Kulturë » Zhiti
Visar Zhiti: Aleluja! Një dhënie dore dhe një buzëqeshje
E hene, 13.11.2023, 08:54 PM
ALELUJA!
NJË
DHËNIE DORE
DHE
NJË BUZ?QESHJE…
-
dhe dy poezi nga Palestina dhe Izraeli -
Nga
Visar Zhiti
Më
mrekullon kjo që po shoh: një grua me uniformën e mbrojtjes izraelite IDF
(Izrael Defense Forces), po takon një vogëlushe… palestineze? Lutem të jetë kështu!
Sa
dhimbje ka, madje shoh buzëqeshjen, ndërsa te fëmijët ende jo, shpresë patjetër,
por te gruaja tjetër në këmbë, me të zeza, palestineze sigurisht, me aq shumë
dramë e dinjitet, ka vërtet fillim buzëqeshjeje.
Te
të dyja gratë ndjehet amë dashurie.
Vështroj
duart e palestinezes, si me dhè më duken, ka një çantë jo lufte dhe një
celular, mbase do të japë lajmin e mirë…
Duajini
armiqtë tuaj, është një nga mësimet e Bibl?s, - lexoj n? status, - por mos iu nënshtroni veprave të tyre
të k?qia. Bekoni ata që ju
mallkojnë dhe u bëni mirë atyre që ju urrejnë. Dhe ngulmohet: “Duajini armiqtë
tuaj, lutuni për ata që ju persekutojnë.”- thotë Mateu 5:44.
Mes
shumë komenteve gjej dhe këtë:
“…ata
janë fëmijë, nuk janë armiq…”.
Po!
Do
të doja që në duart e atyre zonjave, në vend të luleve, të vija nga një poezi,
asaj izraelites t’i jepja atë të poetit të shkëlqyer palestinez Mahmoud
Derwish, kurse palestinezes atë të poetit të shkëlqyer izraelit Yehuda Amichai,
kanë qenë miq, kur jetonin të dy në Jeruzalem.
Në
poezitë e tyre ka qendrueshmëri që e tejkalon d?shpërimin dhe vdekjen, e njohin sherrnajën e
madhe, më duket sikur secili ecën me nga nj? kufomë mbi kurriz dhe e duan jetën ende më shumë,
s’ka rrugëdalje tjetër, atdhe dhe mëshirë, si e Zotit dhe tek njeriu.
Dhe
të dy poetët thonë fjalë t?
tempullta. Besoni n?
paqen, edhe të detyruar, është më e mira…
Amen!
MAHMOUD DERWISH
UNË PO VIJ PREJ ANDEJ
Unë
vij prej andej dhe kam kujtime,
I
lindur si të vdekshmit, kam një nënë
Dhe
një shtëpi me shumë dritare,
Unë
kam vëllezër, miq,
Dhe
një qeli burgu me një dritare
të ftohtë.
E
imja është dallga,
e rrëmbyer nga pulëbardha,
Unë
kam pikëpamjen time,
Dhe
një fije bari shtesë.
E
imja është hëna në skajin
më të largët të
fjalëve,
Dhe
mirësia e zogjve,
Dhe
ulliri i pavdekshëm.
Unë
eca kësaj toke para shpatave
Trupin
të gjallë e kthyen
në një tryezë të ngarkuar.
Unë
vij prej andej. Ia jap qiellin një nëne
Kur
qielli qan për atë nënë.
Dhe
unë qaj për t'u bërë i njohur
Tek
një re që kthehet.
Mësova
të gjitha fjalët e denja
për oborrin e gjakut
Kështu
që unë mund të thyej rregullin.
Mësova
të gjitha fjalët dhe i ndava
Për
të bërë një fjalë të vetme: Atdhe...
YEHUDA AMICHAI
ZOT PLOT MËSHIRË
Zot-i-plot-mëshirshëm,
lutja
për të
vdekurit.
Nëse
Zoti
nuk
do të ishte plot mëshirë,
Mëshira
duhej të ishte në këtë botë,
Jo
vetëm tek Ai.
Unë
që këputa lule në kodra
Dhe
shikova poshtë në të gjitha luginat,
Unë
zbrita kufomat nga kodrat,
Dhe
mund t'ju them se bota
është e zbrazët nga mëshira.
Unë,
që isha mbreti i kripës
në
breg të detit,
Kush
qëndroi pa një vendim
në
dritaren time,
Kush
numëroi hapat e engjëjve,
Me
zemrën që iu ngrit lart prej ankthit
Në
zemërimet e tmerrshme.
Unë,
që përdor vetëm një pjesë të vogël
Nga
fjalët në fjalor.
Unë,
që duhet të deshifroj gjëegjëza
Nuk
dua të deshifroj,
Dije
se pa Zotin-e-plot-mëshirshëm
Duhej
të kishte mëshirë në këtë botë,
Jo
vetëm në Atë.
(Përktheu
nga anglishtja V. Zh.)
* * *
Tim
biri i pëlqente të thoshte shpesh: Aleluja!