E shtune, 31.05.2025, 08:40 AM (GMT+1)

Kulturë » Zhiti

Visar Zhiti: Dhembje për epitafin

E marte, 13.05.2025, 06:55 PM


Visar Zhiti:

DHIMBJE PËR EPITAFIN…

*  *  *

Ti po vdes

Dhe brohëret,

Asgje nuk po thua, ti populli im!

*  *  *

Janë vargje të shkruara në ferr, n? burgun e rëndë të Spaçit, kur dëshpërimi ishte i madh dhe shpresën s’e linin të futej telat me gjëmba, rojet e armatosura, Realizmi Socialist, “inxhinierët e shpirtrave” stalinistë, por dhe hekuraxhinjtë realë të enverit, që më shumë se sa inxhinierë, i bëri bashkëpunëtorë të fshehtë, që edhe tani vazhdojnë të fyejnë atdheun, historinë duke thënë p.sh, se iu nënshtrua  pushtimit otoman (?!), bashkëpunoi me nazifashizmin (?!), kur e luftoi atë, ca me armë dhe ca me libra, por edhe me sjellje, etj, dhe këta hekuraxhinj nuk i turbullon fare gjysmë shekulli i diktaturës komuniste, ku ishin të përkëdhelurit e saj, por turbullojnë duke vazhduar ta mbështesin ende. Kinse kritikojnë demokracinë e dobët, kur ajo duhet ndihmuar, por ata duan gjakderdhje, gjithmonë të të tjerëve…

Epitafi

që shkruajta në burg, pas shembjes së Murit të Berlinit, kur ra perandoria komuniste, u botua në librin tim “Hedh një kafkë te këmbët tuaja” - metaforë e flakjes së burgjeve, edhe ato të mendjen dhe shpirtit diabolik.

Çuditërisht ajo poezi u lexua dhe në parlamentin e parë pluralist nga një depute i njohur atëhere i opozitës socialiste, fjala e tij doli dhe në gazetën “Koha jonë”. Shenjë emancipimi, por dhe mirëkuptimi, mendova atëhere.

Poezia u përkthye dhe në anglisht dhe është dhe në librin “The condemned apple”, përgatitur nga albanalogu i shkëlqyer Robert Elsie, që u ribotua këtë vit në SHBA, sërish nga editoria “Green Integer”.

A është ende aktuale ajo poezi? Dhimbja po…

E gjejmë poezine dhe në botimin anastatik, të vonë, “Dorëshkrimet e fshehta të burgut”, Onufri- Tiranë, 2021.

Aktuale prapë? Keqardhje prapë…

S’e di a do të lexojnë më poezi deputetët e këtij parlamenti që po del tani, nga një Shqipëri e mbytur nga mavia, ku nostalgjinë socialiste po e bëjnë praktikë, të nakatosur me europianizëm të vjedhur…? Apo mjaftojnë hekurat e ndryshkur “të hekraxhinjve të enverit”, që aq ndjejnë sa hekurat e tyre.

Hekurat në gjuhën e popullit quheshin dhe prangave. Tani s’rëndojnë më në duart tona, por në kokat e atyre, përherë me fitimtarët, që asgje nuk i dhanë atdheut, vetëm i marrin dhe e shajnë me inteligjencë artificiale…



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx