Kulturë » Zhiti
Visar Zhiti: Kur lindi Ati
E merkure, 25.10.2023, 07:59 PM
KUR LINDI ATI…
AT’
GJERGJ FISHTA I LETRAVE SHQIPE
–
në 152 vjetor, adhurim dhe antologji -
Nga
Visar Zhiti
Përpara
emrit të poetit GJERGJ FISHTA gjithsesi vemë atë fjalëzën e shkurtër, por të
madhe dhe parake, “Atë”, se vërtet At
Gjergj Fishta ka diçka të përhershme prej ÁTI, që nuk i vjen vetëm prej
hierarkisë kishtare si françeskan, ai është si atë në letrat shqipe dhe ende më
thellë, në vetëdijën e shqiptarit.
Ai
është mbartës dhe përcjellës i amaneteve, i kumteve që dalin nga goja e kombit,
nga buzët e plagëve të shekujve, u bë vetë zë i madh, i ngritur në lartësitë e
një eposi madhështor, me fuqinë e Mujsit dhe të Halyllit (kupto: Muji dhe
Halili), legjendë moderne e shekullit XX, ndërkohë, me rrënjë shkëmbi, plot
dije dhe urti, me dhëmbje dhe dufe, dhe befas si poet ai di të shndërrohet dhe
në lirik, me një romantizëm po aq dhe europian, me një gjuhë të begatë dhe
onomatopeike dimrash e lumenjsh. Por Átë Gjergji ka dhe zëmërim perëndish, që
nga dashuria e kthen atë në satir(ik), ndoshta është satiristi më i mirë në
Ballkan i kohës së tij. Po, po, At’ Gjergj Fishta ka kohën e tij, e krijoi
vetë… Bëhet dhe i pakohë dhe po aq aktual, kur është qortues, duket sikur sapo
e shkroi një satirë të tij dhe kjo e bën të ndjehet vazhdimisht mes njerëzve.
Átë
Gjergj Fishta u shqua dhe si veprimtar, patriot i flaktë, edhe nën pushtuesin,
aspak bashkëpunëtor me të në dëm të vendit të tij, politikan i atdheut, deputet
në Tiranë, akademik në Romë, në kolonat e kulture europiane. Ai ka qenë i
propozuar dhe për çmimin “Nobel”.
ÀT
GJERGJ FISHTA është një fenomen Kombëtar, ai u bë shumë i njohur qysh në
gjallje, madhor e deri dhe anekdodik. Kur dikush, p.sh, mes njerëzve niste të
recitonte diçka prej tij, - e kujtonte
albanalogu i shquar Robert Elsie, - menjëherë të tjerë e vazhdonin recitimin,
dukej sikur krijohej aty për aty kori antik, ti thoshe një varg, tjetri vargun
tjetër, kështu ka ndodhur me të, nëpër popull, në teatër, por dhe në autobuz,
në pllaja, në kuvende burrash, por dhe në burg.
Heshtja
e dhunshme që e mbuloi gjatë diktaturës, që kërkonte harrim, e shoqëruar me
denigrime e fyrje si askujt, nuk e trandën monumentin e tij, ai, siç thoshin
latinët, e sprovoi veten duke mposhtur jo dy vdekjet e tij, por më shumë se aq.
Vepra e At‘ Gjergj Fishtës është vetëdijë dhe qendresë, kushtrim dhe dinjitet,
eshte shkëmb metaforik. Peizazhi më i fuqishëm i mendësisë shqiptare. Së bashku me pararendësin e tij Naim
Frashëri, që ai e adhuronte, të dy së bashku ata sikur bëjnë dy kokat e
shqiponjës në Flamurin tonë.
*
* *
Sot,
më 23 Tetor, bëhen plot 152 vjet nga lindja e tij. Natyrisht populli dhe shteti
ashtu si akademitë, Universitetit, kritika letrare, studiuesit, shkrimtarët,
etj, e kanë thënë fjalën për At’ Gjergj Fishtën, gurra që nuk shterr… dhe duhet
ta thonë në çdo përvjetor. Asnjë gazetë nuk e përkujtoi sot, më shkruan me
dëshpërim njëri prej lexuesve të tij më pasionante, Zef Skanjeti, por për ta
përkujtuar ne, kemi zgjedhur një veprim ndryshe, por risjell fjalët e mia të
thëna shpesh për Fishtën dhe “antologjinë e vigël”, të përgatitur nga Zef
Skanjeti, që vazhdimisht e hap Veprën e At Gjergj Fishtës, mrekullohet prej saj
dhe dëshiron t’i japë lexuesit pjesë, që sipas tij, janë dhe aktuale, nga njëra
anë për rëndësinë e kumtit e dritën udhërrëfyese dhe nga na tjetër si dukuri,
pengesa, që duhen qëlluar me shigjetat e mprehta fishtiane.
Thjesht
për të ndjerë se sa i madh është, pazgjidhshmëritsht me Shqipërinë dhe
shqiptarët…
SHQYPNISË
(1909)
T’
falem, Shqypni, ti i shpirtit tem dishiri!
I
lum njimend jam un n’gji tand tue rrnue,
Tue
gzue t’pamt tand, tue t’hjekë atë ajr t’kullue
Si
Leka i Madhi e Skanderbegu i biri
Kje
Lumi vetë, qi mue m’dergoi ksi hiri
Për
nën qiell tande t’kthielltë un me u perftue.
Malet
e hjedhta e t’blerta me shikjue,
Ku
Shqypnija e Burrit s’dron se i qaset niri.
Ktu
trima lejn gjithmonë, pse ti je nana
E
armvet n’za, qi shndrisin duert e t’lumit,
Kah
des për ty i rrebtë e trim si zana:
Eden
n’Balkan ti je; ti prej t’Amshuemit.
GJUHA SHQYPE
Porsi
kanga e zogut t’verës,
qi
vallzon n’blerim të prillit;
porsi
i ambli fllad i erës,
qi
lmon gjijt e drandofillit;
porsi
vala e bregut t’detit,
porsi
gjama e rrfés zhgjetare,
porsi
ushtima e nji tërmetit,
ngjashtu
a gjuha e jonë shqyptare.
Ah!
po a e ambël fjala e saj,
porsi
gjumi m’nji kërthi,
porsi
drita plot uzdajë,
porsi
gazi i pamashtri;
edhe
ndihet tue kumbue;
porsi
fleta e Kerubinit,
ka’i
bien qiellvet tue flutrue
n’t’zjarrtat
valle t’ameshimit.
……………………………………..
SHQIPNIA E LIRË
(1921)
Do
t’valvitet m’Kaçanik
M’Kaçanik,
po, do t’valvitet
Kuq
e zi Flamuri i shqyptarvet,
Përse
toka shqyp ku flitet,
Ajo
vetë asht, q’i prej t’parvet
Trashigim
na e kemi pasë:
Mbrendë
i huej, jo ma s’do t’shklasë,
Posë
atëherë kur vjen për mik.
Jo,
jo: sot na ktu sundojmë;
Ktu
s’hecë fjala e tjetër kuej;
Gjall
Lirin’ na nuk e lshojmë
S’njohim
mbret as krajl të huej.
Zoti
n’qiell e na mbi tokë:
Me
gjithkënd vllazen e shokë,
Por
se i cili m’cak të vet.
DREDHA E DJALLIT
Tek satirat në “Anzat e
Parnasit”, përveç tjerave nënvizojmë fuqinë profetike të mirfilltë si “Dredha e
Djallit”, ku paralajmeron ardhjen e dreqit të kuq (komunizmit) në Shqipëri qysh
më 1908, pra 9 vjet përpara se ai të triumfonte në Rusi, më 1917 (Shën. nga Z.
S.)
……………………………………
E
shka t’lânë kta kater ujq,
Qi
i kercnohen shoqi-shojt,
Thonë,
do t’dalë nji dreq i kuq,
Qi
pa dhimbë do t’i a njesë thojt.
Edhe
m’duket se per né,
Mor’
Shqyptarë, ky djáll i zi
Sa
mâ para ka me lé,
Pse
na dreqnit kem’ kojshi…
Qe,
pra, tash se per ç’arsye
Punë
n’Shqypni s’jet pa u shperthye,
Due
me thânë, pa u partallisun
Çdo
pûnë mbarë qi t’jete nisun
E
kjo nâmë, ase kjo rrfé,
Ka
me ngjatun, thom, nder né
Dersá
menden na t’a rrisim
E
me dije mos t’a shndrisim;
Dredha
e djallit, pse s’âsht tjeter
Si
e kam kndue nder libra t’vjeter
Veç
padija dhe krenija,
Qi
shkojn njitë si trupi e hija.
MOMI
(1902
)
(MOMI – I biri i Nates e
i Gjumit, vellai i marrisë, hy prozhmimesh)
…Kushdo
fjalet nuk matë ku vrasin,
Ate
e ndjeke perhere rreziku;
Pse
shqyptaret nje fjale e flasin:
Ç’
ka t’ ban goja, s’ t’ ban anmiku…
…………………………………………….
M’
kambe kryekungujt prej si u vune,
Duel
padija n’ krye te vendit;
Njerzt
e kenun u poshtnuene,
Mbeten
t’urtit jashte kuvendit.
Duel
me faqe t’ bardhe tradhtari,
Shpirt
e fis qe ka kuleten;
U
ndeshkue pa dhimbe shqyptari,
Qi
per fis jep gjane e jeten.
Shqypnise
zani atehere i humbi,
T’
huejt mbi qafe i a vune thembren,
E
e mbloj skami, terri e gjumi,
Djemte
e vet ia lnuren zemren.
E
shqyptaret, jo veç s’e nisen
Per
keto pune perjashta Momin,
Por
ma fort madje e konisen,
Msue
gjithmone me nderue llomin…
KOHA E ARIT NE SHQYPNI
(1907)
…Sot
ma shpejt nje thes me pleshta
Ti
ban bashke se dy shqyptarë.
Sa
jane fise permbi dhe
Me
bashkim kta n’drite kane dale:
Ka
çite dreqi pushke mbi ne
Mos
me u ba dy vete m’nji fjale.
…Sepse
ktu kujton seicili
Se
ka mend edhe me shitun:
Thue
se mendja e holle e kshilli
Vijne
prej vedit n’krye t’u rritun.
JO,
heu paça ! S’jane mendte fieri
Per
me u rrite neper morriza:
S’a
ba i dijshem kush pa hiri,
Ndeje
peshtete e tu njehe miza…
NEN HAJAT TE PARRIZIT
(1914)
(Duke u nisur
veçanerisht nga kjo “bisede”, shënim Z.S.)
Skanderbegu
: A thue ka gjase se Shqypnija ka me pase nje Mbret te vetin?
Djalli
: Nji? Njiqind ti thuej! Ne Shqypni moj faqja e bardhe, hiqet zi me gjete se
kush me ndigjue, ketu asht halli; pse per me urdhnue gjen sa te duesh; çdo
çaush beledijet n’ Shqypni kishte me dashte me u ba Mbret, veç per mos me
ndigjue…
Shen
Pjetri : …Por per inat te djallit e te shqyptarve Zoti ka me e mbajte Shqypnine
ne kambe me nder e me lumni…
…
Skanderbegu
: Si jane pra shqyptaret e Shqypnija?
Djalli
: Si jane?… Si i don anmiku…
PALOKE CUCA
(Poeme satirike, 1922)
Fragment
Ah,
ju grekomanë – do stramastikë qelbsina,
Motit
si sot, ju te pabesë gjithmonë,
Me
bark n’ Tiranë e kryet kthellë te Athina,
Rrashten
të fortë si rrumi nen kumbonë
Që,
sikur orli lëshon permbi stervina,
U
lshuet ju mbi financa t’Shtetit tonë
E
llapazana t’sterholluem tuj kenë,
Krejt
mendsh i muert muhamedanë e t’kshtenë*.
……
*- të katolikë
( SQARIM - me
“grekomanë” nuk nënkuptohen ortodoksët.)
“KORRUPSIONI”
—
nga “Gomari i Babatasit”
Kush
zhelan-kush sallahan,
Po
yrysh lshue t’gjith m’pilaf,
Ta
kanë qitë, po, Shqipnin n’grusht,
E
toçë brryl mastikë e n’musht,
T’kanë
ba zyret monopol
Ç’prej
Koplikut m’Konispol,
Franka
ar tue grrye me spol,
Do
ministra-e Kryeministra,
Tjert
prefekta-e nënprefekta,
Kta
n’Botore ata n’Foshnjore,
Disa
antarë-disa gjygjtarë:
Kush
me da tokën e Shqipnisë…
Ju
rrugaça e sallahana,
Vagabonda,
shakllabana,
Rriqna
t’ndyet, mikrobë të kqi,
Qi
të mjerës moj Shqypni
Kthellë
hi i keni në mushkni,
Pa
dhimbë gjakun tuj ia pi,
Po
der kur, bre batakçi!
Bre
coftina kalbë mbi dhe!
Der
kur ju tu’ u tallë npër ne,
Do
t’na qelbni fis e atdhe?…..
Për
do “gazetarë”
…
Edhe
kshtu po qep e shkep,
Me
nji shqipe per gazep
E
si t’ishin ne kllapi,
Pa
kqyre cak, pa mbajte hulli,
Pa
pase shkrimi as kambe as krye,
N’
mereqep kartat kane zhye,
E
t’ kane pjelle-me nder me thane-
Njata
artikuj qe ty dhane
S’
t asht der sot me u vu me i kndue.
Se
ata, besa – m’ndigjo mue-
Nuk
i kane shkrimet zanat:
S’
jane per pendë, por jane per shat.
Jo,
po, kshtu asht mor t’u ngjate jeta!
Per
me shkrue zotni n’gazeta
Duhet
shkruesi t’ jete ma parë
Njeri
i ndershem e atdhetar,
T’
jete fisnik, zemer-bujar,
Jo
intrigant e ngatrrestar
Edhe
kenë mos t’ket hafije
Mandej
duhet qe t’ kete dije-
Dije
t’hàpt n’ekonomi,
N’histori
e ne tregti,
N’politike
e ne drejtsi;
Edhe
t’dije shk’ asht shkolla e msimi
Shk’
asht lirija e qytetnimi,
T’
jete shqiptar ne shkrim e n’goje,
Fjala
n’pende mos t’i ngurroje:
Mbare
e mbare punte t’i kallzoje
Me
t’ ngushtue me kndue perdhuni
Shka
nder shtylla ai rresht vuni,
Tashti,
pra nji sallahan,
Vagabond
e shakllaban,
Njeri
idiote e laraman,
Qe
mendon se per taman
Te
tane bote rri n’ “sahan”,
Çka
mund t’ shkruej, po t’pyes une ty
Ky
qi as byk nuk ka ne krye,
Jo
ma tru?…
Lahuta e Malësisë
Fragmente
(Tek Epika shohim te
skalitura si postulate pjese te historise se vertete te Shqiperise, te miqve e
te armiqve te saj) Shënim i Z.S.)
Por
kush tha Zot’ Harushes s’Verit *
N’dorë
tande a mbarë Europa
Dert
mos ki per t’drejta t’njerit
Si
t’duesh ndaje copa-copa?
Cili
zot tha shkjaut: Merr drapnin
korr
ku s’mbolle, mbjell n’arë t’hueja
Der
ku t’duesh ti mate hapin
Shqiptaria
asht n’duer tueja?
……………………………………..
Bini
Toskë ju n’pikë të vrapit
mos
tu ndalin mal as zall
Naim
Frashëri i ra Qitapit
Mos
me e lshue Shqipninë për të gjallë
Ju
prej Dibret, prej Bishkashit
Çohi
djelm si shqipe t’lehta
Ka
gjimon asht topi i Knjazit
Për
Shipni t’mos u dhimet jeta.
Ma
mirë dekë nën dhe me u kja
Se
me marre gjallë mbi dhe
Për
dhe t’vet kush dekë ka ra
Ai
s’ka vdekun, por ka le.
*-
Rusia
*
* *
(Një ligjerim në gojën e
Marash Ucit tek Lahuta… mund te cilesohet si amanet i Fishtes per brezat, nje
“shkolle” e vertete edukimi, pse jo edhe per sot… Shënim i Z.S.)
Amanet
un ‘jam t’u lanë,
Me
ruejtë gjanë, me kqyrun sta’n,
Armet
e mbushme mos me i dhanë,
Me
shokë tuej kurr mos m’u xanë
Mos
m’u xanë, as mos m’u nga
Pse
n’ditë t’ngushtë këta u gjinden vlla
Si
me pushkë ashtu me uha.
T’huejn
me fjalë mos t’ a poshtnoni;
Bukën
para, por t’ia shtroni
N’Shqiptari
si a kenë zakoni
………………………………………
Edhe
n’mend kinje nji fjalë:
Zemres
s’frytë me i lanun dalë;
Fjalët
për pajë kurr mos me i ndalë,
Ujit
turbullt mos me i ra,
Mos
me i dalun n’va t’pa va;
Me
iu ruejtun shakës tërbueme,
Me
iu ruejt , po, grues së lshueme;
Vendin
tuej me dashtë përore,
Me
ruejt besë, mos me çartë ndore.
*
* *
Për deshmoret në
Letersinë Shqipe zor se gjendet ndonjë poezi më e bukur e dinjitoze. Po tek
Lahuta, tek Kanga Ndermjetesia, një perlë e veçante për armonie fetare të
vertet në Shqiperi.
(Shën. i Z.S.)
…O
ata t’lumtë qi dhanë jetën,
O
ata t’lumtë, qi shkrinë vehten,
………………………………………..
derdhen
gjakun tue luftue,
porsi
t’Parët u pa’n punue!
Lehtë
u kjoft mbi vorr ledina,
but
u kjofshin moti e stina,
ak’lli,
bora e serotina:
E
der t’kndojnë në mal ndo i Zanë,
e
der t’ketë n’det ujë e ranë,
der’
sa t’shndrisin diell e hanë,
ata
kurr mos u harrojshin,
n’kangë
e n’valle, por u kndojshin.
E
njaj gjak qi kanë dikue,
ban,
o Zot, qi t’jesë tue vlue
për
m’ia nxe zemrën Shqiptarit,
për
kah vendi e gjuha e t’Parit!
(I zgjodhi Zef Skanjeti)