Kulturë » Mërkuri
Timo Mërkuri: Qasje me artin gojor e poezisë së Pjetër Budit
E diele, 06.03.2022, 07:03 PM
QASJE ME ARTIN GOJOR E POEZISË SË PJETËR BUDIT
Përsiatje rreth një
aspekti të veçantë tëstudimit“Pjetër Budi poet dhe prozator” të Anton Nikë
Berishës
Nga
Timo Mërkuri
Interesimi im për
t’u njohur më gjerësisht me jetën dhe me veprën e Pjetër Budit[1]mori
shtysë nga çasti kur u njoha me të dhënat se në shkollën e Dhërmiut, të hapur
në vitin 1927 nga murgu Neofilo Rodino[2]
dhe më pas në shkollën e Himarës e tëNivicës, përdoreshin si tekste mësimore
librat e Pjetër Budit“Doktrina e Kërshtenë[3]“
e botuar në vitin 1618, “Pasqyra e të rrëfyemit” dhe “Rituali roman” të botuara
në 1621 dhe me faktin se: […] “Nxënësi i Rodinos Papa Dhimitri, një shqiptar
nga Dhërmiu, përktheu në një shqipe elegante katekizmin për t’u përdorur në
shkollat dhe në kishat në krahinën e Himarës, mirëpo Vatikani nuk ia botoi
sepse ishte përkthyer e botuar “Doktrina e kërshtenë” (në vitin 1618) nga
Pjetër Budit që (duhej të) shërbente si tekst mësimor në shkollat e bregdetit
dhe në kisha[4].[…].Nga kjo kuptojmë që
libri i Pjetër Budit pati përhapje të gjerë përdorimi, si nëpër shkolla shqipe
ashtu edhe në kishat katolike dhe ortodokse, duke bërë që të shtypej e
rishtypej nga Kongregatae Selisë së Shenjtë Propaganda Fide në Romë[5].
I-Përmes librave“Pjetër
Budi poet dhe prozator[6]”
dhe “Proza e Pjetër Budit[7]“
të Anton Nikë Berishës, më njohen me gjerësinë dhe thellësinë e veprës së
Pjetër Budit dhe më shtuan interesimin mbi zhbirimet studimore të vetë autorit
në këndvështrime tëreja, jo vetëm të kësaj vepre, por për gjithëkrijimtarinë
letrare të klerit katolik në periudhën e Mesjetës.
Libri “Doktrina e
Kërshtenë” i Pjetër Budit është një përkthim në gjuhën shqipe i katekizmit (nga
Roberto Bellarmino), i botuar në Romë më 1618 dheshpërndarë në Shqipërinë e
Veriut, të Jugut dhe në vise të banuara nga shqiptarë jashtë vendit. Ajo që
tërheq vëmendjen është fakti se: veç tekstit të përkthyer, libri ka një shtojcë
prej pesëdhjetë e tri faqe me poezi shpirtërore apo fetare në shqip, me rreth
3200 vargje, të cilat realisht, pas psalmeve të Gjon Bdek Buzukut të botuara në
“Mesharin” (1555)[8] janë poezitë shqipe më të
hershme në dialektin gegë.
Në tri veprat e përkthyera,
Budi23 poezi me rreth 3200 vargje, pra një vepër të “plotë” poetike, veç
parathënies dhe pasthënies që janë prozë me vlera letrare më vete. Natyrshëm që
lind pyetja: Ku e “gjeti” shkrimin shqip Pjetër Budi në vitin 1618për të
shkruarkëto poezi dhe mbi cilën traditë poetike u mbështet ai për krijimin e
poezive?
Në parathënien e“Doktrinës
së Kërshtenë” Budi shkruan: ”Më parë hodha (d.m.th. kopjova) në gjuhën tonë dy
kapituj e “Ditës së Gjyqit të fundit[9]“
shkruar nga shumë i përndershmi e i devotshmi prifti Pal i Hasit”.[…], duke na
prezantuar në këtë mënyrë me një tjetër poet, bashkëkohës ose para ardhës i
tij, i cili duket që ka ndikuar te Budi me krijimet e veta gjer aty, sa që ai
përfshin te libri “Doktrina e Kërshtenë” dy poezi të tij. Interesant është edhe
fakti që poezia parë e Palit prej Hasi fillon me fjalën shqipe “mëni” në vargun
“Ajo ditë me mënii [10]“.Mirëpo,
veç atyre që shkruan Pjetër Budi për Palin prej Hasi nuk kemi të dhëna të tjera
biografike, por edhe po të ishte një poet i njohur në kohën e tij dhe ka ndikuar
së tepërmi te Pjetër Budi, përsëri pyetjet e mësipërme nuk marrin përgjigje,
veçse i shtohet edhe emri i tij emrit të Pjetër Budit te pyetjet e parashtruara
më sipër.
Anton Nikë Berisha në studimin e tij, me një stil të qartë dhe tërheqës, zhbirues dhe bindës gjer në imtësi, shoqëruar me një dendësi informacionesh ndriçuese na udhëheq drejt zbërthimit të “mistereve” të krijimtarisë së klerikëve katolikë në Mesjetë.
II-Tradita e
letërsisë gojore shqiptare
Populli ynë gjatë historisë së tij ka krijuar dhe përcjellë te brezat e mëpasmë një art gojor të pasur në llojshmëri dhe me vlera artistike të larta. Ky artgojor, fillesat e tij i ka në stadin foshnjor[11] të pjekurisë dhe për pasojë, tematika e krijimeve i përket një bote mitike, ku njeriu bashkëbisedonte me hënën e diellin, me zanat e me orët, ringjalleshin njerëzit apo bashkëbisedohej me kafshët e zogjtë etj. Sigurisht që të përcjella nëpër shekuj shumë krijime gojore u harruan, disa të tjera u shndërruan dhe u përsosën duke jetuar më gjatë, të përcjella nëpër brezat pasardhës nga këngëtarët apo tregimtarët popullorë, por rëndësi ka që ka ekzistuar një traditë e artit gojor shqiptar.
Ekzistenca e një
tradite të hershme e arti gojor dëshmohet edhe nga trashëgimia e saj gjer në
ditët tonanëpërmjet këngëve të vjetra të traditës rituale, përrallave e miteve,
baladave, këngëve epike etj.
Dy kanë qenë
faktorët që kushtëzuan jetëgjatësinë e këtij arti; fakti që “artistët”
popullorë krijuan një art gojor që ishte pjesë e jetës dhe besimeve të kohës,
dhe për pasojë ky art “ecte në kohë” bashkë me rrjedhën e jetës, duke u bërë
pjesë e identitetit kombëtar si dhe niveli i lartë artistik i këtij arti që i qëndroi
kohës.
Autori qysh në
krye argumenton se“Letërsia gojore shqipe me llojet e shumta të saj ishte bazë
e letërsisë sonë të shkruar […] këto dy shtresa të artit të fjalës: letërsia
gojore dhe letërsia e shkruar bashkëjetuan dhe ndikuan ndërsjellas në njëra
tjetrën[12]“.[…].
”Edhe vetë Budi në veprën “Rituali roman”(1621), faqe 152-155 sjell dëshmi të
drejtpërdrejta për “vaj gjama vajtimi e të gërvishtunitë e të r?mitë n grusht[13]“.
Te llojet e
letërsisë gojorenë fillimet e saj u mbështet letërsia jonë e shkruar, pasi ky
art “ishte toka” mbi të cilin mbinin e rriteshin pemë e lule e gjithfarë lloje
bimësh. Këtu duhet të shtojmë se te arti gojor e ka origjinën edhe kënga,
vallja apo piktura e shumë gjini të tjera.
Fakti që arti ynë
gojor kishte mbërritur një pjekuri artistike solli për rrjedhojë qëedhe arti
poetik i shkruar të kishte një nisje me një nivel të lartë artistik, që ishte
faktikisht niveli i arritur i artit gojor. Për këtë arsye s’kemi pse habitemi
me nivelin e lartë artistik të krijimtarisë së Gjon Buzukut,Pjetër Budit dhetë pasardhësve
të tyre në fushën e poezisë. Po ashtu, larmia tematike e artit gojor, stilet dhe
format e shumta, janë një pasuri e rrallë që trashëgoi dhe shfrytëzoi letërsia
e shkruar, qoftë si burim frymëzimi apo si tematikë.
Falë vitalitetit
të tij, arti gojor vazhdon të ekzistojë në vlera të larta edhe në kohën tonë,
kohë kur arti i shkruar është masiv, cilësor dhe me shumëllojshmëri formash e
llojesh shprehëse poetike. Sot arti ynë gojor ekziston si trashëgimi e vazhdimësi
e krijimtarisë së hershme në kushtet e reja, por ajo që ka rëndësi është fakti
se ai ekziston edhe si krijimtari aktuale: në forma dhe përmbajtje, duke qenë
në nivele të arrira artistike. Madje duke qenë në thelb art gojor, ai paraqitet
edhe në formën e artit të shkruar ose notizuar, të botuar në libra, forma këto
të artit të kultivuar.
Kështu shpjegohet fakti që poetët dhe shkrimtarët tanë të mesjetës e shfrytëzuan mirëfilli traditën dhe pasurinë e artit gojor si gjuhën poetike, mjetet shprehëse poetike, stilin, ritmin e vargut etj. dhe u paraqitën me një nivel të lartë (për kohën) me botimet e tyre. Duhet të kemi parasysh searti gojor shqiptar ishte me orientin perëndimor si vetë orientimi i kombit tonë dhe natyrshëm që edhe arti ynë i shkruar u orientua gjithashtu nga Perëndimi.
III-Qasja e poezisë së Budit me poezinë tonë gojore
Po të studiohet
gjuha dhe stili i veprave të këtyre autorëve shohim se ato ishin elemente të “kultivuar”
(për kohën) dhe pikërisht ky fakt na shtyn drejt mendimit se gjuha shqipe e
shkruar nuk fillon me këta autorë.Duke parë artin gojor dhe në veçanti këngën
shohim se ”Kënga […] nuk ndikoi vetëm në zhvillimin dhe në pasurimin e
traditës, por u shpreh edhe në krijimin dhe në zhvillimin e letërsisë sonë të
shkruar[14]“.
Le t’ivështrojmë
faktet në këtë drejtim: ”Kënga ishte dhe është nevojë shpirtërore e njeriut,
prandaj e tillë është edhe te Budi[15]“.
Mirëpo, Budi në vend që të këndonte, duke qenë krijues, u ul e shkroi “këngë”
me vargun tradicional tetërrokësh,
duke u bërë kështu krijuesi i poezisë dhe vargut të shkruar. Këtu ndoshta mund
të ketë ndikuar fakti që, duke qenë prift, ai shihte që psalmet në kishë “këndoheshin”
duke qenë njëkohësisht edhe të shkruara. Nuk e dimë nëse këtu ishte burimi i mendimit
për të shkruar këngët. Pa u shkëputur nga arti gojor, Budi nisi paralelisht krijimin
letrar artistik, madje bëri përpjekje që ndryshimi midis dy formave të artit të
fjalës në gjuhën shqipe, përkatësisht artit gojor dhe artit të shkruar “[…] të
vërehet sa më pak, ose, të them më drejt, ta ndihmonin dhe ta pasuronin njëra-
tjetrën në mënyrë të ndërsjellë[16]“. Ishte fakt:poezitë që Budi i shkroi bënin jetën e
poezive të artit gojor, sepse ato recitoheshin në kishë ose tubime të ndryshme
festash fetare për arsye se ishin krijime me frymë fetare dhe stil gojor. Ndaj
themi se për nga struktura poetike, stili, fraza, nga rima e metrika, poezia e
Budit ka lidhje organike me poezinë gojore. Jemi në fazën që të dy format e
artit ushqejnë dhe mbajnë njëra tjetrën, madje Budi shkroi me vetëdije poezitë
sipas strukturës së vargut gojor.
Kjo dëshmohet te
ngjasimet e shumta të vargut gojor dhe vargut të Budit, të vargut“tetërrokësh”, me të cilin varg janë kënduar këngët gojore nëpër shekuj.
Mendojmë se Budi nuk donte vetë që të largohej nga tradita e vargut shqip, jo
se nuk kishte njohuri apo mundësi.
Përbërës i marrë
nga poezia gojore është edhe “përsëritja”
e fjalëve, frazave, vargjeve deri edhe të strofave që ndodhin brenda vargut,
brenda strofës, brenda një poezie të veçantë, ose edhe te poezitë e ndryshme,
ndërkohë që kjo “përsëritje”është gjë e rëndomtë në traditën letrare gojore.
Te disa këngë (p.sh.
në këngën IX të “Doktrinës”) kemi vargje që janë të ngjashme me ato të epikës
sonë historike apo në këngët kreshnike, balada etj. kur bëhet fjalë për trimat:
Gjithë nd’armë e ndë pecir (pancir) dhe
O, ij madhi zot fatmiri, i ngjashëm
me vargun gojor: Lum për ty për Zotin të
lumin, Të lumt na për t’madhin Zot,Lum
për ty, o i lumi Zot[17]. Po kështu te
disa vargje ai përdor lirshëm edhe disa tipa“mallkimesh” gojore në funksion të
idesë së poezisë së tij si: “Puna mos të
voftë mbarë!/Fara mos të biftë nd’arë, /as fruitinë mos ta dhashtë! /Të
vrafshinë gurë e n dru/o qofsh gjithë mallëkuom[18]“[…].
Pjesë e përkimeve të poezisë së Budit me artin gojor janë edhe disa fjalë të
urta të përdorura kryesisht në parathëniet dhe pasthëniet e tij.
Si përfundim themi se qasja e poezisë së Budit ndaj poezisë gojore është e tillë, sa që na tregon edhe gjendjen dhe nivelin e zhvillimit të dy arteve para 1618, artin gojor dhe atij të shkruar shqip.
IV-Tradita letrare e shkruar në kohën e Pjetër Budit
[…].”Tri veprat e
përkthyera nga Budi “Doktrina e krishterë”, “Pasqyrës e të rrëfyemit” dhe “Rituali
roman”, 23 poezitë dhe 5 parathëniet dhe pasthëniet qëshoqërojnë këto botime,
nuk do të mund të ishin në atë rrafsh dhe të asaj cilësie sikur autori i saj të
mos ishte mbështetur në një traditë paraprake. Këtë gjë e përligj para së
gjithash pasuria e gjuhës, mënyra e sigurt e të shprehurit, shtjellimi i
tekstit, format e ndryshme frazeologjike, fjalë të urta, urime, mallkime etj., thekson
me të drejtë autori[19]”.
Këtu zgjerohet
hapësira e shikimit, sepsene kemi mësuar që shkrimi i parë shqip është “Formula
e pagëzimit”e vitit 1462 dhe libri i parë i botuar është “Meshari”i Gjon
Buzukut (1555).
Duke folur për “Mesharin”Eqrem
Çabej ka shkruar:“[...] duke shikuar me një vështrim objektiv këtë tekst, nga gjuha e
rrjedhshme...dhe nga mënyra...mjaft konsekuente e shkrimit, arrin të bindet..
se në Shqipëri ka qenë formuar që më parë […] një traditë letrare me shkrime [...]
me një ortografi gjer diku të caktuar[20]“
dhe se “[…]dhe se vepra e Buzukut u shkrua pikësëpari me një gjuhë letrare:
prodhimi edhe një zhvillimi të mëparmë të
shkrimit dhe i përpunimit nga ana e këtij shkrimtari”.
Sipas Çabejit
shkrimtarët tanë të vjetër, në bazë të kohës kur i shkruan dhe i botuan veprat
e tyre, “[...] përfaqësojnë një lulëzim
të shënueshëm të shkrimit të gjuhës shqipe e të literaturës së vendit” dhe
se ”Fakti se këta nuk janë një e dy, po përbëjnë një varg burrash të pendës, na
dëshmon se aty nuk kemi një dukuri kulturore sporadike, po kemi të bëjmë me një
lëvizje mendore[21]”.
Kjo tezë shtron hamëndësimi për ekzistencën e shkrimit shqip
para “Formulës së pagëzimit” dhe “Mesharit”, madjeNamik Ressuli shkon deri aty
sa të shkruajë se Buzuku “[...] do të jetë mbështetur në një traditë paraprake
të ortografisë e ndryshme nga ajo e tij[22]”,
madje duhet të theksojmë se ekziston edhe teza e Joklit për lashtësinë e
shkrimit në Shqipëri, para Buzukut. Tezën e një shkrimi shqip para Buzukut e
mbështesin një sërë studiuesish vendas dhe të huaj si: Kolë Ashta, Henrik
Lacaj,Martin Camaj,Dhimitër S. Shuteriqi, arbëreshi Françesko Solano, studiuesi
rumun Gustavo Adolfo Loria Rivel, Gunnar Svane etj. madje edhe duke e
argumentuar dhe krahasuar me shkrime të njohura dhe të publikuara apo me
metodën krahasuese të analizave të teksteve të ndryshme, të cilat Berisha i përmend.
Një informacion
interesant na sjell edhe vetë Budi kur duke bërë të ditur për mënyrën e
përgatitjes dhe të botimit tëpoezive që kishte përfshirënë librin “Doktrina e
krishterë” (1618), ku ai thotë: [...] “shkrova mbi gjuhu[t] tanë m? parë do
kapituj të Ditësë gj?qit qi i gjeta shkruom Atit shumë n cë nd?rshim e n cë devotshim frat P?lit prej Hasi. Të cijtë ende me do të
tjera të nçtuom disa herë tue i shkruom, …hina për gjithë ditë k? pak tue
nçtuom. Shkrova ende s? të tjera kafshë, s? mujta n cë tjera gjuhush tue i
kthyem mbi gjuhu[t] tanë[23]“.[…].
Nuk është qëllimi ynë
të shkruajmë dhe të vërtetojmë tezën e ekzistencës së shkrimit shqip para
Buzukut, por nuk mund të lëmë pa sjellë në vëmendjen e lexuesit faktin se:
Plini Plak (Gaius Plinius Secundus ) (23-79 e.r.),në vitin 77 (pas Krishtit)
botoi korpusin prej 37 vëllimesh për historinë natyrore, titulluar “Naturalis
Historiae” (Historia e natyrës), dhe në vëllimin VII, shkruan qartësisht: “Ilirët
kanë krijuar të parin alfabet dhe romakët shkrimin e tyre e morën nga ilirët”.
Lexo me vëmendje këtë fragment: romakët shkrimin e morën nga ilirët, pra
shkrimi ekzistonte te ilirët që të mund ta merrnin romakët. Logjikisht ekzistenca
e shkrimit nënkupton akte të shkruara, qofshin këto shkresa, traktate apo
libra.
Për ta“ndezur”
debatin e mësipërm, në vëllimin VI të këtij korpusi Plini Plak shkruan: “Nga
kjo rezulton një përdorim i shpeshtëi shkronjave të alfabetit. Në Lazio
(Lacium) ata që i sollën, ishin Pellazgët”.[…]. Po kështu te informacionet për
ekzistencën e Universitetit mesjetar të Durrësit, hapur në vitet ’80 të shek. XIV
janë ndihmuese për tezën e ekzistencës së shkrimit shqip në mesjetë, apo e
dhënase: “[…] në vitin 1584 në Stubëll (Kosovë) ka qenë hapur një kolegj
katolik”.[…], për të cilin: […]. “studiuesi kroat, Miroslav Vanino[24],
përmend botimin e një katekizmi në gjuhën shqipe të këtij viti në 500 kopje”.[…],
apo dhe gjetja e“Dorëshkrimit tëKieutit” (1735 – 1750).
Lehtësia e të shkruarit të veprave të klerikëve të përmendur, frazat elokuente dhe të lidhura organikisht në fjalitë e veprave, dëshmojnë për njohje dhe praktikë të shkrimit shqip para Buzukut. Veçse duhen gjetur provat dokumentare për ekzistencën e tij. Natyrisht, këto duhen kërkuar së pari nëpër arkivat e vendeve evropiane dhe në Vatikan.
IV-Me këtë studim Anton Nikë Berisha spikat në punën e tij të ndriçimit të “mistereve”dhe të “fshehtave” të gjuhësisë dhe letërsisë shqipe në labirintet e shekujve, duke na ftuar që ta ndjekim jo atë, por dritën që reflektojnë këto “mistere” dhe këto të“fshehta”.
Sarandë, shkurt 2022
[1] Pjetër Budi u lind në Guri i Bardhë,
Mat më 1566. Mësimet e para i mori në vendlindje, pranë disa ipeshkvijve të
ndryshëm, më pas u shkollua në Kolegjin Ilirik të Lorentos, afër Ankonës. Në
vitin 1587, në moshën 21 vjeçare u caktua meshtar, dukeshërbyer si famullitar i
thjeshtë për 12 vjet në Kosovë dhe Maqedoni dhe më pas për 17 vjet si zëvendës
i përgjithshëm i dioqezave të Serbisë. Në vitin 1616 shkoi në Romë deri më
1621. Atje u mor …me shtypjen e disa librave shqip, ku në vitin 1618 botoi
veprën e tij të parë “Doktrina e Kërshtenë” dhe më 1621 dy veprat e tjera “Rituali
roman” dhe “Pasqyra e të rrëfyemit”, vepra që janë kryesisht përkthime ose
përshtatje, por të zgjeruara dhe të shtjelluara në atë mënyrë, sa që dalin si
vepra të reja. Si poet dhe prozator Pjetër Budi njihet për rreth 100 faqe prozë
dhe 3200 vargje poezi të botuara (kryesisht) tek “Doktrina e Krishtenë”. Gjatë
viteve 1616-1622 bëri disa udhëtime në Itali, kryesisht për qëllime atdhetare
si dhe për të botuar veprat e tij. Kthehet përsëri në Shqipëri ku emërohet
peshkop i Sapës dhe i Sardës, por duke parë gjendjen e popullit dhe
padrejtësitë që i bënin klerikët e huaj, më 1622 organizoi një Besëlidhje të
klerikëve shqiptarë të zonës së Shkodrës, Zadrimës, e Lezhës për të mos pranuar
klerikë të huaj. Në dhjetor 1622 mbytet (aksidentalisht?) duke kaluar lumin
Drin. Gjatë 29 vjetëve që shërbeu me petkun e klerikut, ai u shqua për
veprimtari atdhetare si një ndër organizatorët e kryengritjeve anti turke, Për
këtë dëshmon edhe “një letër e datuar 15 shtator 1621, të cilën imzot Pjetër
Budi ia drejtonte kardinalit Gozzadini në Romë, në të cilën ai parashtron
planet e strategjinë për një kryengritje në Ballkan kundër otomanëve”. ( R.SH.
Vatikan. 2020-01/29-) Kjo veprimtari atdhetare është arsyeja që mbytja e tij
është cilësuar si një komplot vrasjeje.
[2] Neofil Rodino murg bazilian që erdhi
në Dhërmi në vitin 1623 dhe hapi shkollën shqipe. (Prof. dr. Njazi Kazazi,. “Mësimi
i gjuhës shqipe gjatë Rilindjes Kombëtare e deri në fillimin e viteve ’20 të
shekullit XX”) Ai (Neofil Rodino) botonte libra shqip dhe katekizma dhe i
shpërndante ndër fëmijët dhe fshatarët falas.. (Petro Marko: Shkolla shqipe tre
shekuj më parë, “ Intervistë me vetveten”, Retë dhe gurët).
[3] Kryefaqja e titullit përmban këto të
dhëna: Vepra “Doktrina e Krishterë”, e hartuar për nder të kujtimit dritëplotë
të Papa Klementit VIII nga Shën Robert Belarmini, prift i Shoqërisë së Jezusit,
tani Kardinal i Kishës së Shenjtë të Shën Marisë in Via. Përkthyer në gjuhën
shqipe nga i nderuari Don Pjetër Budi nga Guri i Bardhë. Në Romë, nga
Bartolomeu Zaneti 1618. Me lejen e Eprorëve}.
Përkthimi shqip i ‘Doktrinës Kristiane’
prej imzot Pjetër Budit përbëhet nga 169 faqe. R.SH.Vatikan.2020-01/29.
[4]Petro Marko,Shkolla shqipe tre shekuj më parë.“Intervistë me vetveten”, Retë
dhe gurët.
[5]“Për këtë duhet të ketë pasur një numër
relativisht të madhkopjesh nga botimet e viteve 1636, 1664 dhe 1868. Më 1759 në
depot e Kongregatës Propaganda Fide kishte ende gjithsej 960 kopje të këtij
libri” (Anton Nikë Berisha, Pjetër Budi
poet dhe prozator. Luigi Pellegrini Editore Cosenza2015.
[6] Luigi Pellegrini Editore Cosenza2015.
[7] Qendra Shqiptare e Studimeve Letrare “Pjetër
Budi” Tiranë 2019.
[8] Shih dy studimet e Anton Nikë Berishës: “Meshari” – vepër e hartuar nga
Gjon Buzuku. Fondazione Universitaria “Francesco Solano”. Comet Editore
Press. Cosenza 2014. Botimi i dytë “Faik Konica”, Prishtinë 2014 dhe Gjon
Buzuku poeti ynë i parë. Studim. Faik Konica, Prishtinë 2016. Botimi i dytë
Pellegrini Editore, Cosenza 2016.
[9]“Dita e Gjyqit të fundit”ishte një
përshtatje mjeshtërore në gjuhën shqipe, sipas ritmit të saj tetërrokësh,
Psalmit - himnit të njohur latinisht të mesjetës Dies irae, dies illa të
rregulltarit françeskan Tomës nga Çelano (Tomaso da Celano, rreth 1200-1255).
[10] …duke më kujtuar “mëninë” e Akil
kordhëtarit te Iliada.
[11] Anton Nikë Berisha “Pjetër Budi poet
dhe prozator” Luigi Pellegrini Editore Cosenza2015. F. : Krijimet e letërsisë
sonë gojore u shënuan shumë vonë në krahasim me lashtësitë e tyre. f. 23.
[12]Po aty. f. 19.
[13] Po aty f. 29.
[14] Po aty f. 221.
[15] Po aty f. 221.
[16] Po aty f. 223.
[17] Vargjet e cituaramarrë nga librinë
fjalë f. 235.
[18]Po aty,f. 239.
[19] Po aty,f. 30.
[20]Po aty f. 31. Marrë nga: “Meshari” i
Gjon Buzukut (1555). Botim kritik. Punuar nga Eqrem Çabej. Pjesa e parë. Hyrje
dhe transliterim. Universiteti shtetëror i Tiranës. Instituti i historisë dhe i
gjuhësisë. Tiranë 1968, f. 18.
[21]Po aty f. 32, marrë nga Eqrem Çabej,
Pjetër Budi dhe gjuha e tij. Në “Pjetër Budi. Kumtesa dhe artikuj”, vep. e përm.,
f. 141.
[22] Po aty f. 33. Marrë nga: Namik
Ressuli, Il “Messale” di Giovanni Buzuku. Riproduzione e trascrizione. Studi e
testi 199. Città di Vaticano. Biblioteca Apostolica Vaticana, 1958, f. XVII. P.S.Të
gjitha citatet e përkthyera ngaitalishtja, janë të autorit të studimit, Anton
Nikë Berishës.
[23] Po aty f. 39, marra nga Pjetër Budi.
Poezi, vep. e përm., Prishtinë 2006, f. 298
[24] Po aty f. 40.