E diele, 28.04.2024, 11:30 PM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Jam kundra luftës

E hene, 28.02.2022, 06:30 PM


Jam kundra luftës

"Bëni dashuri dhe jo  luftë" - SOLOMON

Nga Përparim Hysi

Jam kundra luftës dhe jam i vendosur

Mendimin për luftë, e quaj të dreqosur

Nuk bën luftë një njeri mendjekthiellët

Kush shkakton luftëra, më sjell të vjellët.

Luftën s'e duan popujt, por i duan sundimtarët

Luftën e duan diktatorët, i duan gjakatarët.

Ata veç japin urdhëra dhe janë vampirë që duan gjak

Është dramë e tmerrshme të bësh një luftë pa shkak.

Është fare ndryshe, kur luftohet për liri

Unë e lë vargun dhe kap pushkën tani.

Jam ushtar që pushkën mbaj mbi sup

Nëse sulmohet ATDHEU, nga supi nuk e heq.Nuk.

2. Zbriti kalit të luftës, Gospodin PUTIN!

Ke shaluar kalin e luftës, gospodin PUTIN!

Zbrit nga "kykalë" se do ndahesh me turp!

Ke shtrirë panxhat e gjakosura mbi UKRAINË

Ke për ta ngrënë kafshatën e humbjes me bukë.

As RUSËT dhe as UKRAINASIT nuk duan luftë

Historikisht, pothuajse, janë dy popuj miq

Të ka hipur delli i marrëzisë, je kthyer në i paturp

Dhe me marrëzinë tënde, do t'i kthesh në armiq.

A mendon, ndopak,  për vrasjet e viktimat

Nga të dy anët, shkatërrime, alarm e panik?

A nuk i dëgjon vallë ulërimat?

Të gjitha janë pasojë e një njeriu cinik.

Shkaktar i kësaj tragjedie  je veç ti

Si  diktator kërkon që të pushtosh një vend të lirë

UKRAINA do fitojë, se lufton për liri

Dhe ti nga gjithë njerëzit do lakohesh si mynxyrrë.

3. Botës i kam thyer notën në sjellje

Dhe "FUQIVE të mëdha" dhe NATOS,

U kam thyer"notën në sjellje"

Në lidhje me luftën made in PUTIN!

Nuk ndalet lufta, me nota,  me mbledhje

Por të gjithë, qysh dje,  të ishin në UKRAINË.

T'i thoshin njëzëri luftës"ndal"

Jo me sllogane,  banka a tuba gazsjellës.

Nëse PUTINI do të kthehet në CAR,

Me gjithë makinerinë e luftës, të ishin mbështetës.

Një luftënxitësi duhet t'ia veshësh

Që të dy këmbët në një këpucë

Marrëzia e tij është pjellë përvesësh

Dhe duhet frenuar dhe izoluar si i paturp.

Vetëm në sulmin  e parë, viktimat janë me  trishifra

Dhe paqa e bukur dhe e bardhë, u kris dhe u nxi.

Shkatërrime, vrasje dhe viktima... e viktima

Asnjë minutë më shumë.LUFTA duhet të ndalet tani!

Tiranë, 25 shkurt 2022



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora