E shtune, 27.07.2024, 03:22 AM (GMT+1)

Kulturë » Zhiti

Eda & Visar Zhiti: Bardhyl Londo - Poet dhe mik, fisnik i natyrshëm

E hene, 21.02.2022, 08:53 PM


Bashkë me Bardhyl London, miqtë Uran Butka, Lazër Stani dhe Visar Zhiti

BARDHYL LONDO

Poet dhe mik, qytetar me guxim qytetar, ti, fisnik i natyrshëm, vetvete gjithkund, vetvetja estetike, dinjitoze ashtu si poezia jote e angazhuar… kudo ku jemi parë e takuar, në vende e moshë të ndyshme, edhe në kohën, kur ishin të kërcënuara poezia dhe poetët, ti ishe po ai.

Në Tiranë, pastaj dhe në Prishtinë, Tetovë e Shkup, por dhe më tej, në Itali, etj, ku na çonte poezia e patëm rast të ishim bashkë, por dhe ku na mbante puna, perkushtimi, në ministri e kuvend, në rrugë e bare, me kafe, cigare e libër e heshtje, ti prapë ishe po ai, po ajo mirësi, po edhe kur s’ishim, dhe kjo është kohë më e shumtë, se realiteti na jep largësitë e na mbush me mungesa, ti prapë ishe prani e dëshirueshme, mjaftonte një mesazh, një ese a përkthim apo një kujtim në një juri a festival poezie a në Lidhjen e shkrimtarëve që s’është më. Ti mbetesh kryetar.

Bardhyl i dashur,

na kishe thënë, madje e ke shkruar se dikur të kishin kërkuar të bëjë akt-ekspertizën policeske të poezive të mia, kur po më burgosnin për to dhe ti nuk pranove, kundërshtove. E çmoj këtë qëndrim dhe akt. Dhe pastaj jam gëzuar që ti u gëzove me parathënien që bëra unë për përmbledhjen e poezisë tënde të zgjedhur.

Por sot na dëshpëron ikja jote, por nesër ti vjen prapë me poezinë tënde, dje ajo mori çmimin e parë, më shkruajte se do ma dërgoje “Prillin e hidhur”. Po se mos vetëm prilli është i hidhur… Rëndësi ka që po të hapim një libër tëndin, aty ti je. Dhe do vazhdosh të jesh në çdo antologji të poezisë shqipe, pse jo dhe europiane. Poezia jote iu shtua asaj të botës për ta bërë më të mirë ditën, çdo “ditë njerëzore”, pavarësisht ëndrrës…

Miqtë e tu,

Eda e Visar (Zhiti)



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora