E enjte, 03.10.2024, 08:21 PM (GMT+1)

Kulturë

Hasan Hasanramaj: Të flasësh për femrën shqiptare dhe kontributin saj

E merkure, 09.03.2022, 08:15 PM


Të flasësh për femrën shqiptare dhe kontributin saj

Duhet ta mendosh lindjen që ajo i dha shoqërisë, botës njerëzore dhe historisë ...

Tetë Marsi - Dita Ndërkombëtare e Gruas është një ditë e madhe e kremtimit global për të gjitha gratë, vajzat, nënat e motrat në mbarë botën. Në ndryshim nga vendet e tjera femrat shqiptare e shënojnë këtë festë sipas mënyrës së tyre, e cila në botë  daton së kremtuari që nga tetë marsi i vitit 1917

Nga Hasan Hasanramaj

Lidhur me kremtimin e Tetë Marsin Ditën Ndërkombëtare të femrës me poeten Drita Kasumin - punëtore  e palodhshme e zhvilluam një bisedë në kuadrit e kësaj dite cila  për  të gjithë ne dikur dhe sot ishte dhe mbetet një dhimbje, është një  botë qielli, është një jete dhe një dashurie në shoqërinë tone në mes tjerash na tha poetja Drita: “Të flasësh për femrën shqiptare në të gjithë, së pari duhet të paramendojmë si shtyllën e shoqërisë. Të flasësh për femrën shqiptare, duhet ta kujtosh burimin e dashurisë që jap si një krua ujë të kthejnë nga nëntoka. Të flasësh për femrën shqiptare, duhet ta mendosh lindjen që ajo i jap shoqërisë, botës njerëzore.

Femra shqiptare si  nënë, si qytetare, si heroinë, si rrezatuese e familjes dhe si heroine e betejave jetësore

Në këtë kontekst – na tha në vazhdim të bisedës poetja  Kasumi-femra si gjini njerëzore, është bota, qielli dhe jeta, ndërsa femra shqiptare është dhembja, dashuria dhe lindja. Unë tani do të ndalem pak për femrën shqiptare në tri kohë: femra dje, sot dhe nesër. Femra shqiptare si nënë, si qytetare, si rrezatuese e familjes shqiptare ka dhënë një kontribut në të kaluarën si heroinë e betejave jetësore. Po ta marrim si nënë, ajo mbetet heroinë e kohës, ngase mbi supet dhe shpirtin stoik të saj vërshuan shumë beteja dhe gjithmonë doli faqebardhë. Një emër i ëmbël ku në çdo kohë rrezatoi dritë, ëmbëlsi, në çdo kohë dha provimin e jetës. Ndoshta jo pse jam femër, por pse ashtu koha e vlerësoi si heroinë e përjetshme- na tha Drita si poete. Pikërisht ajo barti gjatë historisë dhe tani po e bartë peshën e kohës, peshën e historisë, peshën e dhembjeve. Por prapë, mbeti e pathyer, stoike. Në varfëri, rrezatoi qëndresë, në familje, krua i dashurisë, Atëherë pse mos të quhet femra shqiptare dhe të tjerat heroina?! Ishte dhe mbeti përherë krah i fortë i burrit dhe shtyllë e fortë e familjes dhe atdheut. Dje ishte krah për krah pranë burrit, pranë pushkës dhe pranë diturisë. Sot ajo është më shumë pranë vatrës së diturisë. Dje e nëpërkëmbur nga shoqëria?! Sot atë e gjejmë në çdo fushë jete dhe të  shtetit. Ajo sot është kudo: në drejtim të çfarëdo sektori, në rrugën e dritës, është vetë drita, është mosnënshtrimi. Po nëse?  Nesër do të jetë edhe më e përgjegjshme për jetën, familjen,  shoqërinë. Ajo sot mori frerët e jetës me këmbënguljen e saj me qëndresën e saj, me çelësin e diturisë. Sot e nesër është pjesë e qytetërimit njerëzor. Nesër do të jetë prapë themeli më i fortë i dashurisë, vullnetit dhe përparimit. Shpirti i femrës shqiptare sot kudo që është bën dritë andaj për këtë e meriton nga të gjithë ne një respekt të pakufishëm...

Nga një lule për festen e 8- Marsit- Ditën Ndërkombëtare të Gruas



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora