Kulturë
Dedë Preqi: Pse???
E hene, 14.03.2022, 06:28 PM
Dedë Preqi
Poezi
(Popullit
të Ukrainës)
PSE ???
I
kërrusur mbi tavolinën e drurit
I
hedh rrjetat më përtej murit
Pavarësisht
se sa ankohemi sot
Me
lojrat e djallit s’biem dakord.
Në
këtë kohë të pa ngimur nga frika
Njerëzimit
nuk i reduktohet ankthi,
Djalli
e ngre kokën nuk ngopet me gjak
Edhe
fëmijëve buzëqeshjen ua këput në hap.
A
ka ndonjë drejtim me pakëz shkëlqim
Edhe
në Ukrainën e afërt duken re të zeza,
Era
e barotit të luftës t’i zë birat e hundës
Dhe
ushtima e mortajave ruse vdekjeprurëse.
Njerëzit
ikin pa dashur nga trojeve e veta
«Gjarpëri
me syza» i ndjek për t’i helmuar,
Gjeni
i fuqisë djallëzore e ka nxjerrë kokën
Me
një prekje të sustës thotë, e rrafshojë botën.
Njeriu
shikon rrugët cilës do t’ia mësyjë
Shkel
nëpër majat e gjilperës si i çmendur,
Sikur
nuk e ndjenë fare peshën e vetës
Dhe
pyet, pse e çpika vetë shkatërrimin e jetës.