E shtune, 27.07.2024, 02:47 AM (GMT+1)

Kulturë » Zhiti

Visar Zhiti: Kaq shumë ikje...

E enjte, 16.11.2023, 08:40 PM


KAQ SHUMË IKJE…

Nga Visar Zhiti

Po ikim… Koha apo neë

Ku po shkojmë?

Në ditë tjetër, në tjetër atdheë!

Në valixhe nuk futet koha,

As më të rëndësishmet

                                          s’i marrim dot,

Më të çmuarat desha të thosha,

Më të shenjtat,

                        nga ç’kanë mbetur sot.

Do të ngjitem në qiell i gjallë

Siç isha i gjallë dhe në ferr.

Vërtet kam mall,

Për ç’ikën apo për ç’vjenë

E shkuara me të sajët njerëz

E pret të ardhmen për më keqë

Ata që i dita vëllezër,

Ishin “Judë”, të palodhur dhe pleq.

Puthja u qe thartuar

Si koha që bëmë bashkë.

Pa flatra, duke fluturuar

I ika një ditë

                         për të arritur në natë.

Natën time

                       si jashtë globit,

horoskop-thyer, 

                       me globalistë

                                                 e horizonte…

Valixhen ma kishin hapur në aeroport,

A ishin librat,

                          kujtesa,

                                           emocionetë

Lashë shumë

           atje ku s’më presin shumë…

Nga Bibla doli një Marie

                       të më japë shpresë…

Në ballin tim ndiej gjumë,

Por ç’ëndërr nga kryqi do më zbresë?

Se koha s’ikën, ikim ne…

Dhe është po ajo ditë

Dhe është i njëjti dhè.

Chicago, Roselle, 15 nëntor, 2023



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora