E hene, 09.09.2024, 03:59 AM (GMT+1)

Kulturë » Zhiti

Visar Zhiti: Bardi modern i dhimbjes lindi në Kosovë

E hene, 28.08.2023, 07:59 PM


BARDI MODERN I DHIMBJES LINDI NË KOSOVË…

Nga Visar Zhiti

Na merr malli për poetin Ali Podrimja, lexojmë poezitë e tij, aty është dhe datëlindja e tij, jo vetëm sot, çdo ditë, është zëri i tij.

Bardi modern i eposit shqiptar të shekullit  XX, kështu më është dukur. Shfletoj libra të tij, mbyshem me frymë dhe me kushtrime të brendshme.

S’ka si të mos ndal te poezia “Prizreni”, poshtë titullit si kushtim ka venë emrin tim, e ka shkruar para 15 vjetëve, ka një hermetizëm mallëngjyes, ngjan sikur është kod për të vazhduar bisedën tonë, se në vargun e fundit thotë:

Frymon atDheu, paska Zot

dhe s’ka pikë e as presje gjëkundi. E pafund… Fjalën atDhe e shkruan siç do, Dheu - me shkronjë të madhe brenda fjalës, e di ai pse. Rilexoj fillimin:

Putha pikën e gjakut

Mes Qiellit dhe Tokës

atëhere kjo pikë gjaku është e ylltë a është bërë yll a yjet janë pika gjaku, por poeti nxiton të thotë:

Më mbuloi drita hyjnore

dhe ashtu ndodhi vërtet me Podrimjen. Që nga qielli ai “e lëviz gurin, rrënjën”, është me të gjithë të dashurit e tij dhe autografet që ka lënë, që jane si poezi më vete, e tregojnë se sa donte…

Fola kështu, sepse tjetri, sidomos poeti, kuptohet se cili është, kur zbulon se si ai di të dojë.

Drita hyjnore është dashuri e njeriut.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora