Kulturë » Zhiti
Visar Zhiti: Në Gjirin Baltik kujtoj Havzi Nelën
E enjte, 10.08.2023, 07:54 PM
NË GJIRIN BALTIK
KUJTOJ
HAVZI NELËN
Nga
Visar ZHITI
Dallgë
të turbullta, gri, ja ashtu
si
flokët e mi.
Fryn
erë e fortë
në ngjyrën e dallgëve.
Mesditë
e shqetësuar
që
më ndjell largësive
? drejt
Finlandës,
po
ku është Helsinki,
ku
fshihet kështu pas këtij shiu
që
ngjan me shiun tim
të
burgosur?
Po
kjo pulëbardhë
që vjen rrotull meje me klithma,
mos
është ajo poezia për Helsinkin,
që
e shkroi fshehurazi mbi kurrizin tim
një i burgosur
tjetër?
...të
drejtat e njeriut... mërmëriste
Havzi Nelaj, ah, më
pas
djajtë
do ta varnin, hapur, jo fshehtas
si Eseninin,
prandaj
po lëkunden drurët
ashtu... si ai. Nuk je
më, Miku im,
mes
teje dhe Helsinkit
ka mbetur kaq shumë mjegull!
Era
bëhet me kthetra
dhe kërkon të copërlojë
harrimet,
sqepat
sqepojnë verbërinë. Përplasen dallgët
pa
e thënë atë që ti le përgjysmë
mbi kurrizin tim.
Dallgë
të tjera erdhën dhe më mbuluan,
s’isha
më
dhe unë u bëra dallgë...
__________________________
* E shkruar në San
Petersburg,
maj 2014, nxjerrë nga
libri
“Si na erdhi ai, i
ndaluari”.