Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Dedë Preqi: Pse???

| E hene, 14.03.2022, 06:28 PM |


Dedë Preqi

Poezi

(Popullit të Ukrainës)

PSE ???

I kërrusur mbi tavolinën e drurit

I hedh rrjetat më përtej murit

Pavarësisht se sa ankohemi sot

Me lojrat e djallit s’biem dakord.

Në këtë kohë të pa ngimur nga frika

Njerëzimit nuk i reduktohet ankthi,

Djalli e ngre kokën nuk ngopet me gjak

Edhe fëmijëve buzëqeshjen ua këput në hap.

A ka ndonjë drejtim me pakëz shkëlqim

Edhe në Ukrainën e afërt duken re të zeza,

Era e barotit të luftës t’i zë birat e hundës

Dhe ushtima e mortajave ruse vdekjeprurëse.

Njerëzit ikin pa dashur nga trojeve e veta

«Gjarpëri me syza» i ndjek për t’i helmuar,

Gjeni i fuqisë djallëzore e ka nxjerrë kokën

Me një prekje të sustës thotë, e rrafshojë botën.

Njeriu shikon rrugët cilës do t’ia mësyjë

Shkel nëpër majat e gjilperës si i çmendur,

Sikur nuk e ndjenë fare peshën e vetës

Dhe pyet, pse e çpika vetë shkatërrimin e jetës.