E merkure, 18.09.2024, 03:20 PM (GMT+1)

Kulturë » Zhiti

Visar Zhiti: Bukureshti i bukur

E hene, 09.10.2023, 07:57 PM


BUKURESHTI I BUKUR…

Nga Visar Zhiti

Në trenin për në Bukuresht, në vagonin tonë pashë që shumë nga

udhëtarët lexonin libra, aq sa m’u duk se ishim në një bibliotekë që rendëte…

Bisedonim me miqtë tanë, Luanin dhe Renatën, dhe më të mbërritur, morëm udhën për në qendër, në Hotel “Kontinental”, ku sigurisht na kishin vendosur me qëllim, se Themeluesi i Shtetit modern shqiptar, Ismail Qemali kishte bujtur aty para se të vinte në Shqipëri dhe të shpallte pavarësinë 111 vjet më parë. Ndalëm para bustit të tij në hyrje të hotelit. Pllakat memoriale edhe brenda ishin të shkruara rumanisht dhe shqip. Ndjeva nderim për gjuhën… vështirësitë pavarësisë, kaosin që erdhi më pas…

Dhe po endeshmim nëpër kryeqytet me miqtë tanë… ndalëm te monumenti i lartë i të rënëve kundër diktaturës, e rëndë gati sa ajo jona… lapidari i afrohej qiellit… kujtesa u afrohej yjeve… kryqe kishash…

Ndanë bulevardit të madh një plak me borsalinë në qoshe të trotuarit po luante me violinë e vjetër. Ndalëm. Po kjo është këngë shqiptare! Na preku… kumbonte në blunë që mbështillte Odeonin tej si të përëndërrt… shatërvanët shpërthyen në rrëkera dritash të ujëta…

Bukur-esht! Bukur është vërtet…



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora