| E merkure, 23.02.2022, 08:00 PM |
IN MEMORIAM
POEZIA NUK LINDË
ME ?AJ RUSI
(Mikut
të Rrapit: Poetit Sami Velçani,
në
vend të kurorës luleve mbi varr).
NGA
KALOSH ÇELIKU
Sami Velçani (… - 2021), poet i mirënjohur dhe avokat, është një zë i veçantë plot muzikalitet, rimë dhe ritëm.
Autori ka një vizion të vetin mbi
realitetin. Poeti në poezinë e tij shpalos besimin se duhet gjithmonë të
përballet me sakrifica të ndryshme me durim dhe urtësi. Herë- herë poeti
magjepset dhe përbetohet pas idealeve të mëdha të cilave u thur vargje madhore.
Autori deri më
tani botoi këto libra: Rrëfimet e Bahçe Shpejtanit (tregime), Kënga e
Arabasë së vjetër (poezi), Regëtima e gjethes, Deti i
puthjeve, Tymjakët, Statuja e Atletit, Arusha e pajetës,
(poemë), Kontratë me ujkun (poemë), Ditari i së dielës (poezi)
etj.
(Natën e Madhe të Vitit Ri 2022
laptopi im piu raki dëllinje)
Natën
e Madhe, të Vitit Ri 2022
«Hakerët»,
e sulmuan Laptopin?!
Me,
metoda policore partiake.
Nuk
mund ta hap, Sot: marr lajme:
Nga
gazetat. Portalet elektronike.
Rrugë,
Dalje, për shtigje. Edhe :
Sot,
m’i fshinë shkrimet. Librat
Urimet!
Nuk ka problem. Çeliku:
Përsëri,
do t’i shkruaj ato Libra.
Urime,
Nesër! Nese, jemi gjallë
Shkaku,
se: i dhashë, raki Dëllinje
Natën
e Madhe të Vitit Ri 2022:
Dhe,
vdiq. Sonte, nuk merrte frymë.
Ditën
e Nesërme, i them Djalit
Vdiq.
Iku. Ka pi raki Dëllinnje?!…
(“Armiku padukshëm”me këmbët
dhe trutë në legen)
“Armiku i
padukshëm musliman”
I cili më izolioi
me Gruan besnike.
Familjen. Miqtë. Dhe, Poezinë
I lutet Zotit në xhami.. Rrugë:
O Zot, kthem
në xhami! Liri
Mes poezive. Grave
besnike!
“Armiku i
paadukshëm”, në xhami
Edhe, i lutet
Zotit për mëkare:
Kalosh ?elikun te “Parku i Grave”.
Edhe, është plot
mall. Dashuri
I përqafon gratë e
mia besnike....
(Lufta ime e fundit mes librve
me “armikun e padukshëm”)
Luftë, fytas me
“amikun e padukshëm”
Në pabesi, më
sulmoi një Natë Dimri.
Edhe, më, rrëzoi
në shtrat. Dhomë
Betejë e
përgjakshme pa rregulla lufte.
Nuk e donte mikun.
Edhe, Miken
Që, deri Dje, u
këndonte serenata:
Me ju, de dehem në
gjumë. Shtrat.
Lufta dihet, qe: e
pakokë. Paqësore
Megjithatë: Unë me
vargje “erotike”:
E qetësoja. Ia
mbyllja dritaren. Derën.
Lufta e fundit me
“armikun e padukshëm”...
(Hajni i Grave besnike)
Mikja Di, me
mesazh më shkruan:
Je , “HAJN.
PSIKOPAT. Bërllok?!
I përgjigjem: Po,
jam hajn i grave besnike
Por, jo : edhe
parave pista. “Haramit”.
Dhe, i dua gratë
besnike. Azganet
Burrave, me brekët
mbi pantollona:.
Gra, që, më japin
gji. Fuqi për Luftë
Poezi. Dashuri.
Liri, fushave. maleve.
Nuk ka problem,
pse ato sot më shajnë
Portaleve
elektronike. Dhe, Facebook:
“Tradhtar”.
Shkaku: nuk jam miku tyre
Megjithatë, Unë si
Poet: ende i dua!
Vitin e Ri 2022,
pa zbukurime. Drita
Babadimër, në
“Bit-Pazar”. Shkup:
E prita me
grushtime të Babadimrit
Veshur me ferexhe
të zeza, “artistike”...
(Tri Hojdodole* i rrëfehen
Gruas time besnike)
Tri Hojdodole, më
spiunuan në jetë
Epara: tek Gruaja ime
besnike:
Duke e hequr veten
si mike e saj?!
Edyta: rrufjane. Tek,
burri saj hadum
E dalldisur. Dhe,
arratisur rrugëve .
Rastësisht, e
takova në Hotel “Grand”.
Edhe. më tha:
Rrugaç, ki kujdes! Burri
Tek ti, ëshië
paraqitur ne telefon:
Dihet, ka biseduar
ne Gruan besnike.
Edhe, kur u ktheva
në Shtëpi, Gruaja
Më tregoi për
telefonatën. Pasmesnate,
Natën, vonë me telefon
paraqitet burri:
Gruaja ime
besnike, është te ju si mike?!
Jo, o burrë i
përgjigjem. Nuk, është sonte
Po, si të duket:
Gruan time, kërkoj te ti?!
Rastërisht,
Xhadinë e takova në Prishtinë
Po, nuk ka qenë me
Mua, as në “Grand”.
Etreta, Mikja Di: Pas një
zënke xhelozie
Para syve
sekretares, volli si e çmendur.
Se: Unë “Biserin”
e kisha bërë bordel
Me gratë besnike
të Nënës Parti Politike?!
Edhe, e “çmendura”
m’i shau: Nanë e Babë.
Dhe, se do të ma
djeg edhe “xhipin”
“Korando”, në kopështin
përpara Shtëpisë.
Heshta. Ajo, edhe
më shumë shpërthente
Si, e çmendur.
Edhe, arrogante. Xheloze.
Po, kurrë! Asesi,
nuk më shkoi mendja, se:
Ajo, do t’i
rrëfehet edhe Gruas besnike.
Denoncimeve.
Sharjeve, se: jam i poshtër
Dhe, me Të i kam
shëtitur Trojet Shqiptare.
Gruaja, e kishte
qetësuar. Askush, nuk e di
Cila, është Mikja
e tij me Dy shtama verë:
Edhe, ishin
pajtuar, mos më tregojnë mua.
Po, një mik i imi
më thotë: Kalosh, e pash
Gruan tënde, me
Miken Di të Poezisë?!
Iu përgjigja. Nuk
di gjë. Heshtje, erotike.
Ditë më vonë, e
gjeta rastin dhe i thashë
Gruas besnike:
Keni pi kafe me Miken Di?!
Po, tha. Edhe, të
ka sharë se: ti, je i poshtër
Mashtrues. Dhe, me
ty ka shëtitur Ditënatën
Vendeve, hoteleve.
Trojeve Etnike Shqiptare.
Mezi, në fund u
pajtuam me takimin xheloz
Mos të të tregojmë
ty. Dhe, i pagova kafetë...
1. Grua me të meta psiqike.
(Të dielat e Marsit)
O, këto të dielat
e Marsit, këto të dielat e Marsit
Edhe, “xhumave”,
në qytete. Kudo: në Shqipëri.
Dhe, të Prillit.
Këto të dielave, post moniste,
Që. ecin rrugëve
të qytetit tim, veshur me të zeza.
Këto të diela, kam
frikë mos hyjnë në jetën time
Si Plakat e
Marsit. Dhe, ma ngrijnë Pranverën.
O, i kam frikë të
dielat e Marsit. I kam frikë
Edhe të dielat në
kishë. Lutjeve para Krishtit.
Marsi, kur u
hidhërua.,dhe, iu lutë vëllait prill:
Prill, bre vëlla! O, m’i jep Tri ditë hua!
T’i shuaj Plakatt, me gjithë çka kanë!
I ngriu Plakat me
dhenë mes maleve
Diell. Shi. Stuhi.
Borë. Dhe, akull.
Plakat, i gurëzoi
te stanet, në Bjeshkë...
(Poezia nuk lindë
me çaj rusi)
Dudumi, përballë
shkrimeve publike
Poezive egra. Dhe,
ëndërrimeve.
Frikë ka Sot, të
dalë me emër
Dhe, mbiemër para
lexuesve.
Protestojnë, dalin
në publikë
Se: “poetët nëpër
manifestime
Organizohen për
përfitime”?!.
Dhe, jo për poezi
“erotike”. Miqësi
Bashkëpunime
artistike. Njohje. Liri.
Dudumin, Sot e
trembë poezia
Liria. Rakia e
rrushit: Dëllinja
Kokëmëkokë, në
Takime poetike.
Rrufjani, që Dje i
Shkruante pizi
“Vëllazërim-bashkimit”.
Prijësit
Partiak. Përçudi,
Sot i do “mevludet”
Gurë e dru, flukë
mbi Takimet poetike?!
Poazia, nuk lindë
me çaj rusi...
Sami Velçani në MKTN TAKIME NËN RRAP, duke rrëmbyer
Çmimin letrar në Letërsi për fëmijë: “Mehmedali Hoxha” (2015
në Shkup dhe 2021 në Kërçovë).