Kulturë » Zhiti
Visar Zhiti: Në Gurëz të Kurbinit
E diele, 10.09.2023, 07:56 PM
NË GURËZ TË KURBINIT
-
meshë dhe festë -
Nga
Visar Zhiti
Edhe
mesha, edhe festimet në mbrëmje ishin kaq të bukura në fshatin Gurëz, me njerëz
plot, që shkëlqenin nga mirësia dhe veshjet folklorike dhe po mendoja se ku ka
një kishë, një tempull të besimit, ka dhe qytetari më shumë dhe mikpritje.
Isha
ftuar në Gurëz në atë festë nga Motër Elena Lulashi, superiore e Motrave
Basiliane, e përunjur si një Nënë Tereze,
dinjitoze si ajo.
Në
Kishën madhështore “Zoja e Këshillit të Mirë”, Arqipeshkvi Imzot Arjan Dodaj i
dha detyrën e famullitarit të ri meshtarit dehonian, Atë Gianni Dimiccoli.
Dhe
aty motrat Basiliane përkujtuan 25-vjetorin e Kushteve Rregulltare të motër
Rosaria Ulaj dhe Kushteve të Përjetshme të motër Françeska Margjoni. E njohim,
e kemi takuar dhe në Itali, vajzë e re, “murgesha që i bie pianos”, me buzëqeshjen
e ëmbël. Ku është Eda, më pyeti.
I
përqafova dhe unë motrat si vëlla i tyre.
Pranë
meje në meshë m’u afrua një burrë me kostum dhe kravatë. Uou, e njohëm
njeri-tjetrin, Pjeter Luli, bashkëvuajtësi im në burgjet e Spaçit dhe të Qafë
Barit, është nga këtej, por jeton në Itali.
Pas
meshe, kur shkuam në festën jashtë, po kujtonim. Më tregoi shenjat e kërcirit
të k?mbës q? e kishte thyer në burg. Nuk zhduken kurrë thyerjet, sidomos ato në
shpirt. Po edhe kisha këtu ka vuajtur, kishë martire. E ngriti Dom Shtjefen
Kurti, gati një shekull më parë, por fitimtarët në Shqipëri të pas Luftës II
Botërore e prishën dhe atë, e bënë vatër kulture, por fshati nuk vinte për
shfaqjet, por se ato mure ishin të kishës dhe komunistët e shndërruan në
magazinë. Dom Shtjefen Kurtin, pas burgut të parë, e arrestuan sërish dhe e
dënuan me pushkatim me akuzën pagëzime të fshehta fëmijësh. Nuk dihet ku janë
eshtrat e tij, por ai tashmë është shpallur martir, i lumturuar nga Selia e
Shenjtë, i njohur në botën e madhe katolike dhe tani e gjithë Shqipëria duket
si e pagëzuar.
Të
shohim festën. Ja, po vallëzojnë bashkë të gjithë, jo vetëm të rinjtë e gëzuar,
po edhe priftërinjtë, edhe motrat. Motër Elena, ashtu e bardhë me dritë qiriri,
merr mikrofonin dhe prezanton se do të luante me lahutë një grua nga Malësia, e
vetmja grua lahutare që kemi…
Ajo
erdhi si zanë, sikur doli nga legjendat, zëri epik rridhte si ujvarë bjeshkësh,
stërkala yjesh, emocione, duartrokitje… dhe po thoshim:
Po,
po, ka një Shqipëri të përjetëshme!