Kulturë
LSHSHM: Kulturofagët me veshje partiake të policisë letrare
E hene, 21.02.2022, 08:47 PM
Reagim i LSHSHM -së
KULTUROFAGËT* ME VESHJE
PARTIAKE
TË POLICISË LETRARE -
“KULTURORE”
(Shkak:
Shpallja e rezultateve të konkursit për vitin 2022 nga Ministria e Kulturës në
R. Maqedonia e Veriut)
Shoqata
e Shkrimtarëve Shqiptar në Maqedoni, është themeluar në vitin 1992 (Tetovë), në
fillim si Klub i Shkrimtarëve Shqiptar me kryetar shkrimtarin e mirënjohur
shqiptar nga Tetova Murat Isaku, dhe nënkryetar
Kalosh ?eliku.
Asaj kohe, ende e pa regjistruar si Klub i Shkrimtarëve Shqiptar, e as si
Shoqatë e Shkrimtarëve Shqiptar në Maqedoni, e cila me shumë
vështirësi mezi arriti të regjistrohet në vitin 1997 me kryetar Dr. Ali Aliun
dhe nënkryetar Kalosh ?elikun, Që, më vonë pas dorëheqjes të Dr. Ali Aliut,
Kuvendi zgjedhor me vota të fshehta e
zdhodhi për kryetar të Shoqatës të Shkrimtarëve Shqiptar Kalosh ?elikun, dhe nënkryetar
Ramadan Sinanin
Kryetari
Kalosh ?eliku, pa asnjë denarë në llogarinë
rrjedhëse të Shoqatës, arriti në vazhdimësi të organizojë Manifesimin Kulturor
Mbarëkombëtar: “DITËT E NAIMIT”, në Tetovë. Vit, edhe kur e pa dritën
numri parë i revistës letrare STILI ’97, përkushtuar Naim Frashërit si
Organ i Shoqatës të Shkrimtarëve Shqiptar në Maqdoni, krah për krahu me pesë
libra të anëtarëve të Shoqatës me mjete materiale personale të Kryetarit Kalosh
?eliku: Unë bëhem Ajo (poezi) të poetes
Radije Hoxha - Dija, Fluturimi mbi Sllupçan (roman për fëmijë
i Nahas Sopaj, KUKU (poezi) i Puntorie Muça – Ziba, dhe Projekti
i thyer (poezi) nga Shaip Emërllahu. Revisstë letrare dhe libra
të cilët, edhe u përuruan gjatë programit të manifestimit kulturor
në vitin 1997 -të “DITËVE TË NAIMIT”, në Tetovë.
Gjatë
Luftës së Kosovës (1998-1999) , egzodit masiv të shqiptarëve dhe pushtimin e
Kosovës nga Serbia, në Kampin me refugjatë nga Kosova në fshatin ?egran të Gostivarit, Shoqata e
Shkrimtarëve Shqiptar, gjatë realizimit të programit artistik të Manifestimit
Kulturor “DITËT E NAIMIT” në Tetovë, organizoi edhe një Orë Letrare
Poetike me poetë refugjatë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia, arratisur nëpër
qytetet dhe fshatrat e Maqedonisë.
Shoqata e
Shkrimtarëve Shqiptar në Maqedoni, vite me radhë reagoi ashpër ndaj sakatimit
dhe diskriminimit të Kulturës dhe Letësisë Shqiptare në Maqedoni. Edhe pse,
reagimet e saj të përvjetshme, edhe sot e kësaj dite si Lidhje e Shkrimtarëve
Shqiptar të Mqeonisë, hasin në vesh të shurdhët. Përmëkeq, edhe tek Partitë
Politike Shqiptare në pushtet, e gjoja atyre në “opozitën” shqiptare Shkaku,
se: vite me radhë, ne shqiptarëve na ngatërrohen nëpër këmbë “shqiptarët e
ndershëm” të arratisur nëpër parti politike të “vëllezërve”. Vullneti dhe
dëshira e tyre është se, në cilën hale do të përfundojnë bythekrye në gjiriz
pas Shtëpisë Publike. Individëve të këtij soji antishqiptar, që Dje,
ndërseheshin pas krijuesve kryengritës shqiptar,,dhe Sot: edhe pas
institucioneve kulturore shqiptare, nuk duhet zgjatur dorën për shpëtim nga
hurdha ku kanë rënë si “patriotë shqiptar”. I mbyturi, po ia zgjete dorën për
shpëtim, të tërheq me vete edhe ty në fund të hurdhës. Ligji Natyrës, këtij të
“mbyturi” politik, që sipas popullit vetëm tri herë delë mbi sipërfaqe të ujit,
nuk duhet zgjatur dorën për shpëtim, por duhet rënë në kokë me grushtë të fundoset
në hurdhën e Lumit Malor!
Herë pas here,
Ministrisë Kulturës në IRJ të Maqedonisë, Lidhja e Shkrimtarëve Shqiptar në
Shkup, u ka propozuar nga dy - tri emra të pavarur nga partitë politike për
anëtarë komisioni: shkrimtarë e doktorë shkence të letërsisë me një bagazh
kulturor e letrar ndërkombëtar, Përsëri, ato kasapë kulturor me mëngët e
përveshura deri në bërryla dhe thikat në dorë, pas shpine me përkrahjen edhe të
partive politike shqiptare, i kanë rënë çiftelisë me dy tela: haj - haaj-
haaaj, gishtat me kajmak. I kanë përcjellur partizanët e tyre me muzika si
dikur gjatë ndryshimeve demokratike: PPD -ja Harushën e Malit me djare në luftë
kundër fotografisë të Skënderbeut, në një “komedi” të shkruar enkas për heroin
kombëtar, fatkeqësisht nga një autor shqiptar. “Komedi” e cila asaj kohe edhe u
luajtë në skenën e Dramës Shqiptare, në Shkup. Kohë ajo, kur shumë drama të
autorëve shqiptar të publikuara në opinion, edhe sot e kësaj dite nuk mund të
vijnë në shprehje edhe pse, janë me tema aktuale shoqërore edhe mbi “vlerat e
arrira artistike” të atyre teksteve të arnuara dhunshëm në struken shqiptare
arnë përmbi arnë.
Porosia e
kundërshtarit politik i “vëllait madh historik - strategjik”, u përcollë në
popull: “Arushën e Malit”, duhet zbritur nga Kali i bardhë me një këmbë të
thyer, shkaku “çmendurisë” shqiptare, se: e nxorri publikisht në stadiumin e
Tetovës shpatën namëmadhe të Skënderbeut, dhe u shpalli luftë “vëllezërve”.
Edhe Skënderbeut, kryeheroit legjendar shqiptar. Gjokut me një këmbë të thyeme,
tashti e ka radhën t’i hipë pak edhe Kokëshëllunga
Programi kulturor
vjetor i shpallur nga Ministria e Kulturës në R. e Maqedonisë Veriut për vitin
2022, vazhdon me avazin e viteve të kaluar pa kritere shkencore e rregulla
kulturore – artistike me konflikte interesi personale, politike dhe policore.
Kohë, kur themelet e një shoqërie demokratike dhe shteti, janë padyshim: arsimi
dhe kultura. Individë të papërgjegjshëm të emëruar nga partitë politike në
pushtet dhe Minsitria e Kulturës, qofshin si ministra shqiptar, sekretarë
shtetëror apo anëtarë të komisioneve
vlerësuese, jo vetëm që nuk kanë “haber” nga Kultura dhe Letërsia Shqiptare,
por në shtëpi nuk kanë furrik pule (një ve), as edhe një libër në gjuhën
shqipe. E, në anën tjetër kokë më kokë si gjela deti para maxhatores, marrin
guximin të ulen në një tavolinë me anëtarët e komisioneve maqedonase me një
bagazh gjoja të pasur “letrar-artistik”. Njëqind kilometra larg dy anëtarëve
tjerë me të cilët janë ulur ballë për ballë të vendosin kritere dhe vlera
artistike për Kulturën dhe Letërsinë shqiptare në një tavolinë të
“vëllazërim-bashkimit”?! Pavetëdije, se: fare nuk e njohin kulturën dhe
letërsinë shqipe, e ku më atë maqedonase e botërore. Nuk e kemi këtu fjalën për
Gjuhën Shqipe, shtegun e vetëm për të hyrë në Kulturën dhe Letërsinë Shqiptare,
matanë kufinjëve politik shqiptaro - shqiptar.
“Vëllezërit”, në
mungesë të Don Kishotëve Shqiptar, janë histori më vete: e marrin guximin
“luftarak” me këto Sanço Panço shqiptar ta arnojnë arnë përmbi arnë edhe sot e
kësaj dite Kulturën dhe Letërsinë Shqiptare të shitur për pak para: një
manifestim kulturor, një botim libri nga “Letërsia maqedonase”, një çmim
shtetëror për t’i përcjellur këto kalorës të arratisur partiak me pensione shtetërore
mes varreve. Mjerisht, kur shumë personalite shqiptar kanë përfunduar nëpër
burgje të Goli Otokut, pa vende pune, poste politke e çmime shtetërore.
Lidhja e
Shkrimtarëve Shqiptar është themeluese e disa manifestimeve kulturore
tradicionalale ndërkombetar: “DITËT E NAIMIT” (Tetovë, 1997), TAKIME
NËN RRAP (Shkup, 1997), dhe Ditët e Humorit dhe Satirës: XHA DERALLA
(Kërçovë, 1998). Dhe, që deri më sot, LSHSHM –së, i ka publikuar me qindra
tituj të librave me poezi, prozë, revistën letrare STILI 97 (60 numra,
2021)), dhe tri Antologji letrare të poetëve pjesmarrës në Manifestimin
Tradicional Kulturor Ndërkombëtar: TAKIME NËN RAP. Që, në vitin 1997 të parët e futën vargun shqip në
“Bit-Pazar”, në Shkup. Dhe, në vitin 2001,kohë lufte edhe me një autobus me
targa TR me poetë, të cilët lexuaan poezi mes tankave, në Saraj të
Shkupit. Ngjarje kulturore poetike, të cilën poeti pjesmarrës në këto Takime
Poetike. Visar Zhiti pasi të kthehet në Tiranë, do ta përjetësojë në gazetën
DITA (03 nëntor, 2001) me një reportazh emocional nga Shkupi:TË LEXOSH POEZI
PRANË TANKEVE”.
Përçudi, ende
është hambari i këtyre lakuriqëve të Natës Shqiptare, strukur nëpër hatullat e
Ministrisë të Kulturës dhe shtetit të “përbashkët të “vëllazërim-bashkimit”?!
Ditën të strehuar nëpër çatitë e Shtëpisë Publike, e natën i sulen nga pusia
Kulturës dhe Letërësisë Shqiptare me metodat neokomuniste më të fëlliqura
politike të “vëllazërim-bashkimit” të papara deri më sot si Polici - Letrare.
Tinëzisht, me vite përpiqen t’i shuajnë Manifestimet Kulturore Tradicionale
Ndërkombëtare: TAKIME NËN RRAP XXVI 2021 (Shkup), dhe Ditët e Humorit
dhe Satirës: XHA DERALLA.(Kërçovë). Manifestime të kësa natyre dhej
karaketeri kulturor, që nuk i ka sot as
edhe vetë pala maqedonase. Revistën letrare STILI ‘97, që erdhi me një
zë të ri në Letërsinë Shqiptare të kësaj ane, i menduar dhe realizuar si
tribunë e shkrimtarëve shqiptar, por edhe krijuesve dhe artistëve në
përgjithësi mbarëkombëtar dhe botëror.
STILI ‘97 në koncepcionin
e vet inkoporoi letërsinë, kulturën dhe artin, me përcjelljen e rregulltë të
aktiviteteve të LSHSHM -së, përmes krijimtarisë, recensioneve, vështrimeve,
tregimeve e të ngjashme. STILI ‘97, që deri më tani e kanë parë dritën
60 numra, 2021, e në radhë të parë është revistë për letërsi dhe në të deri në
Ditën e Sotshme, edhe në periudhën e ardhshme, vend qëndror do t’u jepet këtyre
përmbajtjeve shqiptare-botërore: kontribute tematike, prezentimi i botimeve
(libra, revista, gazeta etj.). Prezentimin e letërsisë botërore, informimin me
rrjedhat bashkëkohore tek ne dhe në botë, me theks të veçantë në risitë,
kreavitetin dhe aktualen. Revistë letrare, që përherë është e hapur edhe për
tema filozofike si dhe për artin, filmin, teatrin etj. përmes teksteve
eseistike dhe kritikave e shënimeve përkatëse.
Revista letrare STILI
‘97 deri më tani, disa numra ua ka përkushtuar fytyrave më të ndritura të
letërsisë shqiptare: Naim Frashëri, Gjergj Fishta, Asdreni, Lasgush Poradeci,
Fan Noli, Frederik Rreshpja, Dritëro Agolli, Xhevahir Spahiu, Pano Taçi, Teki
Dërvishi, Mirko Gashi, Hida Halimi, Flora Brovina, Anton Pashku, Sadudin Gjura,
Mehmedali Hoxha, Abdylazis Islami, Murat Isaku, Nexhat Pustina, Resul Shabani,
Fadil Bekteshi, Gani Xhafolli etj. E shi, pa fije turpi për çdo vjet, askushi
krekoset para kamerave televizive si gjeli majë plehu se, e ka arritur 25 %,
-in?! Vërtetë, për mua është çmenduri patologjike - politike - “kulyurore” shqiptare. Edhe atë, kur
publikisht, “vëllezërit” e propagandojnë, se: buxheti kulturor nuk ndahet në
proporcione nacionale, por rebublikane.
Mirë themi ne, dhe
pajtohemi edhe me këtë demagogji politike “kulturore”, që shqiptarët i ndjek me
vite hap pas hapi. Atëherë, pse shqiptarëve ua hudhni një asht në rrugë të
mbyten mes veti si qentë andacak në emër të “vëllazërim-bashkimit”, e ju ta
rrëmbeni mishin e viçit të palëpi në grazhd të luanit e pulës të Dhelpërës
dinake?! Pasuri të përbashkët, që nuk e meritoni si “vëllezër” në shtetin e
“përbashkët”.
Vitn
(2003), edhe kur u regjistrua Lidhja e Shkrimtarëve Shqiptarë të Maqedonisë,
duke vazhduar veprimtarinë e saj me revistën letrare STILI ’97, botimin
e librave dhe dy Manifestime Kulturore Ndërkombëtare” TAKIME NËN RRAP
(poezisë erotike, 1997) në Shkup, dhe Ditët e Humorti e Satirës “XHA
DERALLA”, në Kërçovë. Manifestime kulturore poetike,, që nuk i kishte asaj
kohe, po edhe sot e kësaj dite, as vetë pala maqedonase. Edhe, pse: e kishte
Shtetin dhe pushtetin. Vite, kur: edhe Lidhja e Shkrimtarëve Shqiptar në Shkup,
ndodhej mes Dy zjarreve: politike – policore - “kulturore”: maqedonase dhe
“shqiptare“ me partizanët e tyre partiak si “shqiptarë të ndershëm”, strukur
nëpër institucionet e shtetit të “përbashkët”.
Problemi kryesor,
sot nuk qëndron te 25 % -shi i “arritur” nga partizanët e partive politike
shqiptare, por te kriteret, rregullat, vlerat e arrira artistike. Gërshërët dhe
arshini me të cilin e masin kulturën dhe letërsinë shqiptare. Autorët e
përkrahur në këto plan – programe, Shtëpitë botuese, shoqatat e varura e të
“pavarura” joqeveritare. Dukuri politike me vite e “vëllazërim-bashkimit”, që
haptas bie në sy si cung shelgu i kalbur mes Livadhi para Shtëpisë. Politizimi
deri në palcë, Konflikti interestt personal dhe partiak e coptuan Kulturën dhe
Letërsisë Shqiptare nëpër vendbanime lokale e katunde, sa herë që ndonjë anëtar
komisioni vjen nga gjiti partiak, ose Katundi i tyre. Edhe atë, Katundi Madh që
sot për sot i ka mbi 100 shkrimtarë. E, të mos flasim për “kryeqendrën” e
kulturës shqiptare.
Padashtas, Sot na
e kujtojnë, humoristin e madh shqiptar, Niko Nikolla gjatë një Akademie
Përkujtimore për Mehmedali Hoxhën (1997), të organizuar nga Shoqata e
Shkrimtarëve Shqiptar, në Strugë, kur mes të tjerave,tha: Nuk jemi popull
shqiptar, por popull shkrimtar. Thënje me vend historike,. Sot, gati të gjithë
shqiptarët pretendojnë të bëhen shkencëtarë e shkrimtarë. Edhe, atë: kohë, kur
sot kemi nevojë më së shumti për bujqër, barinj e tollumbaxhinj ta pushtojmë me
“bakllava turke” shtetin e “përbashkët”, mu si dikur Ish Jugosllavinë
komuniste. Përditë, shkruajnë e botojnë libra. Kohë kjo, kur sot nuk kemi
lexues, në bibliotekë. Përmëkeq, librat e sojit tyre neokomunist përkrahen me
të madhe edhe nga Ministria e Kulturës, si partizanë të partive politike.
Haptas, refuzohen autorë të mirënjohur shqiptar. Antologjia e poetëve
pejsmarrës: TAKIME NËN RRAP XXVII(1977 - 2022).
Lidhjen e
Shkrimtarëve Shqiptar në Shkup, moti kohë lakuriqët e natës e kanë pasur dhe e
kanë ende halë në sy, jo si konkurencë kulturore e artistike, por si shoqatë
“paralele” e shkrimtarëve shqiptar, në Maqedoninë e Veriut. Nateditë me metoda
policore – partiake - “kulturore”, përpiqen që ta heshtin, shkaku, se: deri më
sot nuk e shtiu për një përdorim në xhep, asnjë parti politike,
Sytë nuk ju shohin
matanë derës në lëmë, jo nga ashkëla politike, po nga Shelgu Garroq te pragu
i derës, para Shtëpisë: kultura dhe
letërsia maqedonase, shoqatat e tyre të shkrimtarëve të varura e të “pavarurra”
qevritare e joqevritare, sesi: përkrahen me programe, manifestime e revista
letrare. E shqiptarët, gjithë jetën kakarisin si ajo pula e Rexhep Hoxhës tek vjersha e Librit Këndimit tra më tra duke çuditur
katundin me 25 % -shin se, e ka bërë një voe, e tjetër hiç. Hë për hë, kur sot
shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë popull shumicë me rreth mbi 50 % të
banorëve në shtetin e “përbashkët”.
Edhe, këtë vit
2022 me një argat “shqiptar të ndershëm”, ia arritën qëllimit: I refuzuan
dhjetë projektet e LSHSHM –së. Shtatë tituj në poezi e prozË, njË revistË
letrare STILI ‘97, dhe dy manifestime kulturore tradicionale
ndërkombëtar: TAKIME NËN RRAP XXVII, në Shkup, dhe DitËt e humorit dhe
satirës XHA DERALLA,, në Kërçovë. Pavetëdije, se: janë me poste politike
e emërime të përkohshëm, vetëm për një përdorim, E, artistët e popullit
përgjithmonë, edhe pas vekjes..
Tekefundit, Sot:
nëse, nuk dimë të udhëheqim politikë madhore shqiptare, koha është, së paku t’i
dalim zot Arsimt, Kulturës dhe Letërsisë shqiptare!...
Shkup, 21.02. 2022
“1. KULTUROFAGËT, krimba të verdhË me kokë të zezë që rriten në plagët e
infektuara të Shqipërisë në lëngim, këpushë, që mund t’i coptossh po jo t’i
çqitësh nga trupi që kafshojnë e thëthijnë… që t’i çqitësh këta nga kollyuku
duhet t’u preç jo vetëm duart e kokën po edhe këmbët e trupin…”
FAN NOLI