerti-homazh u bë për të ndjerët:IBRAHIM KODRA;KELË KODHELI DHE VATH KORESHI.Është mbajtur më 28 shkurt 2006 dhe RRESHPJA prapë u "harrua".

Tiranë, 20 shkurt 2022



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora