E shtune, 09.11.2024, 10:42 AM (GMT)

Kulturë

Fillon puna për ngitjen e Memorialit të 19 të masakruarve shqiptarë nga ushtria serbe

E merkure, 23.02.2022, 06:31 PM


Në  fshatin Grazhdanik të  Prizrenit më,  23 shkurt 2022 fillon puna për ngitjen e Memorialit të 19 të masakruarve shqiptar nga ushtria serbe

Shoqata "Trojet e Arbrit" njofton të  gjithë shqiptarët që  jetojnë në Prizren dhe rrethinë se ditën e mërkurë  më , datë  23.02.2022  duke filluar në orën 12:00 do të  vendosët gurë themeli dhe do të  fillojnë  punimet për Memorialin e 19 shqiptarëve të  vrarë  nga dy familjet Kalaj dhe Manreca. Memoriali pas plot  109 vitesh do të  ngritët në  Grazhdanik të  Prizrenit në  afërsi të  shkollës fillore.

Punët e këtij memoriali priten të  përfundojnë  më,  2 prill 2022, kurse më , 03.04.2022  do të  mbahët Akademia përkujtimore me rastin e 109 vjetorit të  vrasjes. Akademia do të  organizohët nga shoqata "Trojet e Arbrit " dhe do të  mbahet në  Shtëpinë  e Kulturës në  Prizren prej orës 10:00 deri në ora 12:00  kurse Memoriali do të zbulohet në  fshatin  Grazhdanik të  Prizrenit pas përfundimit të akademisë  në ora 14:00.

Kjo masakër është  kryer nga ushtria serbe qe udhëhiqej nga gjenerali kriminel serb Jankoviq ku sipas shenimeve të  librit "Golgota Shqiptare" të  autorit  Leon Freundlich e botuar  në  vitin 1913 në  Kosovë dhe vise te tjera etnike shqiptare ishin vrarë dhe masakruar nga ushtria kriminale serbe 25.000 shqiptar dhe djegur e shfarosur me qindra fshatra.

Ju mirëpret shoqata " Trojet e Arbrit"



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora