| E hene, 28.02.2022, 06:30 PM |
Jam
kundra luftës
"Bëni
dashuri dhe jo luftë"
- SOLOMON
Nga
Përparim Hysi
Jam
kundra luftës dhe jam i vendosur
Mendimin
për luftë, e quaj të dreqosur
Nuk
bën luftë një njeri mendjekthiellët
Kush
shkakton luftëra, më sjell të vjellët.
Luftën
s'e duan popujt, por i duan sundimtarët
Luftën
e duan diktatorët, i duan gjakatarët.
Ata
veç japin urdhëra dhe janë vampirë që duan gjak
Është
dramë e tmerrshme të bësh një luftë pa shkak.
Është
fare ndryshe, kur luftohet për liri
Unë
e lë vargun dhe kap pushkën tani.
Jam
ushtar që pushkën mbaj mbi sup
Nëse
sulmohet ATDHEU, nga supi nuk e heq.Nuk.
2. Zbriti kalit të
luftës, Gospodin PUTIN!
Ke
shaluar kalin e luftës, gospodin PUTIN!
Zbrit
nga "kykalë" se do ndahesh me turp!
Ke
shtrirë panxhat e gjakosura mbi UKRAINË
Ke
për ta ngrënë kafshatën e humbjes me bukë.
As
RUSËT dhe as UKRAINASIT nuk duan luftë
Historikisht,
pothuajse, janë dy popuj miq
Të
ka hipur delli i marrëzisë, je kthyer në i paturp
Dhe
me marrëzinë tënde, do t'i kthesh në armiq.
A
mendon, ndopak, për vrasjet e viktimat
Nga
të dy anët, shkatërrime, alarm e panik?
A
nuk i dëgjon vallë ulërimat?
Të
gjitha janë pasojë e një njeriu cinik.
Shkaktar
i kësaj tragjedie je veç ti
Si diktator kërkon që të pushtosh një vend të
lirë
UKRAINA
do fitojë, se lufton për liri
Dhe
ti nga gjithë njerëzit do lakohesh si mynxyrrë.
3. Botës i kam thyer
notën në sjellje
Dhe
"FUQIVE të mëdha" dhe NATOS,
U
kam thyer"notën në sjellje"
Në
lidhje me luftën made in PUTIN!
Nuk
ndalet lufta, me nota, me mbledhje
Por
të gjithë, qysh dje, të ishin në
UKRAINË.
T'i
thoshin njëzëri luftës"ndal"
Jo
me sllogane, banka a tuba gazsjellës.
Nëse
PUTINI do të kthehet në CAR,
Me
gjithë makinerinë e luftës, të ishin mbështetës.
Një
luftënxitësi duhet t'ia veshësh
Që
të dy këmbët në një këpucë
Marrëzia
e tij është pjellë përvesësh
Dhe
duhet frenuar dhe izoluar si i paturp.
Vetëm
në sulmin e parë, viktimat janë me trishifra
Dhe
paqa e bukur dhe e bardhë, u kris dhe u nxi.
Shkatërrime,
vrasje dhe viktima... e viktima
Asnjë
minutë më shumë.LUFTA duhet të ndalet tani!
Tiranë, 25 shkurt 2022