Kulturë
Albert Zholi: Mimoza Selmani Doku - Një grusht mall
E merkure, 09.03.2022, 08:00 PM
“Një grusht mall”, libri poetik i Mimoza Selmanit Doku që portretizon Atdheun
Nga
Albert Zholi
Libri
poetik “Një grusht mall” i autores Mimoza Selmani (Doku), vjen në një kohë kur
Pandemia sikur ka zbritur kurbën e saj të “shtetrrethimit” dhe të
“bunkerizimit” të lëvizjeve njerëzore...Kjo periudhë ka sjellë mjaft
pështjellime tek njerëzit, por po ashtu ka grishur dëshirën e tyre për të
hedhur në letër, mbresa, kujtime, poezi, ngjarje, situata. Edhe për Mimozën kjo
periudhë 3-vjeçare ka qenë një shtysë për të parë jetën në një kënd tjetër, atë
të realitetit dhe të përgjegjshmërisë qytetare për të sjellë në mënyrë korrekte
një pjezës jete me ngjyrat reale. Në këtë libër të sinqertë, autorja kurrsesi
nuk stimulon me fabulën, me ngjarjen, nuk aludon dhe nuk bën paragjykime, por
ajo vendos një shenjë ndriçuese në pjesën e errët të jetës njerëzore. Duke qenë
emigrante, autorja ka fituar një kulturë të re, atë të të korrektësisë në
përditshmëri, të marrjes së përgjegjësisë qytetare edhe si patritote, duke
qëmtuar me vëmendje çdo situatë apo ngjarje që lidhet me atdheun, familjen, dhe
me problemet që shqetësojnë shoqërinë. Në poezitë e saj ka mall, dhimbje, lot,
i hequr dhe një filiz nga trungu atdheut.
Po
sa filiza të tillë ikën Shqipërisë kur pritej ti rritej shtati duke u bashkuar
me Kosovën martire?! I ndodhi gjëma Atdheut, u mpak dhe më shumë nga njerëzit
që po i iknin, shumica pa kthim. Por autorja ikën me kokën pas. Ikën me sytë
nga Atdheu. Kjo ikje e saj në drejtim të Italisë në fillim ngjau si gëzim
momenti pas ndrydhjes së gjatë nga shteti totalitar por pastaj, kuptimi i
mërgimit për të gjithë emigrantët, e ktheu ikjen në tragjedi, ndërsa tani,
gëzimi dhe tragjedia kanë tepërtuar te njëra-tjetra fatalisht dhe përjetohen me
ankth. Sigurisht, në mërgim çdokush gjeti një punë më të mirë, një jetë më të
mirë, por po kaq të mëdha qenë humbjet, vdekjet e ndryshme, tragjike e të
parakohëshme.
Ky
largim e ka bërë poeten më të ndjeshme, më të dhembshur, më delikate në
raportet e saj me Atdheun. Vetëm kur je larg, mund ta ndjesh më mirë mallin.
Dhe autorja nuk e fsheh mallin, nuk e ndalon por e shpreh me përmasat më të
thella. Ajo kujton vendlindjen, shtëpitë, gurët, rrugët, brigjet, çdo pamje që
ka lidhje me të. I kujton mes lotësh me premtimin se do kthehet.
Një
premtim lot-malli që shpreh besimin e forcës që ka Atdheu në mërgim për të parë
me krenari origjinën. Por mërgimi ka dhe të fshehta të tjera… Vdekje nga
krimet, por edhe nga përpjekja e stërmundimëshme për të arritur “tokën e
premtuar”.
Autorja
në disa poezi me nënteks e përcjell këtë gjëmë, këto vdekje jo të natyrshme.
Këto plagë mërgimi ajo i përcjell me ndjenjë keqardhjeje. Në disa poezi pena e
saj e kujdesshme sjell episode e ngjarje rrënqethëse, që shoqëruan dhe
vazhdojnë të shoqërojnë këtë emigracion të paparë në histori për përmasat,
popullsinë e vendit dhe kohën e shkurtër. Por ajo ndjek edhe
zhvillimet
në atdhe, sikundër të jetë në vendlindje. Jeton në Itali por me shpirt dhe sy
është në Atdhe. Dhe një nga këto poezi është Më fal Mateo!”. Një poezi që të
shtang. Një poezi e përcjellë me një ndjesi të rrallë nëne. Loti lëshohet vetiu
nga syri nëpër faqe kur mëson tragjedinë e djalit të vogël të cilin nëna e
pret, por ai ka ikur në përjetësi. Por po kaq sqimatare, fine dhe eksploruese,
autorja është treguar edhe ndaj problemeve të tjera të shoqërisë.
Ajo
duke qenë korrekte, punëtore, krenare, e sigurt për hapat që hedh, nuk mund ti
lëjë në heshtje disa cilësi negative të njeriut që me të vërtet të ngjallin
neveri. Një nga këto poezi është dhe:
SERVILIT!
Përditë
do ngjitesh lart e më lart,
Këpucë,e
këmbë duke lëpirë,
Do
ngjitesh shkallët një e nga një,
Si
zhabë e shtypur,e pështirë.
O
si një gjarpër do zvarritesh,
Ashtu,
zvarrë, shkallët do i ngjitësh,
Me
mjaltin në gojë e lule në duar,
Me
helmin brenda për të helmuar.
Në
kuptimin klasik servil do të thotë një njeri që u përulet e u bën lajka
eprorëve, më të fuqishmëve etj, për përfitime vetjake, pra puthador. Në çdo
vend, në çdo, qeveri, në çdo situatë, nuk ka më të rrezikshëm se servili, sepse
ai natën ta bën ditë, të ngre në qiell, kur ti je për tu groposur, të rrit
mendjen, kur nuk ke mend fare, të bën sehir që ajo që është bërë keq, të duket
më e mira e botës. Servilët janë edhe të paaftë, edhe ngatërrestarë, janë
krijuesit e opinioneve të sëmura tek eprori për njerëzit e ndershëm, janë
bartësit e të gjitha veseve negative që ndryshojnë klimën e shëndetshme.
Servili
e ka mirë me të gjithë shtresat, me të gjithë drejtuesit me të gjitha partitë.
Servilit sipas popullit i zgjatet jeta, por i kërruset shpina, ndaj dallohet
lehtë. Gjuha e servilit sipas autores është gjuha e helmit, zvarritjes, e
deformimit të personalitetit. Në këtë poezi autorja kritikon ashpër vesin, atë
që bren shoqërinë dhe që nxit padrejtësitë. Një fabul thotë: “Në vite egziston
e thëna/ qëngji urtë pi dy nëna/ por ju s’dini më të renë/ pi servili gjithë
kopenë”. Në këtë vëllim modest unë do të sillja për komente disa
poezi,
por veçova këto dy për tematikën e spikatur dhe për mënyrën e ndërtimit të
vargut. Ky vëllim poetik vjen si një pranverë e vonët në krijimtarinë e
autores, por që ka një formatim harmonik dhe një mesazh të ndjeshëm njerëzor.
Autroja
në këtë vëllim është vetvetja, me poezi me fabula pa përsëritje, me një kolor
figurash letrare të lëmuara, ku ajo nuk nxiton por, përkujdeset deri në detaje
për ta bërë poezinë të bukur dhe pa deformime estetike. Stili i saj autentik,
kërkesat e saj në aspektin artsitik dhe mesazhi njerëzor për të përqafuar
drejtësinë, tregon se poetja e vesh veten me një përgjegjësi qytetare, për të
sjellë një poezi të asimilueshme, me vlera estetike që ndërgjegjëson dhe
konkretizon vlerat dhe antivlerat, virtytet dhe negativitet e kohës që jetojmë.
Ky libër është për Mimozën është si një lule-mimozë në prag pranvere, që
thërret për një jetë të bukur, në këtë botë të trazuar me pandemi dhe luftëra.