E premte, 25.07.2025, 11:37 PM (GMT+1)

Kulturë » Zhiti

Visar Zhiti: Komedia Hyjnore në teatër

Në Chicago, në Athenaeum Center Theatre, pamë “Dante 360”, një udhëtim nëpër “Komedinë Hyjnore” si një përvojë gjithëpërfshirëse, shumëdimensionale, - kështu thuhej  në publicitetin që i bëhej shfaqjes. Teatër, art pamor, muzikë… dritë-hije, - shtoj unë, - vegime, zëra humnerash të përmbysura, qiellore, ujëvara ...

Visar Zhiti: Shpëtimtare është poezia

Poezia është shpëtimtare… - shkruan dhe thotë gazetaria italiane Marzia Borzi, ajo lexon poezi sidomos kur ndjehet e stresuar nga koha, - poezia m’i bën mirë shpirtit, - shpjegon, - më duhet dhe kur përfshihem nga misteret e vdekjes…  - dhe rendit librat me poezi që ka lexuar së fundmi, madje nga secili libër lexon një poezi...

Visar Zhiti: Kuq e Zi nga legjendari Lek Pervizi

Doli numri i ri i revistës “Kuq e zi”, i legjendarit Lek Pervizi, që i vetëm e përgatit në Bruksel, ku jeton e vazhdon të punojë, edhe pse tashmë i kaloi 95 vjetët.Ashtu si ai na është bërë e dashur revista “kulturore dhe euro shqiptare” - kështu e quan, që ka mbi 3 dekada që e nxjerr, është bërë ndërkaq dhe një organ mediatik i kujtesës...

Visar Zhiti: Plagët janë si foletë e kujtesës

Jemi të gëzuar që sot ju përuroni shtëpinë tuaj të re. Falenderoj nga zemra për ftesën, ndërkaq pranoni urimet e mia, vijnë si nga qielli si ne me avion. Gëzuar!Shtëpia e Shqiptarit, - me Kanunin e lashtë, - është e Zotit dhe e mikut, edhe shtëpia juaj e re ashtu do të jetë, por dhe e kulturës tonë dhe e gjuhës shqipe, e ardhmërisë…

Visar Zhiti: Tre poetët e një dite

13 tetor. Risjell këtë shkrim, që përkujton 3 datëlindje poetësh, nën shenjën e djallit, - kam thënë në mënyrë metaforike.Tetori, kur nisin dhe bien gjethet, në traditën tonë të re ishte dhe Muaji i Letërsisë, nga që lidhet me jetët e vdekjet e disa prej shkrimtarëve të mëdhenj të letrave shqipe, kështu duam të themi...

Visar Zhiti: Kush është gjysmë ëndërra tjetër e Fatos Arapit?

U bënë vite që poetin Fatos Arapi nuk e shohin më rrugëve të Tiranës, - kisha shkruar, - dhe vërtet ndjehet mungesa, por jo e poezisë së tij, ajo është…Mua më duket se Fatos Arapin e ndjenin dhe pemët trotuareve, ku ai ecte shkujdesshëm, me pak nxitim kur ishte vetëm dhe ëndërrimtar, po aq njëlloj, megjithëse...

Eda Agaj Zhiti: Kronika e një Çmimi, Camaiore 2024, fitues Visar Zhiti

Çmimi letrar për poezinë, “Camaiore - Francescco Belluomini”, që jepet ndër vite në Itali, është i njohur dhe i rëndësishëm, sipas kritikëve, është institucioni i vlerësimit që i kushtohet t?r?sisht veprave m? të mira, të botuara në Itali, jo vetëm të autorëve italianë, por dhe poetëve nga bota...

Visar Zhiti: Në Kalendarin e Atjonit - 8or

Kështu do ta shkruante muajin e ri siç u pëlqen të rinjve, që i përzjejnë  numrat me shkronjat dhe në një fjalë, po edhe ndjesitë me guximin, siç përzjen ngjyrat vjeshta e dytë - siç do ta quante gjyshi i tij tetorin.Në Kalendarin e Atjonit, poshtë datave si dritare në radhë...

Visar Zhiti: Në Pallatin e Skënderbeut...

Patjetër që do të shkonim në Pallatin e Skënderbeut, sa herë vijmë në Romë e vizitojmë dhe kur na tha Floriana, u nisëm menjëherë.Zbritëm shkallët e Quirinale-s, ku është Presidenca e Italisë dhe dolëm në “Vicolo Scanderbeg”.- Është rruga e parë në Romë që i vihet emri i një të huaji, - thashë dhe dolëm në atë që quhet edhe sot...

Visar Zhiti: Në Romë, kur po shuhej At Zef Pllumi

Një ditë si kjo e fundshtatorit do të ishte dhe dita e fundit e At’ Zef Pllumit.E kishin shtruar në spitalin “Gemelli” në Romë, ishte pak larg, e kujtoj kur e vizitova, punoja në ambasadën tonë, e gjeta ashtu të drobitur, po tretej si një qiri, sa kishte vuajtur në ferrin e burgjeve të diktaturës, por edhe pse 83 vjeç dhe...

Visar Zhiti: Brenda mureve të Vatikanit

Emocion i bukur të shëtisje brenda mureve të Vatikanit, të përshëndetëshe si dikur me rojet zviceriane të gardës, hapat kumbonin mbi gurë ashtu si dhe rrahjet e zemrës, ja, “Santa Marta”, ku banon dhe Papa Françesku, aty rrinte dhe para se të zgjidhej papë, përballë vezullimet e mermerta të portave të larta të Bazilikës, ndërkaq me mikun tonë, Gjergj Ndoci...

Visar Zhiti: Nga Michelangelo te Mitoraj

Në këtë pasdite të vonë romane donim të shihnin sërish Moisiun e Michelangelo-s dhe Gjon Pagëzorin e Igor Mitoraj-it, i dinim ku ishin këto dy statuja të famshme, në cilat kisha dhe po nxitonim që t’i gjenim hapur.Dhe vërtet Bazilika “San Pietro in Vincoli” po mbyllte portat, por Eda...

Visar Zhiti: Në Milano, rrugë që rrjedhin nga duart e mia

Takimi u bë në shtëpinë muze të poetit dhe piktorit Emilio Tadini, mes pikturave të tij dhe relikeve si vepra arti. Ishin mbledhur bashkë italianë dhe shqiptarë, poetë, gazetarë, dashamirës të poezisë, kishin ardhur dhe nga larg, bashkëvuajtës të Visar Zhitit, miq të burgut, etj, sepse përurohej libri i ri i tij...

Visar Zhiti: Lahuta në aeroport

Në aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranën tonë, në mjediset ku presin për të fluturuar, më bëri përshtypje njëra nga sallat, “Lahuta”.Nëpër tryeza udhëtarët e qiellit gjerbnin kafe, ndokush hante, më tej edhe dremitej, ende më tej ishin  raftet e librarisë, botime të reja, që, teksa i shikoja...

Visar Zhiti: Ari i mbuluar i Musinesë

Në Tiranë Biblioteka “Musine Kokalari” është përgjatë Bulevardit “Gjergj Fishta”, pa “Àtë” përpara emrit, por gjithsesi ndjej një gëzim solemn të brendshëm, përzjerë me dhimbje kur kaloj andej.Ndanë bibliotekës, te nënkalimi i pallati aty qe krijuar një si shitore rruge, tregtoheshin veshje, etj, dhe gruaja që shiste...

Visar Zhiti: Në ditën e Shenjtes Nënë Tereza, në Tiranë

Në qiellin e Tiranës tonë, kur avioni filloi të ulej për në aeroportin që mban emrin e Shenjtes “Nënë Tereza”, po prisja që zëri i stjuardesës - shoqërueses së fluturimit- të thoshte jo vetëm që ju kujtojmë bagazhet, por dhe që sot është dita e shenjtërimit të Nënë Terezës...

Visar Zhiti: Libra për Dom Shtjefën Kurtin dhe qirinj nga Kosova

Do të më jepte librat për Dom Shtjefën Kurtin menjëherë sa të kthehej nga Kosova, se do të sillte prej andej qirinj me fytyrën ikonike të Domit.Dhe ashtu u bë. Takimi me z. Nikolin Kurti ishte i shpejtë dhe mallëngjyes për mua: në rrugë, ku ai zbriti nga taksia sa për pak dhe do të ikte po me atë taksi se qëllimi i tij ashtu...

Visar Zhiti: I madhi përkthyesi ynë i Dantes, Pashko Gjeçi

Pasi lashë Firencen e Dantes, erdha në shtëpi, në Tiranë me diçka danteske brenda vetes dhe po doja të shfletoja Veprën e tij Hyjnore, e kam edhe në gjuhën e tij, dhe në gjuhën time.Në shqip na e solli madhërishëm Pashko Gjeçi. Dhe ai ka ferrin e vet, të rëndë, që e sfidoi, - madhërishëm, do them...

Visar Zhiti: Çështje dëshirash

Qielli këtuështë me re të bardha dëshirash.Zogj apo kryqepo fluturojnë? Të njëjtë qenkan këtu.Nëpër tjegullat e qytetit të vjetërjanë endur engjëj. E ndjeva.  I pashë në ëndërr.Në mëngjes dyshemetëishin plot me sibila...




Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx