E diele, 04.05.2025, 05:00 AM (GMT+1)

Kulturë

Hamza Halabaku: Java në telefon

E hene, 28.02.2022, 07:25 PM


Hamza Halabaku

JAVA NË TELEFON

I

Vlora zgjohet herët - ditën e hënë

Me prindërit flet në telefon

Babi, përshëndetje, Vlora jam

Ylli e Lena përditë më pyesin

Gjyshi e Nuqi kur do të nisen

Tregoni kur të niseni, të lutem babi,

Kur të vini

Me saçin e gjyshes

Do të gatuaj një fli.

II

Nga Londra - të martën

Arta: Babi, mirëmëngjesi

Kur do të vini në Londër, mezi po presim

Do të vizitojmë Big Beni-n

Madam Tusonë e kopshtin zoologjik

Ju presim, babi, nisuni vrik

Rrona e Adora janë mërzitur fort

Që nga mesdita presin në aeroport!

III

Albana, të mërkurën thërret

Nga Lagjja Marigona

Babi, po ju presim, a vjen edhe Nëna?

Adeja, Heroni dalin t’ju presin

Mbesa e nipi për ju janë përmalluar

Lozin në oborr e presin te dera

- Mami, thonë, dhomës së vogël,

Gjysh po i vjen era!

IV

Nga Zvicra Buqja

Të enjten, na bën telefon:

- Babi, ju duam shumë!

Joni në dritare po ju pret të vini

Në Cyrih pranvera sa ka nisë të dalë

Ejani, ju lutem, se jemi mërzitur

Joni po thotë “mami”,

Se tani është rritur!

V

Ida nga Prishtina, të premteve thërret:

- Babi, merre nënën e mos eja vetë

Këtu në Prishtinë tash vera ka dalë

Natën bie shi, ditën tridhjetë shkallë!

Ejani sa më shpejt!

Vendlindja ju pret!

VI

Të shtunën nga ballkoni

I katit të tretë

Vatra në telefon mamin e pyet:

- Mami, si u bë?

Që nga java e shkuar s´jemi dëgjuar!

Noriku e Hana

Shumë janë përmalluar.

VII

Të dielën në mëngjes

Jeta, pa u zgjuar nga shtrati,

Me kamerë rri gati

Flet në celular:

- Babi ç´është kjo punë?

Nga malli më duket jeni vonuar shumë

Tani duhet të vini sa më parë në shtëpi

Edhe ne binjaket shumë jemi përmalluar

Nesër në aeroport dalim për t’ju përqafuar!

Çdo ditë të javës telefoni s’pushon

Secila nga bijat me zemër na fton.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx