E shtune, 13.12.2025, 06:19 PM (GMT)

Kulturë » Zhiti

Visar Zhiti: Lëvizjet me Nol...

Ishte datëlindja e Fan Nolit dje, atij që ka hyrë në Historinë moderne të Shqipërisë duke e lëvizur atë histori, duke i shprishur datat e saj, si deputet, si rebel, si kryeministër, është themelues i Kishës Autoqefale Ortodokse Shqiptare, guxoi si askush, “Apostull”, do të quhej në një libër të ri, të porsa dalë në Tiranë, është mërgimtari mahnitës...

Visar Zhiti: Meshari ynë

Në 5 janar 1555 famullitari Gjon Buzuku mbaroi së shkruari “Mesharin”, një vepër që do merrte vlera gjithmonë e më të mëdha në shekujt më pas si libri i parë shqip. Mbetet për jetënjë akt themeltar historik, me rëndësi kombëtare të jashtëzakonshme, jo vetëm në gjuhë e dije, por dhe në identitet, në qendresën e shqiptarëve dhe të mbijetesës...

Visar Zhiti: Dielli i dytë në dritare

Në dritaren time të mëngjesit të sotëm pashë një diell tê bukur, m’u duk si një pishtar i beftë prometean…Dita e dytë e vitit, - thashë me vete, - dhe si asosacion idesh m’u ndërmend “Dielli i dytë”, një poezi imja, e shkruar herët, kur isha student në vitet ‘70, por që kam vuajtur dhe prej saj. Nuk do të desha të kujtoj, por ka ngjarje më të forta se ne…

Visar Zhiti: Kohët Lasgushiane

Në shkolla na e përmendnin poetin Lasgush Poradeci për ta kritikuar si poet të mbyllur në Kullën e Fildishtë, etj, etj, që s’kuptonte Realizmin Socialist, madje u përhapën rrëfimet se ai s’kuptonte shumëçka tokësore, s’dinte ç’kohe i përkiste...

Visar Zhiti: Kur luhet dhe pas filmave të dikurshëm?...

Dom Gjergj Meta me maturi dhe përkujdesje dhe nostalgji të natyrshme solli një ndjesi, po dhe një qortim me të drejtë për digjitalizimin e një filmi tjetër të radhës të Realizmit Socialist…Pashë dhe komentet. Dhe më kujtoi çështjen e ngritur herë pas here për atë arsenal filmash të mbetur nga diktatura që...

Visar Zhiti: Ka ardhur Imzot Fan Noli, na e ka sjellë Ilir Ikonomi

Ka disa ditë që ka ardhur, po takon shqiptarë, po shkon andej këndej si misionar, magjepsës si ai, në universitete, biblioteka, tubime, etj, ja, erdhi dhe në shtëpinë time, - thjeshtë si libër - dhe siç ndodh, kur vjen dikush që e do, duhet t’i lësh të gjitha dhe duhet të merresh me të, me pritjen e tij, duhet ta dëgjosh, i mençur, i rëndësishëm...

Eda & Visar Zhiti: I mrekullueshmi aktor Mirush Kabashi

Shkëlqen bukur e ashtu do të vazhdojë të shkëlqejë si në skena dhe në ekrane edhe në jetë mes njerëzve, në biseda e kujtime aktori Mirush Kabashi.Ikja e tij sot në teatrin qiellor, pas perdeve të reve, edhe pse përgjithmonë, nuk  pakëson nga aktet e dramës së artit të tij në tokë, përkundrazi shton dashurinë...

Visar Zhiti: Një jetë në fluturim

Kjo është metafora e jetës së shkrimtarit Drago Siliqi si dhe titulli i librit me poezi të zgjedhura të tij dhe i kritikave letrare, ku shkëlqeu si avanguardë në një letërsi të re, por që shumë shpejt regjimi i ri i pas Luftës II Botërore do ta bënte të veten, duke e futur në morsin e Realizmit Socialist, në një Shqipëri të mbyllur…

Visar Zhiti: Kaq shumë ikje...

Po ikim… Koha apo neëKu po shkojmë?Në ditë tjetër, në tjetër atdheë!Në valixhe nuk futet koha,As më të rëndësishmet                                          s’i marrim dot,Më të çmuarat desha të thosha,Më të shenjtat,                        nga ç’kanë mbetur sot...

Visar Zhiti: Aleluja! Një dhënie dore dhe një buzëqeshje

Më mrekullon kjo që po shoh: një grua me uniformën e mbrojtjes izraelite IDF (Izrael Defense Forces), po takon një vogëlushe… palestineze? Lutem të jetë kështu!Sa dhimbje ka, madje shoh buzëqeshjen, ndërsa te fëmijët ende jo, shpresë patjetër, por te gruaja tjetër në këmbë, me...

Visar Zhiti: Kur lindi Ati

Përpara emrit të poetit GJERGJ FISHTA gjithsesi vemë atë fjalëzën e shkurtër, por të madhe dhe parake,  “Atë”, se vërtet At Gjergj Fishta ka diçka të përhershme prej ÁTI, që nuk i vjen vetëm prej hierarkisë kishtare si françeskan, ai është si atë në letrat shqipe dhe ende më thellë, në vetëdijën e shqiptarit...

Eda Zhiti: Dashuria dhe njeriu me flatra

Me këtë titull doli në Rumani romani i Visarit,  “Perëndia mbrapsht dhe e dashura”.I marr ndër duar botimet e tij, shqip, italisht, rumanisht…i shfletoj, janë mjaft të mirë, me kopertina të forta, me piktura të gjetura…

Visar Zhiti: Të veçantat tronditëse të portretit...

Do të ishte tronditës portreti i Faslli Haliti, që pashë sot, ai triptik prindëror fytyrash, pikturuar nga i biri, Helidon Haliti art, me diçiturën e rreptë “3 vjet pa Poetin”.Shikoja dhe sikur po e kuptoja më thellë dhe ndryshe mësuesin tim në rininë time të parë, mecenatin shpirtëror, jo vetëm timin, dhe i të tjerëve më tepër, po dhe mikun e...

Visar Zhiti: Kultura e takimeve

Takimet janë kulturë dhe duhet të jenë të kulturuara patjetër, më dobiprurëse se mostakimet, prandaj duhet punuar në këtë drejtim që të jenë të tilla, vërtet “vatër” bashkëpunimi dhe arritjesh të përbashkëta. Ndryshe s’ka pse…Të zhvillojmë kulturën e takimeve, porosit dhe Papa Françesku...

Visar Zhiti: Bukureshti i bukur

Në trenin për në Bukuresht, në vagonin tonë pashë që shumë ngaudhëtarët lexonin libra, aq sa m’u duk se ishim në një bibliotekë që rendëte…Bisedonim me miqtë tanë, Luanin dhe Renatën, dhe më të mbërritur, morëm udhën për në qendër, në Hotel “Kontinental”...

Visar Zhiti: Shtëpia e pemëve të jetës

Sapo na thanë që në Milano, në pjesën moderne të metropolit italian, në “City Life” është një vepër e artistit shkodran, Adrian Paci, që jeton dhe punon në këtë qytet, ku jep leksione universitare, - e dinim që është i njohur në mbarë botën e artit - dhe nxituam të shkonim ta shihnim. Ç’ishte, skulpturë, kompleks monumental, instalacion modern?...

Visar Zhiti: Poezi dashurie në oborr

Nuk do ta besoja se ai takim aq i bukur, ashtu i natyrshëm do të ndodhte në Tiranë, në një lagje të zakonshme në oborrin e një shtëpie në mbrëmje.Aty është shtëpia botuese Berk dhe Znj. Anna Shkreli po na priste te porta. E para u fut Aida Baro, që do të drejtonte takimit, pastaj Eda ime dhe unë...

Visar Zhiti: Dhe u mblodhëm prapë

Do takoheshim paradite në baret jashtë te Pallati i Kulturës. Astrit Rama po na mblidhte, vinte nga Franca dhe s’ishim parë që nga epoka e burgut.Unë mbërrita i pari, kisha ngatërruar orarin. Ku të shkoja? Tryezat plot, lokalet të bukura si në metropol. Me to e kemi arritur Europën, thashë...

Visar Zhiti: Gjergji im!

Është Gjergji, Gjergj Hani, bashkëvuajtësi, jeton në Tiranë, duhej takuar patjetër, nuk ishte vetëm malli, kisha biseduar me të së voni, nga larg, me këto mjetet moderne, ishim shkruar, i lexoja meditimet dhe esetë e tij, ia dija sinqeritetin dhe mençurinë, konservatorizmin dhe idetë, që shkonin lart, jo te shteti...




Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx