Kulturë » Kozeta
Kozeta Zylo: 14 Vjetori i Pavarësisë së Kosovës festohet me madhështi në Manhattan
E merkure, 23.02.2022, 08:51 PM
14 Vjetori i Pavarësisë së Kosovës festohet me madhështi në Manhattan
Nga
Keze Kozeta Zylo
Konsulli
i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Manhattan z.Frymezim Isufaj së bashku
me stafin e tij organizuan në Kimberly Hotel ceremoninë e festimit të
14-Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Në
mjedise komode të hotelit që shkëlqente nga dritat e Manhattanit kryeqyteti i
botës i cili nuk fle kurrë dëgjohej zëri i bukur i Kosovës martire.
Kosova
e fitoi Pavarësinë me gjak dhe sakrifica të panumërta, më 17 shkurt të vitit
2008. Qindra shqiptarë, trupi diplomatik
i akredituar në Manhattan, z. Mark Gjonaj “Nderi i Kombit” ushtarë të UÇK-së si
gjeneral Gani Shehu, Qerim Gjocaj që i ka dhënë dorën luftës, Blerim Gjocaj,
Shpend Gjocaj etj, Federata Panshqiptare “Vatra” me kryetar z.Elmi Berisha,
z.Agim Rexha president nderi i saj, editori i Diellit z.Sokol Paja, Botuesi i
gazetës së mirënjohur “Illyria” z.Vehbi Bajrami, Gena Morina Bajrami e shumë të
tjerë morën pjesë në këtë ditë të shenjtë të Kosovës.
Ceremonia
u hap me hymnin e Republikës së Kosovës interpretuar nga Banda muzikore
drejtuar nga maestro z.Faton Macula.
Ambasadori
Isufaj përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe i uroi Kosovës përjetësi në
Pavarësinë e saj. Ambasadori Isufaj
falënderoi Amerikën e cila me UÇK-në i dhanë Lirinë dhe Pavarësinë Kosovës,
falënderoi Diasporën Shqiptaro-Amerikane për përpjekjet e saj të
jashtëzakonshme si dhe Z.Mark Gjonaj ish Këshilltar në Bashkinë e Nju Jorkut i
cili ka merita dhe kontribut të vyer në këto arritje. Me duartrokitje u mirëprit fjala e diplomatit
Amerikan në OKB, Ambasadori Richard Mills i cili shërben si zëvendës
përfaqësues i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kombet e Bashkuara.
Ambasadori
Mills ka qenë një anëtar karriere i Shërbimit të Jashtëm me gradën
Ministër-Këshilltar, së fundmi shërbeu si i ngarkuar me punë i Ambasadës së
SHBA-së në Kanada. Ambasadori Mills
falënderoi z.Isufaj për këtë aktivitet shumë të rëndësishëm dhe i uroi atij dhe
nëpërmjet tij gjithë popullit shqiptar për Pavarësinë e Kosovës.
Ambasadori
Ferit Hoxha përfaqësues i Republikës së Shqipërisë pranë Misionit te përhershëm
në Kombet e Bashkuara i uroi të gjithë pjesëmarrësit për Pavaresinë e
Kosovës. Ambasadori Hoxha foli me
krenari për arritjet ndërkohë tha se Kosovën dhe Shqipërinë e presin shumë
sfida të tjera përpara.
Shumë
emocionuese ishte dhe dhënia e një kopjeje nga origjinali i Deklaratës së
Pavarësisë së Kosovës dhuruar nga znj. Lumi Hadri Divine, nje aktiviste e
mirënjohur e Diasporës si dhe e bija e akademikut Ali Hadri, i cili gjithë
jetën ia kushtoi Kosovës dhe popullit të tij.
Pas
ceremonisë pjesëmarrësit shijuan ushqimet e shumëllojshme me nga një gotë verë
përpara nga Kantina e Verës “Stone Castle”.
Ata u argëtuan nën tingujt e bandës muzikore si dhe nën intepretimin e
këngëve nga artistja e njohur Arbërie Hadërgjonaj.
17
shkurti është nje ditë historike për gjithë Kombin shqiptar dhe do të festohet
sa të ketë frymë shqiptari mbi dhe.
Së
shpejti TV “Alba Life” do të sjellë kronikën e përgatitur si dhe intervistat me
personalitete nga stafi i saj me z. Valbon Gërbeshi, Bujar Sadikaj me producent
z.Qemal Zylo për 14 Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Gëzuar
Kosovë, Gëzuar Shqipëri!
17 Shkurt, 2022
Manhattan, New York