E merkure, 30.04.2025, 03:17 AM (GMT+1)

Kulturë » Zhiti

Visar Zhiti: Ekspozitë në zemër përpara fjalës

Është një emocion i bukur ai i së dielës që po vjen, kur Eda ime do të mbajë një ligjëratë në anglisht për Shenjten Nënë Tereza në St. Mary Parish, Mokena, në orë 3.00 pasdite. Dhe më ndërmend emocione të tilla, se kujtohen dhe vetëm emocionet, që lidhen me shenjten tonë, me takimet, me përgatitjet e ndonjë botimi, lutje, album...

Visar Zhiti: Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare

Pasi lexova një letër të bukur, që më shungëlloi përbrenda, e kishte qëmtuar dhe sjellë për ne shkrimtari Sokol Çunga, ishte e para 131 vjetëve, ku Jani Vreto i shkruante Sotir Koleas, ndër të tjera kështu:“… të nderojmë mëmënë, gjuhënë, e të ndritonemi e të qytetëronemi me atë na ndih e drejta...

Visar Zhiti: Medalioni i diktatorit

“…meqënëse folëm për diktatorë, Stalin e Enver, do të doja të sillja dhe këtë poezi, është nga ato që kisha bërë mënd në qeli, ku shpesh na linin me duart e prangosura e nuk lejohej madje as të ëndërroje. Për të mbijetuar shpirtërisht, sa do pak, që të mos çmendesha, bëja çmendurinë tjetër...

Visar Zhiti: Meshtar nga Dardania në SHBA

Më parë se ta njihja Don Ndue Gjergjin, i njoha vendlindjen në Kosovën tonë, tej në Stubllën e Epërme të Vitisë, një vend i blertë, me kisha dhe peizazhe plot diell, vërtet si të krishterta, kështu m’u duk, një qetësi peshpëritëse…

Visar Zhiti: Gjithë ditën në Dallas

Në aeroportin e Dallasit, jashtë na priste një diell plot dritë dhe ngrohtësi, që sikur e shtonte dhe pritja z. Adil Besiri, burrit nga Kërçova që na mori me makinën e tij të bardhë e të madhe për të na çuar në restorantin e tij dhe pastaj të na shëtiste nëpër qytet…

Visar Zhiti: Drama e etërve dhe një letër presidentit amerikan

Kongresi i Lushnjës është një dramë e madhe në skenën e Shqipërisë, një triumf kombëtar, ndërkaq dhe për këtë ka një dramë tjetër, të shkruar po në Lushnjë, që mbart atë frymë e kohë dhe atë udhëkryq në historinë së re, ku shqiptarët ditën të ecnin...

Visar Zhiti: Ernest Koliqi që nuk ikën dot

Ernest Koliqi u lind në Shkodër, kur Shqipëria po përgatitej të dilte nga robëria e gjatë otomane, në vitin e tretë të  shekullit të kaluar, në majin plot petale të ngrohta si puthjet, mes të cilave përzihet edhe ajo, puthja e Judës. Do të merrte dije të gjera në Itali e Kroaci...

Visar Zhiti: Paraditja në xham

Teksa shikoja borën jashtë, m’u kujtua një dimër tjetër i largët dhe një poezi tjetër po aq e largët… që e gjej në librin tim “Hedh një kafkë te këmbët tuaja”, me një grafikë në kopertinë nga miku im, Maks Velo, që tashmë dhe ai ka ikur larg në dimra të tjerë qiellorë…

Visar Zhiti: Lëvizjet me Nol...

Ishte datëlindja e Fan Nolit dje, atij që ka hyrë në Historinë moderne të Shqipërisë duke e lëvizur atë histori, duke i shprishur datat e saj, si deputet, si rebel, si kryeministër, është themelues i Kishës Autoqefale Ortodokse Shqiptare, guxoi si askush, “Apostull”, do të quhej në një libër të ri, të porsa dalë në Tiranë, është mërgimtari mahnitës...

Visar Zhiti: Meshari ynë

Në 5 janar 1555 famullitari Gjon Buzuku mbaroi së shkruari “Mesharin”, një vepër që do merrte vlera gjithmonë e më të mëdha në shekujt më pas si libri i parë shqip. Mbetet për jetënjë akt themeltar historik, me rëndësi kombëtare të jashtëzakonshme, jo vetëm në gjuhë e dije, por dhe në identitet, në qendresën e shqiptarëve dhe të mbijetesës...

Visar Zhiti: Dielli i dytë në dritare

Në dritaren time të mëngjesit të sotëm pashë një diell tê bukur, m’u duk si një pishtar i beftë prometean…Dita e dytë e vitit, - thashë me vete, - dhe si asosacion idesh m’u ndërmend “Dielli i dytë”, një poezi imja, e shkruar herët, kur isha student në vitet ‘70, por që kam vuajtur dhe prej saj. Nuk do të desha të kujtoj, por ka ngjarje më të forta se ne…

Visar Zhiti: Kohët Lasgushiane

Në shkolla na e përmendnin poetin Lasgush Poradeci për ta kritikuar si poet të mbyllur në Kullën e Fildishtë, etj, etj, që s’kuptonte Realizmin Socialist, madje u përhapën rrëfimet se ai s’kuptonte shumëçka tokësore, s’dinte ç’kohe i përkiste...

Visar Zhiti: Kur luhet dhe pas filmave të dikurshëm?...

Dom Gjergj Meta me maturi dhe përkujdesje dhe nostalgji të natyrshme solli një ndjesi, po dhe një qortim me të drejtë për digjitalizimin e një filmi tjetër të radhës të Realizmit Socialist…Pashë dhe komentet. Dhe më kujtoi çështjen e ngritur herë pas here për atë arsenal filmash të mbetur nga diktatura që...

Visar Zhiti: Ka ardhur Imzot Fan Noli, na e ka sjellë Ilir Ikonomi

Ka disa ditë që ka ardhur, po takon shqiptarë, po shkon andej këndej si misionar, magjepsës si ai, në universitete, biblioteka, tubime, etj, ja, erdhi dhe në shtëpinë time, - thjeshtë si libër - dhe siç ndodh, kur vjen dikush që e do, duhet t’i lësh të gjitha dhe duhet të merresh me të, me pritjen e tij, duhet ta dëgjosh, i mençur, i rëndësishëm...

Eda & Visar Zhiti: I mrekullueshmi aktor Mirush Kabashi

Shkëlqen bukur e ashtu do të vazhdojë të shkëlqejë si në skena dhe në ekrane edhe në jetë mes njerëzve, në biseda e kujtime aktori Mirush Kabashi.Ikja e tij sot në teatrin qiellor, pas perdeve të reve, edhe pse përgjithmonë, nuk  pakëson nga aktet e dramës së artit të tij në tokë, përkundrazi shton dashurinë...

Visar Zhiti: Një jetë në fluturim

Kjo është metafora e jetës së shkrimtarit Drago Siliqi si dhe titulli i librit me poezi të zgjedhura të tij dhe i kritikave letrare, ku shkëlqeu si avanguardë në një letërsi të re, por që shumë shpejt regjimi i ri i pas Luftës II Botërore do ta bënte të veten, duke e futur në morsin e Realizmit Socialist, në një Shqipëri të mbyllur…

Visar Zhiti: Kaq shumë ikje...

Po ikim… Koha apo neëKu po shkojmë?Në ditë tjetër, në tjetër atdheë!Në valixhe nuk futet koha,As më të rëndësishmet                                          s’i marrim dot,Më të çmuarat desha të thosha,Më të shenjtat,                        nga ç’kanë mbetur sot...

Visar Zhiti: Aleluja! Një dhënie dore dhe një buzëqeshje

Më mrekullon kjo që po shoh: një grua me uniformën e mbrojtjes izraelite IDF (Izrael Defense Forces), po takon një vogëlushe… palestineze? Lutem të jetë kështu!Sa dhimbje ka, madje shoh buzëqeshjen, ndërsa te fëmijët ende jo, shpresë patjetër, por te gruaja tjetër në këmbë, me...

Visar Zhiti: Kur lindi Ati

Përpara emrit të poetit GJERGJ FISHTA gjithsesi vemë atë fjalëzën e shkurtër, por të madhe dhe parake,  “Atë”, se vërtet At Gjergj Fishta ka diçka të përhershme prej ÁTI, që nuk i vjen vetëm prej hierarkisë kishtare si françeskan, ai është si atë në letrat shqipe dhe ende më thellë, në vetëdijën e shqiptarit...




Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx