Kulturë » Berisha
Sejdi Berisha: Pesha e madhështisë së afërsisë mjekësore
E diele, 13.03.2022, 07:24 PM
Skicë për reportazh
Mbrojtja shëndetësore themeli i zhvillimit të
një kombi dhe i vlerave jetësore
PESHA E MADHËSHTISË SË
AFËRSISË MJEKËSORE, POR TË MOS LEJOJMË QË TË NA “IKIN” MJEKËT DHE INFERMIERET
NË VENDE TË TJERA, SEPSE, KËSHTU GJATË DO TË LËNGOJË SHËNDETËSIA KOMBËTARE...!
(Vizitë
Repartit për Shërimin e Sëmundjeve Infektive në Spitalin Rajonal të Pejës dhe
takimi me Dr. Halil Komonin)
Nga
Sejdi BERISHA
Sa
herë e përgjithmonë është thënë e vërtetuar se niveli i mbrojtjes shëndetësore
të një kombi është bazamenti që gjithçka lidhet me zhvillimin e njerëzimit. Ky
themel i artë shpeshherë ka qenë thembër e Akilit nëpër kohëra për njeriun dhe
për kombin tonë. Një gjë e tillë edhe sot është aktuale dhe problem serioz edhe
pse janë arritur rezultate të mëdha në sferën e të gjitha degëve të mjekësisë
dhe të mbrojtjes shëndetësore. Janë ndërtuar shumë qendra spitalore gjithandej
Kosovës, Shqipërisë dhe trojeve të tjera shqiptare. Sot ka qindra shkencëtarë
shëndetësor, specializantë, doktorë shkencash e të tjera, të cilët angazhohen
që shëndetësia të jetë në majat e zhvillimit bashkëkohor. Pra, kjo është ajo thelbësorja
që secili qytetar ka dëshirë të besoj fortë në punën e shenjtë të mjekëve.
E
theksova këtë, sepse, një ditë rastisa tek Spitali Rajonal i Pejës, te Reparti
i Sëmundjeve Ngjitëse-Infektives. Është e kuptueshme se pandemia-Covid e ka
bërë të vetën dhe se tërë botën e ka lëkundur por edhe e ka dëmtuar edhe në
fushën e shëndetësisë, por, aty brenda këtij reparti pashë një angazhim të
personelit shëndetësor që në mënyrën më të mirë të mundshme t’u dalë në ndihmë
pacientëve të të gjitha moshave. Puna dhe angazhimi i personelit mjekësor sikur
m’i ngjante rrjedhës së qetë të një lumi. Lëvizjet e mantel bardhëve më bëhej
se ishte shndërruar në shpresa dhe optimizëm të secilit njeri që ishte shtruar
në këtë repart. E kjo dëshmon e tregon se në Repartin e Sëmundjeve
Ngjitëse-Infektive, respektivisht në Spitalin Rajonal të Pejës, bëhet e
përparon shëndetësia, edhe pse si gjithkund mund të ketë edhe mungesa e
lëshime.
Takojmë
mjekun dhe përgjegjësin e këtij reparti, z. Dr. Halil Komonin, i cili duket një
njeri modest, i thjeshtë, i lehtë dhe shumë i afërt me secilin pacient. I
shkëmbyem disa fjalë, kuptohet për mjekësinë dhe problemet, e padyshim edhe për
rezultatet në mjekësi, por nuk e zgjatëm, sepse puna nuk pret, e sidomos në
këtë kohë kur pos tjerash pandemia e Covid, edhe pse është në rënie,
prapëseprapë do përkushtim të pandërprerë profesional. E tërë kjo është një
tablo e vogël e kuptimit dhe e mesazhit të punës në këtë repart spitali.
Urgjenca
e Spitalit Rajonal të Pejës
Në
dhomën ku ishin duke u trajtuar katër pacientë të cilët kishin ardhur për të
marrë infuzion dhe ta marrin vetën nga sëmundje të ndryshme apo nga pagjakësia,
mbretëronte atmosferë pune, qetësi dhe shpresa për shërim. E përmenda edhe
këtë, sepse, pandërprerë defilonin infermieret për të shikuar dhe përcjellë
gjendjen e pacientëve, e që me një sjellje të urtë e të butë por gjithsesi edhe
profesionale, padyshim se rrisnin shpresat por edhe shpirtërisht “rehatoheshin”
me afërsinë, me kujdesin dhe me fjalët e ëmbla të tyre. Emrat e infermiereve me
qëllim nuk po i përmend se frikohem se ndonjërës do t’i hy në hak, pasi që
shumicës prej tyre nuk ua dija emrin. Kishte edhe infermiere të reja,
respektivisht, ato që bënin praktikën, gjë e cila dëshmon se ky repart mbase
edhe i tërë spitali i Pejës bën përpjekje që të mos ndihet mungesa e personelit
mjekësorë të të gjitha niveleve, sepse, dorën në zemër, numri i kuadrove
profesionale, edhe këtu dukshëm është zvogëluar, kurse edhe shumë mjekë kanë
dalë në pension.
Edhe
në këtë repart, mungon numri kuadrit të nevojshëm profesional, por po bëhen
përpjekje që të mos reflektohet kjo mungesë tek shërbimet mjekësore. Këtë e
dëshmon edhe puna e Dr. Zenel Shatrit, të cilin edhe atë e vërejmë duke lëvizur
prej dhome në dhomë duke u interesuar dhe kujdesur për pacientët e shtruar aty.
Spitali
Rajonal i Pejës-Institucion me vlera të larta shëndetësore jo vetëm rajonale
Me
këtë dua të them se puna e këtushme por edhe në nivel të Spitalit Rajonal në
Pejë, është në frymën e përkushtimit dhe të përkujdesje që shëndeti i njeriut,
që shëndeti i popullatës, që shëndeti kombit të jetë sa më në nivel, aq sa
kushtet momentale e lejojnë. Rastisa edhe në Emergjencë, ku edhe aty
mbretëronte një qetësi por edhe frymë pune e gatishmërie. Përgjegjësit për
punët që duhet bërë në rëntgen, me sjellje shumë brilante presin pacientët, dhe
sjellja e tyre edhe këtu ua zbutë dhe “shëron” zemrat e shpirtin atyre. Këtë
atmosferë e shoqëronte edhe pastërtia e korridoreve dhe hapësirave të tjera.
Po
ashtu, rastisa edhe tek pjesa e rezonancës. Edhe aty ishte atmosferë pune, e
këtë e bënte edhe më domethënëse dhe madhështore edhe puna profesionale dhe
prezenca e mjekut, Dr. Shemi Muhaxherit, i cili në pamje duket i mërrolur dhe i
mbyllur, por shpirtin e ka të madh dhe aftësi të rralla profesionale dhe për
lakmi.
Tani,
sërish kthehemi tek Reparti për Shërimin e Sëmundjeve Infektive. Atmosferë e
njëjtë, si ajo në fillim. Sërish e takojmë mjekun, Dr. Halil Komonin, i cili,
prapë modest, i thjeshtë por i përkushtuar, na flet për problemet dhe brengosjen
për sëmundjet infektive, që shoqëria duhet angazhuar më shumë për çuarjen
përpara të mbrojtjes shëndetësore të popullatës, për angazhimin që mos të na
“ikin” mjekët dhe as infermieret në vende të tjera të botës, sepse, kështu do
të lëngojë shëndetësia, do të shtohen problemet jo vetëm në segment. Shëndeti i
njeriut është një prej faktorëve që njeriun, komunitetin dhe njerëzimin e bëjnë
të lumtur dhe të aftë e të shëndosh për ta quar përpara zhvillimin e
përgjithshëm. Kjo është ajo që ende na brengos, por lirisht mund të them na
brengos edhe vetëdijesimi dhe ndërgjegjësimi në fushën e shëndetësisë mbase
edhe patjetër edhe i vetë qytetarëve, të cilët duhet që ta respektojnë dhe ta
çmojnë punën dhe profesionin e shenjtë të mjekut.
Do
theksuar se në shëndetësinë e Pejës kanë lënë gjurmë e histori të pashlyera
emrat ikonë të vlerave shkencore shëndetësore, si Prof. Dr. Musa Haxhiu dhe
Prof. Dr. Osman i Imami, të cilët i kontribuuan edhe shëndetësisë së Kosovës
por edhe asaj botërore. Pastaj, janë edhe shumë emra shtyllë dhe krenari e
shëndetësisë së këtij qyteti, që po i përmend vetëm disa (kërkoj falje që nuk
mund t’i përmend tërë atë armatë mjekësh e punëtorësh tjerë mjekësorë, sepse,
emrat e të gjithëve natyrisht se nuk më kujtohen, e po ashtu, emrat e të
gjithëve në këtë shkrim të shkurtër nuk do të mund të përfshiheshin), si Dr.
Mustafë Ademaj, vëllezërit Jonuz dhe Nuredin Zejnullahi, Dr. Ymer Çavolli, Dr.
Muhamet Selimi, Dr. Hysen Mazrekaj, Dr. Ramë Salihaj, Dr. Isa Kaliçani, Dr.
Shkëlzen Elezaj, Dr. Ibrahim Rexhaj, Dr. Arbër Tolaj, Dr. Ilirjana Zeka Gafuri
dhe shumë e shumë të tjerë, që janë themeli dhe begatia e shëndetësisë pejane
dhe jo vetëm.
Ndërsa,
tani gjenerata e re e kuadrove mjekësore, janë madhështia dhe shpresa e madhe,
që do t’i avancojnë vlerat profesionale dhe shkencore në shëndetësi, me të
cilat janë kompletuar për të ecur gjithnjë drejtë arritjeve të reja dhe
bashkëkohore për ta bërë shëndetësinë lumturi e vlerë të secilit qytetar.
Tërë
ky shkrim në formë të skicës për reportazh, ishte shkas që sado pak të
provokojmë mendjen që ta respektojmë punën e personelit shëndetësor, punën e
mjekut, e po ashtu edhe të të gjithë punëtorëve të shëndetësisë. Ata duhet e
nevojitet t’i çmojmë. Me një fjalë, duhet ta ruajmë dhe gjithnjë ta kultivojmë
arsyen e mendjen për shenjtërinë e mjekësisë, edhe pse edhe brendapërbrenda saj
gjithsesi se ka e mund të ketë lëshime, papërgjegjësi e defekte të tjera...!